• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Greqia sheh dritë në fund të tunelit, OK nga kreditorët

by
11/08/2015 10:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Duket se Greqia arriti një marrëveshje me kreditorët, pas negociatash të gjata. Ministrii i Financave, Euklid Tsakalotos u shpreh kanë mbetur për t’u zgjidhur edhe dy ose tre çështje të parëndësishme me të cilat merren tashmë grupet teknike nga të dy palët.

Sipas kësaj marrëveshjeje, Greqia duhet të krijojë tepricë primare për vitin 2015 në -0.25 përqind të Prodhimit të Brendshëm Bruto, +0.5 përqind për vitin 2016,+1.75 përqind për vitin 2017 dhe 3.5 përqind për vitin 2018.

Gjithashtu, është vendosur që të mos merret asnjë masë financiare në vitin 2015 dhe 2016 për të arritur objektivat e rëna dakord midis dy palëve, ndërsa për vitet 2017 dhe 2018 vendimet do të merren në bazë të zhvillimeve.

Është krijuar gjithashtu një listë prej mbi 30 reforma që duhet të marrin dritën jeshile nga Parlamenti në orët e ardhshme. Midis tyre bien në sy:

  • Rritja e taksës së tonazhit të anijeve.
  • Rikthimi i sistemit të regjistrimit të recetave të barnave
  • Heqja e privilegjeve të fermerëve për naftë me çmim të ulët
  • Ristrukturimi i administratës publike
  • Përmirësimi i mangësive në mbledhjen e të ardhurave tatimore
  • Shkurtimi gradual e pensioneve të parakohshme
  • Qarkore për sistemin e TVSH-së në ishujt greke, me anulim të privilegjeve deri në fund të 2016.
  • Plani i Integruar për rikapitalizimin e bankave, mbështetja për një likuiditet të plotë dhe trajtimi  i kredive të keqija.
  • Reforma në tregun e energjisë, veçanërisht të gazit natyror deri në liberalizimin e plotë në 2018

Një listë tjetër me 23 masa do të shqyrtohet në muajin tetor. Ajo që mbetet tani është miratimi i marrëveshjes nga Parlamenti grek që parashikohet të enjten në një seancë ku kabineti Tsipras do të masë edhe njëherë forcat e tij. Paradoksi qëndron në faktin se qeveria do të ketë mbështetjen e opozitës, por jo të “rebelëve” në gjirin e grupit parlamentar të Radikalëve të Majtë.

Më pas, më 14 gusht, ditën e premte marrëveshja miratohet edhe nga Eurogrupi në mënyrë që në datën 18 të ratifikohet edhe nga parlamentet e disa vendeve të Eurozonës. Në këtë mënyrë Greqia do të marrë frymë lirisht nga ana financiare pasi do të marrë këstin e parë mbi 20 miliardë euro nga paketa e tretë e ndihmës prej 86 miliardë euro për tre vitet në vazhdim.

Next Post

Pranga policit korçar, mori peng sëbashku me të vëllanë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Epoka e artë e Trump/ Çupi: Ardhja e tij ishte domosdoshmëri, bota ndryshoi që kur fitoi zgjedhjet

“BE i ka njohur vlerat e Shqipërisë”, Çupi: Athina një avokate e Shqipërisë, meritë e kryeministrit Rama!

April 23, 2026
Aksidenti në Tunelin e Llogarasë, ARRSH njofton normalizimin e qarkullimit, mjetet mund të udhëtojnë pa pengesa

Aksidenti në Tunelin e Llogarasë, ARRSH njofton normalizimin e qarkullimit, mjetet mund të udhëtojnë pa pengesa

April 23, 2026
Rriten tensionet, Hezbollah sulmon me raketa veriun e Izraelit

“Presim dritën jeshile nga SHBA”, Izraeli: Do ta kthejmë Iranin në epokën e gurit

April 23, 2026
LIVE/ Nis seanca plenare në Kuvend, në fokus reforma Territoriale dhe interpelanca me ministrin e Drejtësisë

Çfarë zgjidh numri magjik 100 për demokracinë shqiptare?

April 23, 2026
Botërori 2026, Italia i thotë “Jo” ftesës për të marrë vendin e Iranit

Botërori 2026, Italia i thotë “Jo” ftesës për të marrë vendin e Iranit

April 23, 2026
“I donin të gjitha qyl”!/ Artan Hoxha për dosjen “AKSHI”: Skemë tipike se si ka…

“I donin të gjitha qyl”!/ Artan Hoxha për dosjen “AKSHI”: Skemë tipike se si ka…

April 23, 2026
“Territorialja”/ Boçi-mazhorancës: Ultimatumi i vendosur nga ju, turp!

PD dhe deputetët e Ilir Metës braktisin seancën plenare për Luçiano Boçin

April 23, 2026
Aksident me vdekje në Kavajë-Rrogozhinë, humb jetën këmbësori

Aksident me vdekje në Kavajë-Rrogozhinë, humb jetën këmbësori

April 23, 2026
Putin dërgon anijen me naftë në ishull, Trump kërkon ndryshim regjimi, kush do e fitojë bastin për Kubën?

Putin dërgon anijen me naftë në ishull, Trump kërkon ndryshim regjimi, kush do e fitojë bastin për Kubën?

April 23, 2026
Iluzioni i Micotaqis për serinë e dytë të “Dy popuj miq”!

Iluzioni i Micotaqis për serinë e dytë të “Dy popuj miq”!

April 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In