Policia greke ka sekuestruar 128 kilogram kanabis në dy operacione të ndryshme si dhe ka arrestuar dy shqiptarë dhe dy grekë. Operacioni i parë është zhvilluar pranë Igumenincës, ndërsa policia ka ndjekur dje pasdite një mjet qe vinte nga kufiri i gjelbër.
Mjeti është pikasur fillimisht në Rajo, por drejtuesi ka shtuar shpejtësinë, i ka ikur policisë dhe e ka braktisur atë përfundimisht në një rruge bujqësore në Kestrini.
Brenda në mjet u gjeten dhe sekuestruan 22 pako me 87 kg 730 gram marijuane. Policia e Igumenices vijoi operacionin bashkë me kolegët e Athinës dhe në Nea Smirni në Athine arriti të kapë drejtuesin e mjetit si dhe pronarin e saj, dy shtetas greke 33 dhe 65-vjec.
Ndërkohë në një tjetër operacion është kapur në kufirin greko-shqipar pranë Kozanit.
Policia greke ka ndaluar një mjet që vinte nga kufiri shqitpar, brenda të cilit janë gjetur dhe sekuestruar 36 pako me 41 kg 570 gram marijuane, 3 celulare, karta SIM dhe 120 euro. Ne pranga kaën përfunduar dy shqiptare 38 dhe 53-vjec.
Prej fillimit të vitit e deri sot, në Igumenice, Janinë, Athinë, Selanik, Artë, Kostur e Follorinë, policia greke ka sekuestruar rreth 5.4 ton marijuane që vinte nga Shqipëria.
a.ç