• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Greqia shkarkon “arkitektin” e Marrëveshjes Detare me Shqipërinë

by
09/10/2015 20:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Greqia shkarkon “arkitektin” e Marrëveshjes Detare me Shqipërinë

Ministria e të Punëve Jashtme të Greqisë i ka kërkuar dorëheqjen arkitektit të marrëveshjes për kufirin detar me Shqipërinë, Dimitrios Paraskevopoulos, njëkohësisht përgjegjës për çështjet dypalëshe mes Greqisë dhe Shqipërisë.

Dorëheqja i është kërkuar edhe numrit dy të kësaj drejtorie, Spineli. Këto lëvizje vijnë dy ditë pasi ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Kotzias foli për disa ndryshime në stafin diplomatik helen, një ndër të cilat ka shkaktuar polemika edhe në seancën e fundit të Parlamentit grek. Bëhet fjalë për Aleksandra Papadhopoulou, e cila mban postin e ambasadores së Greqisë në BE.

Këto zhvillime i vuri në dukje në seancën e Parlamentit edhe Dora Bakojanis, që ndër të tjera shfrytëzoi rastin për të kritikuar politikën e jashtme të qeverisë dhe në mënyrë të veçantë takimin midis Tsipras dhe kryeministrit shqiptar Rama në Nju Jork.

Kritikat e Bakojanis ishin për mungesën e një vizioni në politikën e jashtme të Greqisë, që sipas saj po dëmtohet për shkak të organizimit të brendshëm të Ministrisë së Punëve të Jashtme nga Kotzias.

Ndërsa kryeministrin Tsipras ajo e kritikoi pasi homologut Rama duhet t’i kishte kërkuar zgjidhjen e problemeve që lidhen me marrëveshjen e detit. Zonja Bakojanis, ish-ministre e Jashtme dhe firmëtare e marrëveshjes me Shqipërinë, deklaroi se ky takim nuk ishte aspak i frytshëm.

Deklaratat e zonjës Bakojanis lënë të kuptohet se takimi i parë i dy kryeministrave Tsipras dhe Rama në Nju Jork nuk i avancoi përpjekjet në zgjidhjen e një sërë problemesh mes dy vendeve tona fqinje./ Top Channel

Next Post

Itali, prangoset 'skifteri' shqiptar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com