• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Gruaja e Krajkës i përgjigjet Merdanit: Ja e vërteta për burrin tim ‘spiun’

by Java News
26/11/2015 16:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një ditë pasi Sherif Merdani deklaroi se kompozitori Agim Krajka ishte spiun, ka reaguar bashkëshortja e kompozitorit, Ami Krajka. Në një intervistë për Opinion.al, znj.Krajka thotë se Sherif Merdani është keqkuptuar. “Krajka ka qenë vetë i persekutuar dhe kemi jetuar me frikë”, tha ajo.

Znj. Krajka a e keni dëgjuar deklaratën e z.Merdani mbrëmë në emision?

Po po e kam dëgjuar dhe më erdhi vertet shumë keq. Agimi nuk ndodhet këtu është në SHBA tek fëmijët, ai u habit shumë kur i tregova çfarë ka thënë Sherif Merdani.

Dua të sqaroj se ai (Merdani) u keqkuptua. Para një muaji erdhi një gazetare e “Tema”-s, ajo e keqpërdori fjalën e Krajkës. Nis nga ai shkrim u fry. Është treguar pak naiv Sherif Merdani në atë që tha në Opinion.

Znj. Krajka, Sherif Merdani nuk përmendi asnjë shkrim, tha qartë më ka spiunuar Krajka, madje tha edhe pseudonimin e tij në dosjet e sigurimit?

Jo nuk është e vertetë. Ne kemi qenë vetë familje e persekutuar. Agim Krajka përgatiste festivalet dhe u mbajt i izoluar. Për 15 vite ai nuk është lejuar të dilte jashtë shtetit. Po të ishte spiun, ai s’do kishte vetë frikë nga sigurimi i shtetit. Ne rrinim nëpër dritare me frikën e arrestimit….

Pse thoni se ishit të izoluar, si ishte ky izolim?

Krajka ishte i survejuar në çdo moment. Për 15 vjet nuk ka dalë jashtë shtetit, që prej festivalit të 11. Shikoni edhe një detaj tjetër: Për 15 vite Enver Hoxha nuk e ka përmendur asnjëherë. E kishin frikë Krajkën ata (komunistët).

Si e kishin frikë?

E kishin frikë sepse këngët e tij mund të shkaktonin revolucion në popull.

Cila ishte lidhja e Krajkës me Alida Hiskun, ka folur për historinë e saj?

S’kemi pasur lidhje me Alida Hiskun, as nuk ia dimë historinë. Këngëtaret e Krajkës kanë qenë Parasheqevi Simaku dhe Irma Libohova.

Me çfarë merreni sot znj. Krajka?

Unë kam punuar në Opera në kohën e komunizmit, sot bashkë me Agimin kemi një studio të vogël ku përgatisim fëmijë në muzikë. Përpiqemi të punojmë edhe pse tani jemi në moshë. Ndërsa fëmijët i kemi në SHBA.

Next Post

Nuk pret Kushtetuesen, Mark Frroku jep dorëheqjen nga mandati

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tre tërmete të njëpasnjëshme godasin Turqinë, lëkundja më e fortë arrin magnitudën 5.2, ja çfarë thonë autoritetet!

Tërmeti ‘shkund’ Greqinë, ja sa ishte forca, epiqendra e lëkundjeve dhe raportimet e para!

November 2, 2026
Nëntori kuqezi/ Nga Kombëtarja, te grupmoshat, Shqipëria gati për sfidat e radhës! Dy ndeshjet deçizive për Ligën e Kombeve (KALENDARI)

Nëntori kuqezi/ Nga Kombëtarja, te grupmoshat, Shqipëria gati për sfidat e radhës! Dy ndeshjet deçizive për Ligën e Kombeve (KALENDARI)

November 2, 2026
Programi “Pas Shkolle”/ Hapet thirrja e tretë për trajnues, Kumbaro: Zgjasim orarin për vitin 2027-të, 5.5 milionë euro financim!

Programi “Pas Shkolle”/ Hapet thirrja e tretë për trajnues, Kumbaro: Zgjasim orarin për vitin 2027-të, 5.5 milionë euro financim!

November 2, 2026
Bullgaria zgjedh Iliana Iotova si presidenten e saj të parë femër

Bullgaria zgjedh Iliana Iotova si presidenten e saj të parë femër

November 2, 2026
Mbyllja e “Tetorit Rozë”, ministrja Spahiu njofton përfshirjen e mbi 345 mijë grave në programin falas të depistimit!

Mbyllja e “Tetorit Rozë”, ministrja Spahiu njofton përfshirjen e mbi 345 mijë grave në programin falas të depistimit!

November 2, 2026
“Ai e sheh normale marrjen e territorit”, çfarë po “bluan” Trump sipas analistit

Sfida e PD-së, të shkëputet nga establishmenti për të qenë me protestën!

November 2, 2026
Shkatërrimet nga protesta e dhunshme, deklarimet online arrijnë në 3,44 milionë euro dëme! Tatimet me grupe pune në teren, 116 aplikime

Shkatërrimet nga protesta e dhunshme, deklarimet online arrijnë në 3,44 milionë euro dëme! Tatimet me grupe pune në teren, 116 aplikime

November 2, 2026
SHBA do të pezullojë Afrikën e Jugut dhe Ruandën nga tregtia pa taksa

SHBA do të pezullojë Afrikën e Jugut dhe Ruandën nga tregtia pa taksa

November 2, 2026
Zbulohen 10 tonë kokainë e dyshuar e mafies shqiptare në Spanjë, ngarkesa u kap pas një gabimi në magazinë

Zbulohen 10 tonë kokainë e dyshuar e mafies shqiptare në Spanjë, ngarkesa u kap pas një gabimi në magazinë

November 2, 2026
“Reformë për qytetarët dhe jo për ofiqarët”- Mazniku shpjegon “Territorialen”: Shumë bashki nuk kryejnë dot funksionet! Do e vendosë Kuvendi

Begaj firmosi hartën e re territoriale me 46 bashki, Mazniku tregon planet e reja!

November 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In