• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Greqia dërgon një avion Canadair për shuarjen e zjarrit në Pishporo

by A M
01/10/2023 17:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pak orë pasi ministri i Brendshëm Taulant Balla njoftoi nga Fieri se Shqipëria ka aktivizuar kërkesën për ndihmë drejtuar Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të BE-së për shuarjen e zjarrit në masivin pyjor të Pishporos, e para që ka ardhur në ndihmë është Greqia.

Fqinji ynë jugor ka vendosur në ndihmë të Agjencisë së Mbrojtjes Civile një avion Canadair për të luftuar flakët.

Lajmin e jep ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, i cili shkruan në rrjetet sociale: “Greqia i është përgjigjur kërkesës së Agjencisë së Mbrojtjes Civile të Shqipërisë me një avion Canadair për ndërhyrje nga ajri në vatrën e zjarrit në Pishë Poro, në Fier. Falënderojmë fqinjët tanë, për ndihmën në kuadër të Mekanizmit Evropian të Mbrojtjes Civile!”.

Ndërhyrja nga ajri vjen në kushtet kur ministri Balla theksoi në intervistën e tij për mediat se ajo është e domosdoshme në zonën që digjet prej 6 ditësh, pasi forcat zjarrfikëse edhe pse të shumta në numër e kanë të pamundur fikjen e zjarrit nga toka.

Kujtojmë se Shqipëria ishte një ndër vendet që i shkoi në ndihmë Greqisë për shuarjen e zjarreve shkatërrimtare në Alexrandopuli në muajin gusht.

Më shumë se 60 trupa të shërbimeve zjarrfikëse të Maliqit, Korçës, Gjirokastrës dhe Dropullit si dhe 10 mjete të forcave të armatosura dhe sistemit të mbrojtjes civile shqiptare zbarkuan në zonën e shkrumbuar nga flakët duke punuar përkrah zjarrfikësve grekë.

Next Post
Si u shkatërrua dhurata e Stalinit për Enverin: Dashuria, puna dhe… terrori

Si u shkatërrua dhurata e Stalinit për Enverin: Dashuria, puna dhe… terrori

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com