• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Greqia voton, a do t’u jepet një tjetër mundësi të majtëve?

by
20/09/2015 09:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Alexis Tsipras, majtisti i apasionuar grek që humbi betejën e ashpër me Europën për t’iu dhënë fund masave të ashpra shtrënguese kundër vendit të tij, synon rizgjedhjen këtë të dielë, vetëm një muaj pasi dha dorëheqjen si kryeministër i vendit.

Partia e tij Syriza është përfshirë në një betejë të ashpër me konservatorët e “Demokracisë së Re” të udhëhequr prej Vangelis Meimarakis, i cili e akuzon Tsiprasin për paaftësi në përballjen me huadhënësit ndërkombëtarë, të cilët po bënin gjithcka për të shpëtuar vendin e mbytur nga borxhet.

Qendrat e votimit janë hapur që prej orës 6 të mëngjesit, teksa rreth 10 milionë grekë kanë të drejtë vote në këto zgjedhje, të cilat priten të përfundojnë më 18:00 të pasdites dhe rezultatet e para të projektuara priten rreth orës 20 të mbrëmjes.

Sondazhet tregojnë se Tsipras vijon të ketë kryesimin, por është shumë pranë me rivalin e tij Meimarakis, saqë edhe një fitore e këtij të fundit mund të mos përbëjë surprizë. Megjithatë, asnjëra prej këtyre partive nuk pritet të sigurojë rreth 38% të votave, të mjaftueshme për të pasur shumicën absolute në Parlamentin me 300 vende.

Kjo do të thotë se, kushdo që do të sigurojë më shumë vota, ashtu sikurse dhe 50 karriget bonus që i shtohen rezultatit, kreu i asaj force politike do të duhet të formojë një koalicion qeverisës, me shumë mundësi me një – ose të dyja bashkë – prej partive të vogla të qendrës “To Potami” apo socialistët e PASOK-ut.

Zgjedhjet janë duke u vëzhguar me interes të madh nga jashtë Greqisë, sepse fituesi i tyre duhet të sigurojë ndërmarrjen e reformave të thella ekonomike, të domosdoshme për ndihmën prej 86 miliardë eurosh, që Tsipras u detyrua të nënshkruante në gusht me partnerët e Athinës nga Eurozona.

Qeveria e re do të duhet të kryejë edhe rikapitalizimin e bankave të vendit dhe të vijojë me kontrollin e kapitalit të vendosur gjatë qershorit, në mënyrë që të shmanget një kolaps i sistemit financiar të vendit. Si Syriza, edhe “Demokracia e Re” janë angazhuar se do t’i ndërmarrin këto hapa, por dallimi mes tyre është te përmasat e këtyre reformave, ku më kryesorja është ajo e punësimit.

Kjo votë e kësaj të diele shënon herën e tretë brenda këtij viti që grekët detyrohen të shkojnë në qendrat e votimit, pas zgjedhjeve të përgjithshme të janarit, që sollën Tsiprasin në pushtet, si dhe referendumit të korrikut, për të pranuar ose jo marrëveshjen e re të shpëtimit dhe masat shtrënguese të imponuara nga Bashkimi Europian./Top Channel/

Next Post

Forcat RENEA tashmë me 2 robotë anti-eksplozivë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gra të zhdukura, video me tortura dhe dyshime për trupa të asgjësuar me kimikate: Çfarë fshihte “Shtëpia e Tmerreve” në SHBA?

Gra të zhdukura, video me tortura dhe dyshime për trupa të asgjësuar me kimikate: Çfarë fshihte “Shtëpia e Tmerreve” në SHBA?

October 22, 2026
“Kush janë Antifa, 15-vjeçarët?”/ Karamuço sherr me Kalanë: Do t’i gjejë shteti, pa merak…

“Kush janë Antifa, 15-vjeçarët?”/ Karamuço sherr me Kalanë: Do t’i gjejë shteti, pa merak…

October 22, 2026
“Jam misionar, nuk dorëhiqem” / Laert Vasili: PD me Sali Berishën nuk ka!

Vasili-protestuesve: Shkoni po ua mbajti të godisni një efektiv në SHBA!

October 22, 2026
Kurti dhe Kina anulojnë vizitat në të njëjtën ditë

“Qori dhe Feraj janë zogj të Albin Kurtit” / Çupi: Vetëvendosje erdhi e armatosur në Shqipëri, pas dhunës qëndrojnë idetë e saj

October 22, 2026
Tubim madhështor i “Studentëve Fitojnë” në Serbi, pamjet nga Beogradi

Tubim madhështor i “Studentëve Fitojnë” në Serbi, pamjet nga Beogradi

October 22, 2026
“Reformë për qytetarët dhe jo për ofiqarët”- Mazniku shpjegon “Territorialen”: Shumë bashki nuk kryejnë dot funksionet! Do e vendosë Kuvendi

Rama kërkon dorëheqjet e drejtorëve, Mazniku mohon lidhjen me protestat: Ishte një plan i mëparshëm i qeverisë

October 22, 2026
U largua nga drejtimi i koalicionit, Dashamir Shehi: Bëhet politikë edhe pa mua! Berisha konsumoi opozitën

Shehi propozon “Qeverinë për Evropën”: Të përfshihen socialistë dhe protestues…

October 22, 2026
SHBA paralajmëron rrezik nga grupet e mbështetura nga Irani, Klosi: Shqipëria e sigurt brenda NATO-s

Rama dorëheqje? Klosi iu përgjigjet prerë protestuesve: Nuk është kërkesë që negociohet!

October 22, 2026
Franca në flakë, Britania përballë së njëjtës krizë, pse Londra mund t’i shmangë trazirat?

Franca në flakë, Britania përballë së njëjtës krizë, pse Londra mund t’i shmangë trazirat?

October 22, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

“Aleanca e dy ekstremeve për rrëzimin e qeverisë”/ Meçe: Qori financohet nga e majta ekstremiste, Berisha pjesë e lëvizjes

October 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In