• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Grida Duma: Kudo ka tradhti…demoni ka shpërndarë emisarët!

by Java News
19/03/2018 17:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Grida Duma është shfaqur sot si analiste. Ajo ka botuar një shkrim në një të përditshme, ku flet për situatën politike, shkrim të cilin e shoqëron madje edhe me piktura. “Sot shoqëria shqiptare marshon nën flamurin e frikës. Demoni ka shpërndarë kudo emisarët, dhunën, tradhëtinë, mashtrimin.

Kodet e fjalës shpalosin emisarët; tradhëtia thotë: “s’keni parë gjë akoma”, dhuna buçet: “me gjobat tuaja do të bëjmë shkolla e spitalet” mështrimi nënqesh e thotë” “i hapëm 300 mijë vende pune, ja i keni në Gjermani”, arkitektë dështakë prezantojnë projekte të skualifikuara dhe me mburrje përqeshin Ndrenikën.

Ekzakt si në qytetin e keq, dyqanxhiu i celularëve po farkëton një minë dhe vetëplagoset. Fjala thotë të kundërtën e kuptimit dhe korrupsioni zgjidh punë. Res Publika duhet të nisë nga ndërtimi i besimit tek e vërteta e fjalës së thënë. Kjo ndodh vetëm kur fjala e thënë konkretizohet me veprimin e kryer.

Res Publika, apo një republikë e frymës tjetër duhet të japë shembullin se mbështet modelet e fituesve. Individualitetet fituese duhen mbështetur jo të zakonshmëve servilë përfitues, që në emër të pasurimit shiten lehtësisht se skanë asgjë për të humbur.

Mbështetja e modeleve të suksesit është parakusht për të ndërtuar qeverisjen e mirë. Në qeverisjen e mirë fryma është motivimi i çdo të afti, i cili do të mbështesë të tjerë të ngjashëm sepse marshojnë drejt suksesit. Aftësia është lindur të kërkojë suksesin dhe udhëhiqet veçse nga kjo. Një marshim nën flamurin e Arritjes”, shkruan Grida.

“A është republikë për interes publik kjo që kemi sot? Nëse është republikë, atëherë për kë? Republika e Aristotelit e konsideron vendin jo si një copë tokë që mund të tjetërsohet, jo si një truall ndërtimi që mund ti “konçensionohet” dikujt. Ai e shikon si vendin ku qeverisja është “çështje publike”, joçështje e ndarjes së konçensioneve dhe pasurive publike mes një grushti oligarkësh.

Nëse e shohim kështu, në Shqipëri republika prej kohësh ka rënë. Rënia ka qenë e ngadaltë, ashtu siçdo rrëshqitje në krahët e oligarkisë. Republikës tonë i ka mbetur vetëm emri. Thelbi i ka humbur. Kuptimi dalëngadalë po i tjetërsohet. Arsyet se përse gjithesecili i gjen tek afresku dhe i përthyen në reralitetin e përditshëm shqiptar. Është plotësisht e qartë që Shqipërisë i duhet një qeverisje e mirë e frymës së ResPublika”, vijon më tej ajo.

Next Post
Xhafaj në Gjermani, takon Ministrin e Brendshëm të Landit të Bavarisë

Xhafaj në Gjermani, takon Ministrin e Brendshëm të Landit të Bavarisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zelensky njofton goditjen e dy avionëve luftarakë rusë dhe një rakete, paralajmëron për sulme të reja

Zelensky njofton goditjen e dy avionëve luftarakë rusë dhe një rakete, paralajmëron për sulme të reja

October 30, 2026
U kap duke fotografuar infrastrukturën hekurudhore, arrestohet një rus në Poloni: I shërbente inteligjencës së huaj

U kap duke fotografuar infrastrukturën hekurudhore, arrestohet një rus në Poloni: I shërbente inteligjencës së huaj

October 30, 2026
Veliaj i rrethuar me heshtje pas një propozimi dinjitoz për reformën territoriale

Ndryshime në bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj liron nga detyra dy nënkryetarë

October 30, 2026
Protestë për vrasjen e Arlinda Zekajt në Prishtinë, qytetarët gjuajnë me vezë drejt zyrës së Kurtit

Protestë për vrasjen e Arlinda Zekajt në Prishtinë, qytetarët gjuajnë me vezë drejt zyrës së Kurtit

October 30, 2026
Kosova refuzuese dhe e mbyllur të dhemb në shpirt

Nis ndërtimin parku i parë eolik i Shqipërisë: ç’fitojmë?

October 30, 2026
Udhëheqësja e opozitës në Venezuelë, Maria Machado, bën thirrje për zgjedhje pas kthimit

Udhëheqësja e opozitës në Venezuelë, Maria Machado, bën thirrje për zgjedhje pas kthimit

October 30, 2026
Sherr me grushte dhe karrige në Parlamentin e Armenisë pas debatit mbi “Ministrinë e Seksit”

Sherr me grushte dhe karrige në Parlamentin e Armenisë pas debatit mbi “Ministrinë e Seksit”

October 30, 2026
Rriten çmimet e naftës pas sulmeve të cisternave në Ngushticën e Hormuzit

Rriten çmimet e naftës pas sulmeve të cisternave në Ngushticën e Hormuzit

October 30, 2026
Tre të vdekur pas përplasjes së dy helikopterëve në ajër pranë aeroportit të Oregonit në SHBA

Tre të vdekur pas përplasjes së dy helikopterëve në ajër pranë aeroportit të Oregonit në SHBA

October 30, 2026
Sulm kibernetik ndaj Binance, zhduken 6.3 miliardë dollarë, dyshime për përfshirjen e hakerëve të Koresë së Veriut

Sulm kibernetik ndaj Binance, zhduken 6.3 miliardë dollarë, dyshime për përfshirjen e hakerëve të Koresë së Veriut

October 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In