• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Greva e pedagogëve, pse nuk e përkrah askush!/ Hila: Drejtues të kësaj proteste, të agazhuar me PD. Ka fjalë dhe që…!

by Java News
19/10/2022 20:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në rubrikën “Komenti i Ditës” nga Dritan Hila në Dritare Tv u diskutua për një nga ngjarjet më të përfolura të këtyre ditëve, rikthimin e pedagogëve sërish në protestë dhe refuzimin për të marrë pjesë në auditore nëse kushtet nuk plotësohen.

Hila analizoi shkaqet pse kjo protestë nuk po mbështetet nga askush, madje dhe nga disa vetë pedagogë dhe çfarë nuk shkonte me të për të humbur dhe mbështetjen e popullit.

“Kjo protestë nuk ka jehonë. Pse? Së pari, pedagogët kërkojnë rritjen e pagave. Rritja e pagave në një sistem ku shumica janë universitete privatë është pak e vështirë, është njësoj si të kërkosh fruta-perime në një dyqan buke. Së dyti, kemi të bëjmë me cilësinë që këta pedagogë prodhojnë. Kemi parë që shumica e pedagogëve nuk është se kanë ndonjë produkt. Universitetet tona, përjashto Universitetin Politeknik të Tiranës, i cili nxjerr një produkt që i duhet vendit, universitetet e tjera nxjerrin me shumicë juristë apo dhe Shkenca Sociale, një produkt i cili nuk është se ka treg në Shqipëri.

Produkti i Shkencave Sociale është një produkt që në të ardhmen mund të prodhojë studime mbi shoqërinë shqiptare, mbi atë që kërkohet për zhvillimin e saj në të ardhmen, por nuk ka treg në Shqipëri. Aq më pak kanë juristët. Gjithashtu kemi të bëjmë me një produkt të dobët. Universiteti i Tiranës, më i miri që ne kemi, as futet fare në radhitjen e universiteteve botërore. Me një universitet në Shqipëri, nuk ke shans të hash bukë jashtë. Çuarja e fëmijëve në këto universitete është thjesht një inerci.

Ka fjalë, që nuk është se nuk janë të vërteta, që pedagogët marrin para. Në momentin që ti i kërkon para për një provim, mos i kërko të bëhet pjesë e protestës tënde për të kërkuar më shumë para. Nuk i kuptoj as studentët që duan ta marrin provimin me para, se tregon që nujkk janë gati për tregun e punës.

Pra këta pëdagogë nuk kanë pse presin që studentët t’u vijnë në ndihmë. Gjithashtu pedagogët tanë nuk është se kanë shkëlqyer në fushën e partneritetit ndërkombëtar, nuk kanë fituar çmime prestigjoze. Pavarësisht se kërkojnë fonde për kërkimin shkencor, mua më duket se deri tani nuk e kanë justifikuar veten. Të kërkosh para pa e ditur nëse ky studim që do bësh, është i vlefshëm apo jo për tregun shqiptar, kjo është një gjë që qeveria nuk mund ta marrë me mend dhe të hedhë para qorrazi.

Një pjesë e madhe e drejtuesve të kësaj proteste janë njerëz të agazhuar me PD, njerëz që kanë qenë pjesë aktive e Foltores, ose janë njerëz që kanë qenë pjesë e organeve të represionit të PD. Nuk është problem se ti mbështet një parti politike, s’ka asgjë të keqe, por kur ti mbështet një lëvizje që e udhëheq një njeri i cili është i shpallur non-grata nga SHBA qeveria ka të drejtën e saj të mohojë përkrahjen sepse ka argumentin politik. Nuk ka pse t’i japë krahë një fraksioni pedagogësh që po përdoren politikisht dhe njëkohësisht është e justifikuar edhe përballë ndërkombëtarëve”, tha Hila./m.j

Next Post
Makina e prodhuar në Kinë, fluturon me sukses mbi Dubai

Makina e prodhuar në Kinë, fluturon me sukses mbi Dubai

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fortifikimi i kufirit evropian, ushtria gjermane vendos pengesa antitank në terrenin polak

Fortifikimi i kufirit evropian, ushtria gjermane vendos pengesa antitank në terrenin polak

August 21, 2026
Një gjak, dy ekipe: Përballja Shqipëri-Kosovë në Lojërat Mesdhetare, nën tingullin e këngës së Adem Jasharit

Një gjak, dy ekipe: Përballja Shqipëri-Kosovë në Lojërat Mesdhetare, nën tingullin e këngës së Adem Jasharit

August 21, 2026
Begaj në Itali, pritet nga Mattarella e Meloni, mbështet kuqezinjtë në Lojërat Mesdhetare

Begaj në Itali, pritet nga Mattarella e Meloni, mbështet kuqezinjtë në Lojërat Mesdhetare

August 21, 2026
Të paktën 14 të vrarë pas një sulmi rus ndaj një qendre tregtare në Ukrainë -

Të paktën 14 të vrarë pas një sulmi rus ndaj një qendre tregtare në Ukrainë –

August 21, 2026
Vatër e fuqishme zjarri pranë kufirit greko-shqiptar, flakët përpijnë hektarë me pyje e bimësi!

E fundit: 8 vatra zjarri mbeten aktive, shpëtohen disa banesa në Pukë e Mirditë, ndërhyrje nga ajri në Dukat!

August 21, 2026
Piratët rrëmbejnë një cisternë të lidhur me Iranin -

Piratët rrëmbejnë një cisternë të lidhur me Iranin –

August 21, 2026
Gabimi në “shtëpinë e barit”, si e pësoi 20-vjeçari shqiptar në Britani

Vendimi i gjykatës britanike mund të pengojë deportimin e viktimave shqiptare të trafikimit

August 21, 2026
La vajzën 11-vjeçare vetëm për dy ditë për të ndjekur ndeshjen në Elbasan, babai nën hetim në Qipro

La vajzën 11-vjeçare vetëm për dy ditë për të ndjekur ndeshjen në Elbasan, babai nën hetim në Qipro

August 21, 2026
Dita e 83-të / Protestuesi paralajmëron përshkallëzim në shtator: Do të bllokojmë rrugët!

Dita e 83-të / Protestuesi paralajmëron përshkallëzim në shtator: Do të bllokojmë rrugët!

August 21, 2026
Zyrtare/ Një tjetër anglez për Interin, prezantohet mesfushori

Zyrtare/ Një tjetër anglez për Interin, prezantohet mesfushori

August 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com