• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gripi, 100 ekzaminime imazherike në ditë! Mjekët: Infeksionet respiratore zgjasin dhe kanë komplikacione

by A R
13/12/2024 12:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dispanseria, qendra e vetme shëndetësore me shërbim të specializuar ambulator për të gjithë të sëmurët me probleme në mushkëri në Tiranë, po kryhen këto ditë  rreth 100 ekzaminime imazherike në ditë dhe shumë më tepër se kaq vizita e kontrolle laboratorike. Infeksionet respiratore sipas drejtoreshës së kësaj qendre po shoqërohen me probleme të forta shëndetësore për të sëmurët kronikë dhe ata me sëmundje obstruktive të mushkërive.

Infeksionet respiratore të shkaktuara nga gripi dhe virozat  po shoqërohen në shumë  raste me komplikacione në rrugët e frymëmarrjes duke bërë që pacientët përveç trajtimit simptomaktik nga mjekët e familjes për disa ditë , të kërkojnë edhe terapinë e mjekut specialist përmes ekzaminimeve shtesë.

“Pacienti pas kontaktit me mjekun e familjes ku dhe mund të jetë trajtuar për pak ditë për simptomat që ka paraqitur, ka raste që agravojnë me kollë, sekrecione purulente , diku me dispne ( vështirësi në frymëmarrje ). Janë pacientë me temperaturë persistente prej 5-6 ditësh që drejtohen për ekzaminime imazherike për të evidentuar problemet nëse ka prekje të traktit respirator të poshtëm apo të sipërm. Fluksi i pacientëve të tillë është në rritje çdo ditë. Grup moshat më të prekura janë ato mbi 65 vjeç, kryesisht të sëmurë kronikë”, u shpreh Entela Nako, Drejtore e dispanserisë.

Dispanseria, qendra e vetme shëndetësore me shërbim të specializuar ambulator për të gjithë të sëmurët me probleme në mushkëri në Tiranë, po kryhen këto ditë  rreth 100 ekzaminime imazherike në ditë dhe më tepër se kaq vizita e kontrolle laboratorike. Drejtoresha e kësaj qendre thotë se aktualisht po trajtohen:

“Raste të tilla si laringjite, bronkolite akute apo kronike, acarim  të pacientëve me sëmundje obstruktive të mushkërive dhe të astmës bronkiale. Sidomos pacientët më “SPOK“  janë rënduar shumë gjatë këtyre javëve. Shpesh herë lind edhe nevoja e trajtimit me antibiotikë dhe me kortizonikë”, tha ajo.

Mjekja këshillon që këta të sëmurë të vaksinohen ndaj gripit:

“Së pari duhet të bëjnë vaksinën antigrip, të ndjekin këshillat e mjekëve dhe të ndihmojnë veten me sa më shumë lëngje”, u shpreh Nako.

Mjekët e dispanserisë shpesh përballen edhe me pacientë të vete diagnostikuar nëpër farmaci, ku gjendja e tyre për shkak të mjekimit të papërshtatshëm është përkeqësuar e për pasojë sëmundja ka përparuar dukë zgjatur në kohë trajtimin.

Next Post
Përfshihet nga flakët nënstacioni elektrik në Draçin të Shkodrës, zjarri përhapet edhe në një magazinë

Përfshihet nga flakët nënstacioni elektrik në Draçin të Shkodrës, zjarri përhapet edhe në një magazinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përndiqte dhe kanoste në rrjetet sociale 37-vjeçaren, arrestohet 28-vjeçari

Konflikti agravon në përdorimin e thikës, plagoset 48-vjeçari, në pranga autori

March 18, 2026
Pas Kinës, Koreja e Veriut sjell gjeneratën e re të robotëve humanoid?!

Pas Kinës, Koreja e Veriut sjell gjeneratën e re të robotëve humanoid?!

March 18, 2026
Rama: Saranda mikpret çdo ditë turistë!  Kroçera ‘Sapphire Princess’ ankorohet në brigjet shqiptare

Rama: Saranda mikpret çdo ditë turistë! Kroçera ‘Sapphire Princess’ ankorohet në brigjet shqiptare

March 18, 2026
Kabllogrami i SHBA që nxjerr zbuluar Izraelin: Protestuesit iranianë do të masakrohen

Kabllogrami i SHBA që nxjerr zbuluar Izraelin: Protestuesit iranianë do të masakrohen

March 18, 2026
Skandali Epstein/ Pam Bondi përpara Kongresit, çfarë do zbulohet për pedofilin e dënuar?

Skandali Epstein/ Pam Bondi përpara Kongresit, çfarë do zbulohet për pedofilin e dënuar?

March 18, 2026
Vetëm 5 mijë kërkesa për azil në vitin 2025, por rriten ikjet me leje pune

Vetëm 5 mijë kërkesa për azil në vitin 2025, por rriten ikjet me leje pune

March 18, 2026
Zogaj: Saliu kërkon të motivojë disa njerëz, drejtuesit e opozitës kanë interesa ndryshe nga qytetarët

Zogaj: Pa largimin e Berishës nuk ka garë në PD, partia mund të rikthehet vetëm me lider të ri

March 18, 2026
Shqipëria përshëndet heqjen e masave të BE ndaj Kosovës, Hoxha: Hap i rëndësishëm drejt integrimit

Shqipëria përshëndet heqjen e masave të BE ndaj Kosovës, Hoxha: Hap i rëndësishëm drejt integrimit

March 18, 2026
Energjia, nga Moglica tek linja me Kosovën: 3 projektet që Shqipëria çon tek BE-ja për financim

Energjia, nga Moglica tek linja me Kosovën: 3 projektet që Shqipëria çon tek BE-ja për financim

March 18, 2026
Zoti Alimehmeti, shërbimi si mjek dhe shërbimi në politikë nuk janë role të njëjtë

Kandidimi i Kokalarit, Alimehmeti: Nuk është befasi, por një komision do t’i filtrojë figurat

March 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In