• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Grida Duma: Lista e PD me kuaj fitoreje. Ata kanë mjetet, ne arsyet

by Ardit Rada
16/02/2021 17:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Jehona e fitores së Albin Kurtit në Kosovë është ndjerë dhe përcjellë dhe nga opozita në Shqipëri. Në Top Talk ditën e sotme ishte e ftuar Grida Duma nga PD.

E pyetur se kur do të jetë gati ekipi garues i PD për zgjedhjet e 25 prillit ajo tha se procesi nuk do të vonojë shumë.

“Është me rëndësi të them një gjë, meqë na drejtohen, si drejtuesit politikë, kjo nuk ka të bëjë nëse jemi më të mirët apo jo, personalisht nga pozicioni im, është tjeshtësisht një përgjegjësi që na është dhënë, për elementë të një pazëlli të përgjithshëm gjeografik, mediatik, publik, etj, por besoj që lista e plotë e PD do t’i mbajë të gjithë ekuivalentët shumë të mirë. Mendoj që do ketë në listë individë që shkëlqejnë dhe ka dhënë kontribute shumë të gjata dhe në publik dhe në parti. Kjo listë nuk është lista vazhduese, por është lista e plotë shumë e mirë”, tha ajo.

Denis Dyrnjaja: Po diskuton Basha me ju si Kryesi apo e ka ekskluzivitet të tij listën e kandidatëve, siç ka ndodhur dhe më parë?

Grida Duma: Basha ka thënë qartësisht se vendimi për listën do të kalojë dhe do të miratohet në forumet dhe kryesinë e partisë. Ajo që unë ju them sot është gjithësesi një intuitë e kuptimit të qenit anëtarë e kryesisë së Partisë, e të diturit se kush janë kuajt e fitores në kontribute dhe në kapacitete.

Denis Dyrnjaja: Bëtë një cilësim, kuaj fitore, çfarë keni parasysh me këtë tipologji politikani dhe kujt i referoheni?

Grida Duma: Karakteristikat i individit politik që do jetë pjesë e listës do pëbëjnë njerzit që dihen që kanë qenë qëndrestarë, që kanë dhënë kontribute në 8 vite dhe më shumë, dihet që nuk janë trembur, sepse ka qenë një opozitë 8 vjeçare suis generis, sepse e dimë se çfarë do të thotë të bësh opozitë në një situatë në të cilën nuk do të kemi vetëm trimërinë e dukshme, do të kemi dhe qëndrueshmërinë, dhe besnikërinë gjatë këtyre 8 viteve që i ka dhënë PD-së dhe koalicionit opozitar një forcë e cila është e domosdoshme dhe besoj që këta duhet të jenë të parët që duhet të vlerësohen, që kanë bërë beteja në front të parë e të dukshëm.

Denis Dyrnjaja: Por a personifikon qëndrestari fituesin, pra kur ju përdoret termin një kalë fitoreje?

Grida Duma: Unë mendoj që në opozitë temperohet mirë politikani i karrierës, besoj që politikan të bën opozita jo pushteti. Kemi parë që ata njerëz që janë të atashuar në pushtet, nuk janë të njëjtët me ata që kanë bërë opozitë, pra nuk kanë as maturinë, as forcën. Në opozitë arrin të dallosh njerëzit që dinë të mbajnë pesha kërcënimi, se kjo nuk pritet të jetë një betejë e lehtë.

Kjo do të jetë një betejë e të gjitha mjeteve përkundrejt të gjithë arsyeve.

Sot pushteti i mjeteve qëndron nga mazhoranca dhe pushteti i të gjitha arsyeve, qëllimeve, frymëzimit është nga opozita./a.p

Next Post
Gjykata e Hagës urdhëron heqjen e karantinës në Holandë: Pengon lirinë e lëvizjes dhe të protestave

Gjykata e Hagës urdhëron heqjen e karantinës në Holandë: Pengon lirinë e lëvizjes dhe të protestave

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etnografia absurde e komunikimit Rama-Berisha?!

November 7, 2026
Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

November 7, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Pa popull me vete dhe shih si zihen…

November 7, 2026
“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

November 7, 2026
“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

November 7, 2026
“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

November 7, 2026
Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

November 7, 2026
“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

November 7, 2026
“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

November 7, 2026
“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In