• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, December 29, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Greva e studentëve/ Basha: Të ngremë kultin e individit të lirë

by Aalison Pearse Stevens
19/02/2016 12:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, deklaroi sot se në nderim të 20 shkurtit 1991, do të zhvillojmë një sërë aktivitetesh përtej politikës për të kuptuar thelbin e vërtetë të këtyre ngjarjeve të mëdha historike, që në fak duhet t’i zhvillonte qeveria, pasi paguhet nga taksat e qytetarëve shqiptare.

Kryetari i Partisë Demokratike, Basha, mori pjesë në një takim të organizuar nga “Forumi për Liri dhe Demokraci”, ku në fokus ishte 20 shkurti i 1991, dita e rrëzimit te bustit të diktatorit Hoxha në Tiranë.

Basha në fjalën e tij, tha se “Përtej grevës së urisë e përtej kujtimit të një ekspozite me një instalacion artistik në Muzeun Kombëtar, e cila do të qëndrojë hapur për 48 orë, aktivitete që duhet t’i takonin qeverisë që paguhet nga taksapaguesit shqiptarë për të kujtuar këto momente të rëndësishme të shqiptarëve, por që i kanë lënë edhe këtë 25 vjetor ne një harresë të qëllimshme”.

“Diskutimi i sotem është një diskutim jo partiak, që synon dhe besoj se do t’ia arrije të afrohet sa më shumë me thelbin e vertetë të 20 shkurtit 1991. Nuk ishte një përplasje e verbërt me disa qindra kilograme bronz, por ishte shumë më shumë se kaq”, tha Basha.

Nga ana tjetër, kryeopozitari Basha tha se Shqipëria ka nevojë për kultin e individit. “Së treti, dua të them që për mua ky eveniment dhe mënyra e organizimit përbëjnë një risi e cila ka për qëllim të eksplorojë në një dialog me pjesëmarrësit këtu në sallë por edhe me publikun që na ndjek përmes medias, domethënien e atij akti 25 vite më parë dhe të eksplorojë përtej domethënies edhe investimin që ai akt, shembja e simbolit të diktaturës duhet të përbëjë për brezat dhe për sfidat me të cilat Shqipëria po ndeshet sot e do të vazhdojë të ndeshet derisa të kultivojë kultin e individit.

Sepse Shqipëria ka nevojë për kultin e individit, jo për kultin e individit diktatorial, jo për kultin e individit që shembëm 20 vite më parë, jo për simbolin e “njeriut diell” nga e cila varet ekzistenca e çdo robi e çdo skllavi e çdo proletari e çdo demokrati apo çdo socialisti. Jo kultin e individit për të cilin duhet të thërrasim “Rroftë udhëheqësi i partisë!”, sa herë marrim në dorë tapitë e legalizimit apo na kthehen si shërbime taksat që na merren nga xhepat tanë. Por për kultin e individit të lirë, e individit të lirë pa të cilin demokracia mbetet një formalitet. Individ të lirë, këtij tipari, këtij identikiti të demokracisë perëndimore cili është aksioneri i vërtetë i shtetit, si kontratë, i demokracisë, i individit që e kupton se shteti nuk disponon asnjë mjet sepse të gjitha mjetet burojnë nga individi.”, theksoi Basha. Ndër të tjera Basha tha se paratë që shteti destinon janë paratë e taksave që paguan individi. “Të drejtat që shteti mbron janë të drejtat natyrale dhe hyjnore të individit. Liritë që shteti duhet të garantojë janë liritë natyrale të individit dhe aspiratat që shteti duhet të investojë janë aspiratat legjitime të individit.

Pra, kultit të qytetarit të lirë i cili në demokraci nuk është thjeshtë vlerësuesi me votë një herë në katër vite i qeverisjes por është dhe do të jetë dhe gardiani i qeverisjes, i cili nuk ka nevojë as të thërritet as të stimulohet për protestë por i prin protestës sa herë që keqqeverisja e lë në baltë, e kërcënon apo ç‘është me e keqja e rikthen në kohët e errëta kur e trajton ri rob, si skllav, si qenie që duhet të jetë i lumtur që i shtrëngon dorën udhëheqësit, për të marrë tapinë e legalizimit që i takon.”, tha Basha.

Next Post

Makina e James Bond-it shitet për miliona dollarë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Hëna e plotë në shenjën e Shigjetarit më 11 qershor, 4 shenja do pësojnë ndryshime nga ky fenomen astrologjik

Nga karriera te dashuria e shëndeti/ Horoskopi vjetor 2026 për…: Një vit provash, zgjedhjesh të mëdha dhe rritjeje të vërtetë

December 29, 2025
“Nuk kam pasur mëshirë në lojë”/ Deklarata e parë e Gjestit pas përfundimit të BBV: Kam duruar shumë gjëra

Humbi të vëllanë në një aksident tragjik, Gjesti i rikthehet karrierës pas tre muajsh shkëputjeje: Duhet të merresha me familjen dhe veten!

December 29, 2025
Belind Këllici: Tërmet Peçi do jetë ministri i i ri i Financave

Kriza me ujin në Vlorë – Këlliçi reagon pas deklaratës së Ramës: E paska gjetur problemin tek tubat e PD! Përtej qesharakes, faji hidhet te..

December 29, 2025
Kush kryeson te Vetëvendosja dhe te PDK-ja, nis numërimi i votave të kandidatëve në Kosovë

Kush kryeson te Vetëvendosja dhe te PDK-ja, nis numërimi i votave të kandidatëve në Kosovë

December 29, 2025
Vlora pa ujë dhe mësimi që na jep Flaurens Shoshi

Vlora pa ujë dhe mësimi që na jep Flaurens Shoshi

December 29, 2025
Lajmi i mirë për Vlorën, mbërrijnë pajisjet nga Turqia për riparimin e ujësjellësit të ri

Lajmi i mirë për Vlorën, mbërrijnë pajisjet nga Turqia për riparimin e ujësjellësit të ri

December 29, 2025
Mesazhet mashtruese në WhatsApp, Autoriteti për Sigurinë Kibernetike: Tregoni kujdes!

Mesazhet mashtruese në WhatsApp, Autoriteti për Sigurinë Kibernetike: Tregoni kujdes!

December 29, 2025
Përplasje me Lavrov? Putin bën lëvizjen befasuese, emëron zv.ministrin e Mbrojtjes në Këshillin e Sigurisë

“Kievi u përpoq të bombardonte rezidencën e Putinit!” Reagimi i ashpër i Lavrov, akuza Ukrainës: Nuk e lëmë pa përgjigje

December 29, 2025
Fuga: Gazetarë, e morët vesh?! Presidenti e shpalli se do të japë dorëheqjen

“Demonstrata e ujit” në Vlorë, si demonstrata e bukës e lidhur me emrin e Koçi Bakos

December 29, 2025
Shënohet përparim në ruajtjen e germoplazmës së pyjeve dhe kullotave

Shënohet përparim në ruajtjen e germoplazmës së pyjeve dhe kullotave

December 29, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com