• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, July 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Greqia afër njohjes së Kosovës. Kotzias: Po shikojmë hapësirën e duhur

by
14/07/2015 19:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë deklaroi në Prishtinë se Athina zyrtare është duke kërkuar hapësirën dhe kohën e nevojshme për të zyrtarizuar njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Pas takimit me kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafa dhe zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Jashtëm Hashim Thaçi, kryediplomati grek tha se e ka ftuar homologun e tij në Athinë për të hapur Zyrën e Kosovës.

Madje ai tha se nëse ka nevojë atë zyrë do ta lejojë edhe afër zyrës së tij në ministrinë e Jashtme të Greqisë.

“Jemi duke e mbështetur Kosovën, jemi duke bërë më të mirën për Kosovën, që të bëhet anëtare e INTERPOL-it dhe UNESCO-së dhe do ta mbështesim këtë në të gjitha mënyrat. Po ashtu jemi duke mbështetur që të krijojmë marrëdhënie politike mes BE-së dhe Kosovës dhe kurdo që nevojitet i ofrojmë Kosovës ekspertizës dhe kapacitetet tona, ashtu siç i quaj unë, përvojën tonë sa i përket bashkëpunimit dhe jemi vendi me i vjetër i BE-së në rajon. Jemi të hapur. Ndërsa, sa i përket çështjes së njohjes është se duhet t’i kemi parasysh dy kritere sa i përket kësaj çështje, njëri prej tyre është nevojat e gjithë rajonit dhe e dyta është interesi ynë kombëtarë europian. Në të ardhmen duhet të shohim se çfarë lloj aplikimi do të gjejmë për këto dy kritere”, tha Kotzias Nikolaos, ministër i Punëve të Jashtme të Greqisë, raporton Top Channel.

Kryediplomati grek po ashtu tha se popujt e Ballkanit duhet të shohin nga e ardhmja pasi sipas tij në këtë rajon prodhohet histori më shumë se mundësia për konsum të saj.

Zëvendëskryemistri kosovar, Hashim Thaçi tha se vizita e parë e një krydiplomati grek në Prishtinë është konfirmim i forcimit të bashkëpunimit mes dy vendeve, ndërsa paralajmëroi se së shpejtoi do të vizitojë Greqinë.

“Ne diskutuam me ministrin për bashkëpunimin tonë bilateral, që do të afirmohet dhe do të avancohet çdoherë e më tepër, për rolin pozitiv dhe të rëndësishëm që Greqia ka luajtur në rajon, për paqen, për stabilitetin, për bashkëpunimin mes vendeve por edhe për perspektivën euroatlantike. Do të kemi vizita edhe në Athinë por edhe në Prishtinë dhe e theksova, do të afirmojmë institucionalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Greqisë”, tha Thaçi.

Thaçi tha se vendet e rajonit të Ballkanit, pavarësisht të kaluarës së errët që kanë pasur mes vete, tani po bëjnë garë se kush më parë të plotësojë standardet dhe të bëhet pjesë e NATO-s dhe e Bashkimit Europian.

Next Post

7-vjeçarja kolumbiane mbijetoi 18 ditë në xhungël

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Atentati në Laç/ Ilir Gjini dhe autori ishin grindur në qendër të qytetit, gjendet një pistoletë në vendngjarje

Atentati në Laç/ Ilir Gjini dhe autori ishin grindur në qendër të qytetit, gjendet një pistoletë në vendngjarje

July 10, 2026
Në kërkim nga Maqedonia e Veriut për disa krime, arrestohen në Durrës 2 shtetas me rrezikshmëri të lartë shoqërore

Në kërkim nga Maqedonia e Veriut për disa krime, arrestohen në Durrës 2 shtetas me rrezikshmëri të lartë shoqërore

July 10, 2026
Dosja “Revanshi”/ GJKKO dënon 5 anëtarë të grupit kriminal, mes tyre ish-efektivin e RENEA-s

Dosja “Revanshi”/ GJKKO dënon 5 anëtarë të grupit kriminal, mes tyre ish-efektivin e RENEA-s

July 10, 2026
SHBA-të insistojnë se Irani “nuk e kontrollon” Ngushticën e Hormuzit

SHBA-të insistojnë se Irani “nuk e kontrollon” Ngushticën e Hormuzit

July 10, 2026
“Janë mbjellë 5 milionë pemë në zonat e mbrojtura”, Rama: Nuk jemi shoqëri e varfër, po hyjmë në një fazë të re

“Janë mbjellë 5 milionë pemë në zonat e mbrojtura”, Rama: Nuk jemi shoqëri e varfër, po hyjmë në një fazë të re

July 10, 2026
Intervista/ Joschka Fischer: Me AfD-në në pushtet, Europa rrezikon të humbasë të ardhmen

Intervista/ Joschka Fischer: Me AfD-në në pushtet, Europa rrezikon të humbasë të ardhmen

July 10, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 11 Korrik 2026

July 10, 2026
“Media e kapur?”, Rama i përgjigjet akuzave: Përqindja e zërit të opozitës arrin 68.2%

Rama: S’mund të lejojmë që anëtarësimi në BE të banalizohet nga narrativa të gabuara

July 10, 2026
“Nuk e dinte që arma ishte mbushur me fishekë”, xhelozia motiv i vrasjes në Shkodër

“Nuk e dinte që arma ishte mbushur me fishekë”, xhelozia motiv i vrasjes në Shkodër

July 10, 2026
Protestat për Zvërnecin/ Rama i përgjigjet zëdhënësit të Ministrisë së Jashtme iraniane: Nuk keni pikën e turpit!

Rama: Ne e nxorrëm Shqipërinë nga degradimi, janë rritur pritshmëritë e qytetarëve

July 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In