• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Greqia tërheq avionët zjarrfikës nga Shqipëria: Vështirësi me terrenin malor

by A R
11/08/2017 15:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri grek i Rendit ka deklaruar se dy avionët Kanadair që po operonin në jug të Shqipërisë, në vazhdim janë kthyer në territorin grek, për të luftuar me flakët në zonën e Follorinës.

Ministri i Rendit, Nikos Toskas, i deklaroi agjencisë zyrtare të lajmeve ANA-MPA, se, avionët kanë filluar operacionet në Shqipëri që në orën 07,15, duke hedhur ujë mbi vatrat e zjarreve, me qëllim që t’i shuajnë zjarret apo të pakësojnë intensitetin e tyre.

“Është shumë e vështirë, sepse zjarret janë në terren malore dhe ka pak mundësi për koordinim të mirë me forcat tokësore”,ka thënë ministri Toskas.

Sipas tij, ka dhe një arsye tjetër “serioze”, që motivon asistencën e Athinës me dy avionat zjarrfikës.

“Në atë zonë jeton minoriteti gek dhe pasuria natyrore që kanë ato fshatra”, ka thënë ministri Nikos Toskas.

Ai ka shtuar se planizimi i operacionit është bërë mbrëmjen e të enjtes, pasi qeveria vendosi dërgimin e dy avionave Canadair nga baza e Selanikut.

“Pasi të veprojnë për një kohë të gjatë në atë zonë, avionat do të shkojnë të ndihmojnë në operacionin e shuarjes së zjarrit në zonën e Follorinës”, ka përfunduar ministri grek i Rendit.

***

Shefi i ushtrisë greke ka urdhëruar tërheqjen e menjëhershme të avionëve grekë nga jugu i Shqipërisë.

Me një urdhër urgjent dhe pa asnjë sqarim të shefit të ushtrisë greke avionët “Canadair” janë larguar urgjentisht nga hapësira ajrore e Shqipërisë.

Sipas burimeve pranë Drejtorisë së Zjarrfikësve në Athinë, urdhëri u dërgua urgjent rreth orës 12.45, me orën lokale dhe menjëherë dy avionët kanë përfunduar operacionet e tyre në zonën e Bularatit, Muzinës, Dhrovjanit dhe Zervatit në jug të Shqipërisë, për t’u larguar drejt bazës së tyre në Elefsina, pranë Athinës.

Ndonëse situata në Greqi është e qetë dhe nuk ka fronte intensive zjarri, askush nuk e di arsyen përse shefi i ushtrisë greke ka vendosur braktisjen e operacioneve në vendin tonë, ku situata e zjarreve ka arritur kulmin, deklaruan burime pranë Drejtorisë së Zjarrfikësve për Top Channel.

Krahas kësaj, i sigurt tashmë është fakti që fronti i zjarreve në jug të Shqipërisë do të përkeqësohet. Pak ditë më parë ministri i Jashtëm shqiptar, Ditmir Bushati falenderoi Greqinë për ndihmën e dhënë në fikjen e zjarreve me avionët e saj në jug të vendit tonë. /b.d

Next Post
Zjarri rrezikon banesat në Dropull, banorja: Shteti të na ndihmojë

Zjarri rrezikon banesat në Dropull, banorja: Shteti të na ndihmojë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nations League: Franca përmbys Belgjikën, Italia triumfon ndaj Turqisë

Nations League: Franca përmbys Belgjikën, Italia triumfon ndaj Turqisë

October 5, 2026
Duka: Opozita mund të vijë në pushtet vetëm nëse ndryshon kandidatin për kryeministër

Duka: Opozita mund të vijë në pushtet vetëm nëse ndryshon kandidatin për kryeministër

October 5, 2026
Mandati i Xhaçkës, Gogu-Bardhit: Po bën xhonglerin politik! Bëni si mendja pas Kushtetueses, por…

Ndryshimet në Kodin Penal, ‘trondit’ ministri i Drejtësisë: 56% në paraburgim janë pa vendim gjykate

October 5, 2026
Kokainë në hotel: Arrestohen 6 persona në Austri, mes tyre 3 shqiptarë dhe 3 italianë

Kokainë në hotel: Arrestohen 6 persona në Austri, mes tyre 3 shqiptarë dhe 3 italianë

October 5, 2026
VIDEO / ‘Prandaj PS të ka besuar…”, Kryebashkiaku debat me Maznikun: Ku do të merren lejet e urbanistikës?

VIDEO / ‘Prandaj PS të ka besuar…”, Kryebashkiaku debat me Maznikun: Ku do të merren lejet e urbanistikës?

October 5, 2026
Policia për aksidentin Elbasan-Peqin. Humbi jetën një e moshuar, u plagosën 3 të tjerë

Policia për aksidentin Elbasan-Peqin. Humbi jetën një e moshuar, u plagosën 3 të tjerë

October 5, 2026
Rubio: Tërheqja e bombarduesve B-1 nga Fairford nuk lidhet me atentatin e dyshuar iranian

Rubio: Tërheqja e bombarduesve B-1 nga Fairford nuk lidhet me atentatin e dyshuar iranian

October 5, 2026

Veliaj firmos nga paraburgimi: Sadi Vorpsi dhe Sara Goxhaj, nënkryetarë të Bashkisë Tiranë

October 5, 2026
Zgjedhjet/ Koçi: PS merr 80 mandate, Rama në listën e hapur do shkatërronte garën

“Protestuesit kanë të njëjtat kërkesa si Berisha”, Koçi: E kanë mendjen vetëm të ikë Rama…

October 5, 2026
A po vendos Irani një taksë për të lejuar trafikun e naftës përmes Hormuzit? -

A po vendos Irani një taksë për të lejuar trafikun e naftës përmes Hormuzit? –

October 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com