• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gruaja e verbër jeton prej 20 vitesh me kufomën e të birit… “S’e dija që kishte vdekur”

by Aalison Pearse Stevens
27/09/2016 16:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Rita Midwood Wolfensohn ka jetuar për 20 vite rresht në një  dhomë brenda një shtëpie në Brooklyn bashkë me kufomën e djalit të saj, i cili kishte ndërruar jetë. Bëhet fjalë për një zbulim për të cilin vijojnë hetimet për të hedhur dritë mbi atë që ka ndodhur në të vërtetë.

Gruaja nuk e ka ditur kurrë se i biri kishte ndërruar jetë edhe pse eshtrat e tij ishin fshehur pas derës së asaj dhome. Rita është një grua e verbër.

Më 15 shtator, Josette Buchman, kunata e së moshuarës dhe vëllai Joseph shkuan të vizitonin Ritën pas disa vitesh. Raportet mes familjeve të tyre ishin ndërprerë prej kohësh por tani Rita kishte shfaqur nevojën që dikush të kujdesej për të dhe pse jo, ta çonin në një azil apo vend të posaçëm për njerëzit si ajo.

Kur çifti hyri në shtëpinë e të moshuarës vuri re se kishte diçka që nuk shkonte. Dhomat ishin të mbushura me mbeturina dje gruaja jetonte në një gjendje shumë të keqe. Josette u ngjit në katin e sipërm për të parë gjendjen e gjithë banesës dhe pas derës së një dhome, mes mbeturinave dhe mbi një dyshek pa një skelet të veshur me xhinse, këmishë dhe shapka.

“Dukej si një skenë filmi horror. Shtëpia ishte e mbushur me mbeturina, si të ishte shkarkuar një kamion në të”, tha Josette. Sipas të dhënave të para, gruaja kishte pasur dy fëmijë, Michael dhe Louis me bashkëshortin e saj, Jesse, i cili kishte ndërruar jetë në vitin 1987.

Michael ndërroi jetë në vitin 2003, në moshën 38-vjeçare, ndërsa Louis, i cili tani do të ishte 49-vjeç, ishte parë për herë të fundit rreth 20 vite më parë. Kur hetuesit folën me gruan e moshuar, Rita tha se nuk kishte asnjë ide që kufoma e të birit ndodhej  brenda shtëpisë, pasi ajo ishte e verbër./express/a.k

Next Post
Trajneri i Anglisë rrezikon shkarkimin, shfaqet në një video-skandal

Trajneri i Anglisë rrezikon shkarkimin, shfaqet në një video-skandal

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kërkoi kohë për t’u njohur me aktet dhe leje për ta takuar, GJKKO rrëzon kërkesat e avokates së Veliajt

January 19, 2026
Begaj mesazh deputetëve me rinisjen e Kuvendit: S’kemi kohë për të humbur, as energji për të shpërdoruar!

Begaj mesazh deputetëve me rinisjen e Kuvendit: S’kemi kohë për të humbur, as energji për të shpërdoruar!

January 19, 2026
Moti bën kthesën e fortë nga nesër, pas ditëve me diell rikthehen reshjet e shiut dhe dëbora

Javë e ftohtë në vend, temperaturat minimale -5 °C! Prej të enjtes shtohen…

January 19, 2026
Mamaja e Santiago Malkos dhe Leonard Duka përballen në gjyq: Më tha që s’kam gjë me të, por ma vrau në mes të rrugës

Mamaja e Santiago Malkos dhe Leonard Duka përballen në gjyq: Më tha që s’kam gjë me të, por ma vrau në mes të rrugës

January 19, 2026
Reforma Zgjedhore dhe ajo Territoriale, zbulohet propozimi i PS për dy komisionet e posaçme

Konferenca e Kryetarëve, Balla: Vijojmë punët për “Territorialen” dhe “Zgjedhoren” edhe pa praninë e opozitës

January 19, 2026
Tragjedia hekurudhore, Tirana në kontakt me Madridin nëse ka shqiptarë të prekur: Strukturat në gatishmëri

Tragjedia hekurudhore, Tirana në kontakt me Madridin nëse ka shqiptarë të prekur: Strukturat në gatishmëri

January 19, 2026
Spiropali në Universitetin e Kopenhagenit: Integrimi në BE, jo arratisje nga vendi, por ndërtimi i një Shqipërie të drejtë

Ministria e Jashtme “e dështuar”? Spiropali: Jam dakord me Ramën, 2026 viti kur…

January 19, 2026
Akuzat e PD për pezullimin e vizave amerikane, Spiropali: Përgjigjen e morën përmes ftesës së Trump

Akuzat e PD për pezullimin e vizave amerikane, Spiropali: Përgjigjen e morën përmes ftesës së Trump

January 19, 2026
Trump po bën që bota të bjerë në dashuri me Kinën

Trump po bën që bota të bjerë në dashuri me Kinën

January 19, 2026
INSTAT nxjerr shifrat: Punësimi i të rinjve u rrit me 2,3%

Nga kartoni i diplomës tek zanatet që “s’të lënë pa bukë”, si po ndryshon tregu i punësimit në Shqipëri

January 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In