• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gripi sezonal në ikje/ Në muajin mars, ishte më agresiv se në 2019

by Java News
19/03/2020 07:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gripi sezonal i cili është në javën e 9 të tij sipas të dhënave zyrtare të Institutit të Shëndetit Publik ka nisur të ketë një kurbë rënëse.

Të dhënat zyrtare sipas survejancës tregojnë se prirja e infeksioneve respiratore paraqet rënie në javën 09 të vitit 2020, ku gripi konsiderohet me aktivitet sezonal normal me intensitet mesatar.

ISHP shpjegon se javën e parë të marsit vazhdoi qarkullimi i viruseve të tipit A dhe B të gripit. Që nga fillimi i sezonit deri tani, në total mbizotëron virusi i tipit A, nëntipi A/H3. Virusi i tipit A ka mbizotëruar çdo javë deri në javën 05 ndërsa që nga java 06 vërehet mbizotërim i virusit të tipit B.

Që nga dhjetori i 2019 në Shqipëri mbizotërojnë viruset e tipit A (65%) krahasuar me viruset e tipit B (35%).

Në javën e parë të marsit mbi 20 mijë persona ishin me grip stinor, një numër 25% më i lartë se vjet në këtë periudhë. 219 (20.8%) prej 1052 pacientëve spitalorë kanë paraqitur komplikacione, raportoi ISHP.

Prej gripit sezonal në Shqipëri raportohet të kenë humbur jetën 4 persona. Një paciente me moshe 61 vjeç, ishte me sëmundje kronike të zemrës, me fillim të menjëhershëm dhe me pneumoni dhe e pavaksinuar ndaj gripit. Një paciente me moshë 80 vjeç, me fillim të menjëhershëm dhe me insuficiencë respiratore, e pavaksinuar ndaj gripit. Një pacient me moshë 41 vjeç i pavaksinuar ndaj gripit. Një pacient me moshë 62 vjeç i pavaksinuar ndaj gripit dhe me sëmundje kronike, shkruan ‘monitor’

Në datën 6 Nëntor 2019 mbërritën në ISHP 60 000 dozat e para, vaksinë ndaj gripit, Vaxigrip (inaktive) në flakon 10 dozësh. Grupet të cilat mund te vaksinohen ishin personeli shëndetësor, femijët në moshën 2 deri 5 vjeç, gratë shtatzëna, persona me sëmundje kronike si diabet, sëmundje kronike obstruktivepulmonare, sëmundje kronike të zemrës, veshkave, mëlçisë etj. si dhe persona obezë apo me imunodefiçiencë të të gjitha moshave, -persona mbi 65 vjeç.

Rasti klasifikohet si SRRA (Sëmundje e rëndë respiratore akute) sipas përkufizimit të OBSH dhe si STRRA (Sëmundje tepër e rëndë respiratore akute) sipas klasifikimit tonë për të gjitha rastet që kanë nevojë për shtrim në repartet e terapisë intensive dhe kanë nevojë për oksigjenim. 219 (20.8%) prej 1052 pacientëve spitalorë kanë paraqitur komplikacione (STRRA).

g.kosovari

Next Post

"Vetëndërgjegjësimi i çalë"/ Mesazhi i fortë i mjeku Kalo: Jo politizim, ja PPP që na duhet tani

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“A nuk ju kanë informuar për Antifa-n?” Balla replikon me kongresmenët amerikanë për protestat në Tiranë

Ligji për tubimet me akt normativ, Balla: Nisma do të vijë nga qeveria…

October 26, 2026
Harta e re Territoriale, Balla: Jemi ende në konsultime, do presim afatin 60 ditor, qëllim përmirësimi i shërbimit ndaj qytetarit!

“Dorëheqja e Ramës s’ka për të ndodhur”, Balla: Studentët tanë të marrin shembull nga ata të Serbisë

October 26, 2026
Trump sulmoi Norvegjinë për Nobelin e Paqes, reagon ministri i Jashtëm norvegjez

Trump sulmoi Norvegjinë për Nobelin e Paqes, reagon ministri i Jashtëm norvegjez

October 26, 2026
Holanda: 500 milionë dollarë për të mbrojtur pyjet tropikale

Holanda: 500 milionë dollarë për të mbrojtur pyjet tropikale

October 26, 2026
Çmimet e gazit në Evropë arrijnë nivelin më të lartë të katër viteve

Çmimet e gazit në Evropë arrijnë nivelin më të lartë të katër viteve

October 26, 2026
Humbja e Vuçiç, reagon Veliaj: Urime studentëve për rrëzimin e makiavelistit dhe populistit të Beogradit

Humbja e Vuçiç, reagon Veliaj: Urime studentëve për rrëzimin e makiavelistit dhe populistit të Beogradit

October 26, 2026
Pas më shumë se 10 muajsh në mërgim, liderja e opozitës venezueliane Machado kthehet në vend

Pas më shumë se 10 muajsh në mërgim, liderja e opozitës venezueliane Machado kthehet në vend

October 26, 2026
Zbulohet banesa me lëndë piroteknike, arrestohet 32-vjeçari që dyshohet se u shiste fishekzjarrë protestuesve të maskuar

Zbulohet banesa me lëndë piroteknike, arrestohet 32-vjeçari që dyshohet se u shiste fishekzjarrë protestuesve të maskuar

October 26, 2026
Një në tre të rinj përdorin chatbot-e me IA për informacion mbi drogën dhe alkoolin

Një në tre të rinj përdorin chatbot-e me IA për informacion mbi drogën dhe alkoolin

October 26, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Për të gjithë ata që “e duan Edi Ramën si Vuçiçin”

October 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In