• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Grida Duma: Disiplina e PS, populiste, PD duhet ta eliminojë konceptin e “ushtrisë”. Ne duhet ta bëjmë më mirë

by Java News
13/07/2021 15:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Grida Duma, deputete e zgjedhur, foli për propozimet për ndryshimet statutore në PD, të cilat pritet të miratohen më 17 korrik nga Kuvendi Kombëtar.

“Do të kisha dashur të shikoja sa më tepër propozime statutore serioze. Unë do të jem një partizane që gjërat nuk duhen paragjykuar. Idetë e mira kanë ditur të gjejnë rrugën e vetë. Idetë e mira kanë ardhur edhe nga kundërshtitë. Në arenën e politikës shqiptare, PD është partia që ka pasur kritikat më të shumta, madje shpesh edhe se qeverisja. PD absolutisht nuk ka asnjë pengesë për të thënë kritikat brenda dhe jashtë PD-së, të cilat janë kthyer shpesh edhe në një telenovelë që e ka tejkaluar diskutimin politik. Nesër do të zhvillojmë një mbledhje sa i përket propozimeve. Unë po i shqyrtoj të tria propozimet e ardhura”, deklaroi Duma ne A2.

Por çfarë propozon Grida Duma, në mënyrë që PD të përmirësojë performancën? “PD është një parti që strukturën e saj partiake nuk mund ta ketë konjukturaliste si PS-ja. PS-ja e ka disiplinën e trashëguar ndër vite sa i përket metodikës së punës sepse edhe trashëgon një fashë elektorale, e cila është 70-vjeçare. Nuk është më një sekret se disiplina e së majtës është një disiplinë populiste në të gjithë botën, ka një lloj ushtrie brenda saj. PD-ja, sipas meje, këtë koncept të ushtrisë duhet ta eliminojë. PD është parti e kontributeve të të gjithëve që të maten me peshën specifike”.

Më tej, Grida Duma theksoi se edhe PD-ja duhet të rivitalizohet. “PD-ja duhet të rivitalizojë të gjithë mënyrën se si i përshtatet shoqërisë. Është një parti që duhet të bashkojë frymën dhe metodën. Unë nuk hyj te gjykimet, por tek analiza e asaj që do të duhet të ndodhë. PD ka individualitete. Ngjyrimet duhet të bëhen të dukshme. Unë mendoj se personalitetet politike nuk prodhohen brenda 2 muajve. Disa që janë të spikatur dhe i janë larguar konsumit janë një grup i mirë për t’u motivuar dhe për t’u çuar në drejtime të ndryshme.

Për mua nuk ka as të vjetër dhe as të rinj, zero. Ka njerëz që dinë të kontribuojnë dhe janë të vlefshëm gjatë gjithë jetës së vet. Këtu e rëndësishme është nëse je i vlefshëm apo jo. Unë do të isha për qartësinë e vlerës së individualiteteve që kemi aty”, u shpreh Grida Duma.

Ndërkohë, Duma u shpreh se Basha nuk i ka bërë ndonjëherë, të paktën publikisht, luftë të ndryshmes./m.j

Next Post
Minë antitank në oborrin e banesës së drejtorit të ISSH, në pranga një 52-vjeçar pjesë e një bande të trafikut të drogës. Zbardhet dëshmia e shënjestrës

Minë antitank në oborrin e banesës së drejtorit të ISSH, në pranga një 52-vjeçar pjesë e një bande të trafikut të drogës. Zbardhet dëshmia e shënjestrës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Izraeli sulmon shkollën në Gaza, të paktën 10 të vdekur

Izraeli sulmon shkollën në Gaza, të paktën 10 të vdekur

April 6, 2026
Diaspora do të ketë përfaqësim në strukturat qendrore të PS! Si do të funksionojë regjistri…

“Përmes rrënjëve lartësohemi”! Tirana mirëpret Samitin e Diasporës, agjenda dhe pjesëmarrësit “VIP”

April 6, 2026
Një 30-vjeçar thyen xhamat e një qendre tregtare në Vlorë, Policia në kërkim

Një 30-vjeçar thyen xhamat e një qendre tregtare në Vlorë, Policia në kërkim

April 6, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Autoriteti” politik është Fe

April 6, 2026
Zgjedhjet në Hungari, ja pse Bashkimi Evropian po mban frymën për fatin politik të Viktor Orbán

Zgjedhjet në Hungari, ja pse Bashkimi Evropian po mban frymën për fatin politik të Viktor Orbán

April 6, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Cektësia e padurueshme me të cilën trajtohen protestat e studentëve shqiptarë në Shkup

April 6, 2026
Jeffrey Sachs: Vetëm India, Kina dhe Rusia mund ta ndalin luftën ndaj Iranit

Jeffrey Sachs: Vetëm India, Kina dhe Rusia mund ta ndalin luftën ndaj Iranit

April 6, 2026
“E mbushi PD-në me agjentë të Sigurimit”, avokati: Berisha është tradhtar!

“E mbushi PD-në me agjentë të Sigurimit”, avokati: Berisha është tradhtar!

April 6, 2026
Qeveria ashpërson masat për ndotjen, Shqipëria drejt standardeve të reja evropiane për cilësinë e ajrit

Qeveria ashpërson masat për ndotjen, Shqipëria drejt standardeve të reja evropiane për cilësinë e ajrit

April 6, 2026
Trump, një nuse që do te nusërojë për herë të dytë

Për kë duhet të votojnë shqiptarët?

April 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In