Grida Duma: Koalicioni PD-PS? Nje shpikje e mediave
Ishkandidatja demokrate për kryetare të Bashkisë së Durrësit, Grida Duma, duke folur për arsyet e humbjes së saj në zgjedhjet vendore dhe ka bërë një analizë të fushatës zgjedhore që sipas saj ishte e shkurtër. Duma ka pranuar përgjegjësitë për humbjen e saj por nuk ka ngurruar të akuzojë ishrivalin e saj, Vangjush Dako për vjedhje votash. Në lidhje me largimin e deputetes Mesila Doda dhe nëse ka një fraksion tek demokratët, në intervistën për News24, Duma është përgjigjur se PD është parti kompakte. Ajo tha se është e drejta e deputetëve të zgjedhin karrierën e tyre, duke u shprehur se respekton vendimin e zonjës Doda. Gjithashtu Duma ka mohuar zërat për një koalicion mes PD-së dhe PS-së.
“Këto janë fiction që prodhohen nga media. Nuk ka gjë më të rëndësishme se kontributi i opozitës. Nuk ka realitet të shëndetshëm politik që zhduk opozitën nga vendi”, tha Duma.









