• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Greqi, Varoufakis konfirmon qëndrimin e tij: Jap dorëheqjen nëse votohet ‘Po’-ja

by
05/07/2015 15:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

I pyetur nga gazeta gjermane “Bild” mbi mbarëvajtjen e referendumit që është duke u zhvilluar gjatë kësaj të diele në Greqi mbi paketën e ndihmave kundrejt reformave të ofruar nga huadhënësit ndërkombëtarë të Athinës, ministri grek i Financave, Yanis Varoufakis, ka përforcuar qëndrimin e tij.

“Absolutisht që po. Do të jap dorëheqjen nëse votohet në favor të ‘Po’-së, por jam i bindur se shumica nuk do ta votojë këtë alternativë”, ka deklaruar Varoufakis pikërisht kundrejt pyetjes nëse i qëndronte premtimit se do të jepte dorëheqjen nëse rezultati i referendumit do të ishte ai që nuk pritet prej qeverisë së radikalëve të majtë, raporton TCH.

Ndërkohë, shefi i “Bundesbank”-ut, Jens Weidmann, ka paralajmëruar kabinetin e drejtuar nga Angela Merkel se një dalje e mundshme e Greqisë nga Eurozona do të shkaktonin një “vrimë” me vlerë miliarda euroshe në buxhetin e Gjermanisë.

Lajmi është publikuar nga e përditshmja gjermane e biznesit “Handelsblatt”, e cila citon burime qeveritare. Gazeta shton se Weidmann ka paralajmëruar se kostoja e “Grexit” do të godasë përfitimet e “Bundesbank”, të cilat derdhen në buxhet. Sipas saj, dalja e Greqisë nga zona e monedhës së përbashkët do të nënkuptonte që “Bundesbank” të humbiste më shumë sesa 14,4 miliardë eurot e hequra mënjanë, duke parashikuar ndonjë krizë të euros, sepse do të zhvlerësoheshin letrat me vlerë të Greqisë të blera nga banka qendrore.

Ende asnjë burim zyrtar në Gjermani nuk e ka konfirmuar këtë deklaratë.

Next Post

A duhet rikthyer dënimi me vdekje? Ja ç'thonë lexuesit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com