• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Greqia i vendos 3.1 milionë euro gjobë restorantit të VIP-ave në Mykonos

by A R
07/10/2024 10:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Nammos”, një nga restorantet më të njohura të ishullit idilik grek, Mykonos, është gjobitur nga autoritetet helene me 3.1 milionë euro, për shkak të shkeljeve të shumta tatimore dhe evazionit fiskal.

Vetëm për vitin 2018-2019, shuma e evazionit fiskal në restorantin e ndodhur në Mykonos, i cili menaxhohet nga Zannis Francescos dhe Sami Ibrahim, është 1.562.529.81 euro dhe së bashku me gjobën dhe shtesat arrin në 3.119.434.51 euro në total.

Gjoba iu komunikua dy prej tre themeluesve të restorantit të famshëm mikonian që drejtojnë biznesin. Kontrolli do të vazhdojë edhe për vitet e ardhshme financiare, ndërkohë që sipas informacioneve, përveç evazionit fiskal dhe shmangies së tatimeve të zbuluara nga kontrolli i AADE-së, ka edhe ankesa të shumta nga punonjësit e “Nammos” në Mykonos për trajtimin e tyre.

Borxhet dhe statusi

Sipas kontrollit të kryer nga një ekip i AADE-së, vetëm për vitin 2018-2019 kompania përgjegjëse për restorant Nammos që ndodhet buzë detit nuk ka paguar TVSH, FMY (Taksa e Shërbimeve të Punësimit), pullat dhe tatimin mbi të ardhurat.

Më konkretisht, shuma e TVSH-së arrin në 47,993.12 euro, pra është pak më e ulët se ajo prej 100,000 euro ose më shumë që sjell ndjekje penale për veprën konkrete të mospagesës së taksës specifike. Dy ortakët menaxhues gjithashtu nuk i kanë kthyer shtetit TVSH-në prej 129,150 euro dhe 21,027,78 euro si dhe dy pulla përkatësisht 110,043,20 dhe 382,707,29 euro.

Greqia i vendos 3.1 milionë euro gjobë restorantit të VIP-ave

Së fundmi, tatimi mbi të ardhurat prej 871,608,42 euro nuk është paguar, ku totali i borxheve ka arritur në 1,562,529,81, ndërsa llogaritari i “Nammos”,Chrysostomos Koukovinos, me gjasë nuk ka pasur përgjigje bindëse gjatë kontrollit.

Pavarësisht evazionit fiskal të zbuluar nga auditorët, të dy partnerët vazhdojnë të bëjnë një jetë luksoze jashtë kufijve grekë me Zanni Francesco që është vendosur p në Monako dhe Sami Ibrahimin në Dubai. Dy partnerët bashkë-menaxherë janë të përfshirë në regjimin specifik të menaxhimit të ‘Nammos’ duke krijuar një labirint prej të paktën 58 kompanish IKE, tek të cilat dyshohet se transferojnë detyrimet e tyre financiare dhe nxjerrin likuiditet për nevojat e tyre personale.

/a.r

Next Post
U kapën të dehur në timon, e pësojnë dy të rinj nga Tirana

Aksidentoi për vdekje 42-vjeçarin, arrestohet i riu në Dibër

Comments 1

  1. skurt 2014 says:
    1 year ago

    K/hajduti i bandes edvin karapushti,qe drejton banditet me emrin qeveri duhet ta lexojne me vemendje.Kush eshtetie,cfare bene kure kostaton se kane abuzuar me tatimet,kjo eshte masa e pare,ta shikoje k/haduti e hajdutet e tije.

    Reply

Leave a Reply to skurt 2014 Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Prokuroria e Vlorës kontroll në Bashki, sekuestrohen dosjet e pronave dhe plazheve për vitet 2023–2025

Prokuroria e Vlorës kontroll në Bashki, sekuestrohen dosjet e pronave dhe plazheve për vitet 2023–2025

February 11, 2026
Goditja e trafikimit të armëve nga Kosova drejt Shqipërisë, Ilir Proda vlerëson Policinë e Tiranës

Proda viziton në spital policët e plagosur gjatë protestës: Shenjë e një barbarie ekstreme! Hetime për përfshirjen e të miturve në dhunë

February 11, 2026
Dalja në pension/ Ja kostoja për pagimin e sigurimeve për plotësimin e viteve të punës

Si do shpërndahen 15 mln euro kompensim për fëmijët në llogaritë bankare të përfituesve

February 11, 2026
Bie intensiteti i reshjeve, ARRSH tregon situatën e rrugëve dhe apelon: Tregoni kujdes të shtuar gjatë…

Dita e sotme me reshje shiu në pjesën më të madhe të territorit, në disa zona shoqërohen me shtrëngata

February 11, 2026
Protesta e opozitës, Koçiu: Tentativë vrasjeje ndaj policëve! Përdorimi i molotovëve është krim i organizuar

Protesta e opozitës, Koçiu: Tentativë vrasjeje ndaj policëve! Përdorimi i molotovëve është krim i organizuar

February 11, 2026
Nga makina e TV në flakë, te dhuna ndaj deputetit dhe policëve, gjithçka ndodhi në protestën e opozitës në foto

19 policë të lënduar në protestën e opozitës, Lamallari: Akt kriminal dhe shkelje e së drejtës për tubim paqësor

February 11, 2026
Masakër në Kanada/ 9 të vrarë dhe 25 të plagosur në një sulm me armë në një shkollë

Masakër në Kanada/ 9 të vrarë dhe 25 të plagosur në një sulm me armë në një shkollë

February 11, 2026
Vendimi për vulën e PD/Minxhozi: Sot Lulzim Basha nuk ka më asnjë vlerë politike

Minxhozi: Rama nuk është drejtues podcasti por kryeministër, reforma ndodhet në vdekje klinike!

February 10, 2026
Nga makina e TV në flakë, te dhuna ndaj deputetit dhe policëve, gjithçka ndodhi në protestën e opozitës në foto

Nga makina e TV në flakë, te dhuna ndaj deputetit dhe policëve, gjithçka ndodhi në protestën e opozitës në foto

February 10, 2026
Lapaj: Nuk besoj te protestat turistike! Nëse PD e ka seriozisht betejën me Ramën të qëndrojë këtu

Lapaj: Nuk besoj te protestat turistike! Nëse PD e ka seriozisht betejën me Ramën të qëndrojë këtu

February 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In