• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Pranga policit korçar, mori peng sëbashku me të vëllanë

by Java News
11/08/2015 10:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga strukturat e Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat Korçë, është kryer arrestimi në flagrancë i punonjësit të policisë Klement Karafili, me detyrë oficer i patrullës së përgjithshme në Komisariatin e Policisë Korçë, si dhe shtetasit Eglantin Karafili, vëllai i punonjësit të policisë.

Arrestimi i këtyre dy shtetasve është kryer pas denoncimit të shtetasit J.Q. i cili ka kallëzuar se punonjësi i policisë Klement Karafili, së bashku me vëllain Eglantin Karafili e kanë marrë atë forcërisht duke e futur në një automjet privat, tip furgon, ku e kanë mbajtur peng për rreth një orë duke e dhunuar e kërcënuar me jetë.

Nga kryerja e veprimeve hetimore, u provua se më datë 09.08.2015, rreth orës 18.00, në afërsi të fshatit Radanec Korçë, shtetasi J.Q. ka qenë duke kryer disa punime në banesën e një shtetasi. Pranë tij janë afruar shtetasit Eglantin Karafili dhe Klement Karafili. Ky i fundit, duke u prezantuar me dokument si punonjës policie, i ka kërkuar të shkojë me të duke e futur në një automjet privat tip furgon me ngjyrë të bardhë.

Sapo shtetasi J. Q. ka hipur në mjet, punonjësi i policisë Klemet Karafili dhe vëllai i tij Eglantin Karafili kanë filluar ta godasin me grushta dhe mjete të tjera të forta, ndërkohë që punonjësi i policisë ka përdorur edhe armën e shërbimit duke e kërcënuar të dëmtuarin me jetë.  Më pas, ata e kanë transportuar në periferi të qytetit të Korçës ku kanë vazhduar ta dhunojnë e ta kërcënojnë.

Nga hetimi rezulton se motivi i kësaj ngjarjeje ka qenë një shumë parash prej 80 mijë lekësh të vjetra që i dëmtuari i detyrohej vëllait të punonjësit të policisë Eglantin Karafili, shumë të cilën kishte rreth dy vite që nuk ia kthente.  Pasi e kanë dhunuar për rreth një orë brenda automjetit të tyre, punonjësi i policisë Klement Karafili e ka çuar më pas të dëmtuarin J.Q. në Komisariatin e Policisë Korçë të lidhur me pranga ku e ka paraqitur si person të shoqëruar me pretekstin e borxhit të pashlyer.

Pas administrimit të të gjitha provave materiale dhe dëshmive të personave që kishin dijeni mbi ngjarjen, në përfundim të veprimeve hetimore, është bërë arrestimi në flagrancë, si të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Heqja e paligjshme e lirisë” parashikuar nga neni 110/2 i K.Penal, i shtetasve Klement Karafili dhe Eglantin Karafili. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për veprime të mëtejshme.

Next Post

Greg Rama: Çfarë kam bërë mirë dhe keq në jetën time

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com