Policia ka arrestuar biznesmenin Sadedin Sula, i cili dyshohet të ketë vrarë bashkëshorten. Ajo u gjet e vdekur dje, në tualetin e një mobilerie në Shkodër.
Shkaku i vdekjes ka qenë mbytja me duar dhe policia dyshon se autor është i shoqi.
“Nga veprimet e para hetimore të kryera në lidhje me rrethanat e vdekjes së shtetases me iniciale S.S., e cila u gjet e pajetë në tualetin e Mobileri Europa, dyshohet se viktima është vrarë (mbytur me duar) nga bashkëshorti i saj”, thuhet në njoftimin e policisë.