• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Greqia paralajmëron ndarjen e detit me Shqipërinë, ministri grek: Do të ketë zgjerim me 12 milje

by Java News
25/08/2020 09:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dhendias, ka deklaruar se shumë shpejt Greqia do të ketë mundësinë për të zgjeruar ujërat territoriale në 12 milje detare në detin Jon. Ai ka shtuar se për këtë do të ketë  njoftime zyrtare të qeverisë.

Këtë deklaratë, Dhendias e bëri mbrëmjen e së hënës në komisionin parlamentar ku u diskutua marrëveshja që arriti Athina me Italinë dhe Egjiptin për Zonat Ekskluzive Ekonomike mes tyre.

Nikos Dhendias ka kërkuar nga te gjithë një pozicionim të vetëm kombëtar duke bërë thirrje për të parë se çfarë deklaratash bëhen për marrëveshjet në fjale me Turqinë fqinje. Sa u përket marrëveshjeve me Romen dhe Kajron kreu i diplomacisë greke i ka cilësuar ato të dobishme dhe të drejta.

I pyetur se cila ishte metodologjia e përdorur për të përcaktuar marrëveshjen e pjesshme me Egjiptin, për të cilën ka kritika nga opozita, ai u përgjigj se marrëveshja nuk ndjek një metodologji specifike, por është një marrëveshje e përbashkët demarkacioni e bërë nga dy shtete sovrane.

“Përveç kësaj, ka shtuar ai, hapësira detare është 45% për Greqinë dhe 55% për Egjiptin, një përqindje që është afër asaj që u pasua në marrëveshje me Italinë, e cila është 46% për Greqinë dhe 54% për Italinë”.

Referuar marrëveshjes me Italinë, ministri i Jashtëm grek ka deklaruar se ajo është përfunduar në bazë të UNCLOS (ligjit ndërkombëtar të demarkacionit të zonave detare pas dakordësimit mes dy palëve si dhe ne baze te vijës se mesme të marrëveshjes së vitit 1977 për delimitimin e shelfit kontinental midis Greqisë dhe Italisë, si vije kufitare për ZEE  mes dy vendeve .

Ndërsa në lidhje me marrëveshjen me Egjiptin, ai tha se Kajro ishte nën presion nga Turqia për t’u nënshkruar një marrëveshje së bashku ku do te merrte 30% me tepër ZEE shtese. Pas 14 raundeve që zgjatën 15 vjet mes Greqisë dhe Egjiptit, kohë gjatë së cilës u nënshkrua pakti turko-libian të cilin Athina nuk e njeh, të dy palët, ka thëne Dhendia, më në fund gjeten një zgjidhje qe është pranë qëllimeve të secilit shtet.

Gjate seancës parlamentare të ditës së marte pritet me interes diskutimi i gjithë deputeteve te partive opozitare të cilat kanë kritikuar sidomos marrëveshjen e qeverisë Mitsotakis për ZEE  me Egjiptin. /Aleksander Marku

g.kosovari

Next Post
“COVID nuk ekziston sepse…”/ ‘Të rinjtë e LRI ‘infektohen’ nga deklarata e Kryemadhit. Thyejnë ligjin me kampin në Jalë

"COVID nuk ekziston sepse..."/ 'Të rinjtë e LRI 'infektohen' nga deklarata e Kryemadhit. Thyejnë ligjin me kampin në Jalë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fëmijët tanë nuk lindin me thikë në dorë

Edhe në Listën e Vizave, edhe në Bordin e Paqes? “Paradoksi” nuk është amerikan

January 19, 2026
VIDEO / Transformimi i Parkut të Liqenit të Paskuqanit, Rama: Aset i paçmueshëm!

VIDEO / Transformimi i Parkut të Liqenit të Paskuqanit, Rama: Aset i paçmueshëm!

January 19, 2026
Media franceze, jehonë Shqipërisë: Njihuni me El Doradon e re të turizmit evropian

Shqipëria destinacioni i vitit 2026 për britanikët: Kombinim perfekt mes çmimeve të ulëta dhe bukurive mahnitëse

January 19, 2026
Xhelozi, takime të fshehta dhe zhgënjime, Horoskopi i javës nga Chrysanthi Kalogeri

Astrologia parashikon javën që do të tronditë politikën dhe diplomacinë botërore

January 19, 2026
I fshehën emigrantët në bagazhin e makinës, arrestohen 5 persona

Po transportonte 6 emigrantë nga Egjipti drejt Kukësit, arrestohet i riu

January 19, 2026
“Xhamat u thyen dhe njerëzit…”, çfarë dimë për katastrofën më të rëndë hekurudhore të dekadës në Spanjë

“Xhamat u thyen dhe njerëzit…”, çfarë dimë për katastrofën më të rëndë hekurudhore të dekadës në Spanjë

January 19, 2026
Seanca për Veliajn u shty për në 2 shkurt, avokati: Duhet të njihet personalisht me aktet e dosjes

Seanca për Veliajn u shty për në 2 shkurt, avokati: Duhet të njihet personalisht me aktet e dosjes

January 19, 2026
Pr.ligji për shërbimin e jashtëm, Këshilli i Ambasadorëve: Rrezikon karrierën diplomatike. S’janë marrë në konsideratë sugjerimet tona

Pr.ligji për shërbimin e jashtëm, Këshilli i Ambasadorëve: Rrezikon karrierën diplomatike. S’janë marrë në konsideratë sugjerimet tona

January 19, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 20 Janar 2026

January 19, 2026
“Mazhoranca u kthye në kartonë”, Zhupa në Konferencën e Kryetarëve: Parlamenti pa rol, opozitës i shkelen të drejtat!

“Mazhoranca u kthye në kartonë”, Zhupa në Konferencën e Kryetarëve: Parlamenti pa rol, opozitës i shkelen të drejtat!

January 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In