• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Greqi/ Përshkallëzohet dhunshëm situata! Përmbysin makinën e policisë, fermerët depërtojnë në pistën e aeroportit në Kretë

by Os De
08/12/2025 16:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pamje të rënda dhune kanë ardhur këtë të hënë nga ishulli i Kretës, ku protesta e fermerëve grekë është përshkallëzuar në mënyrë të paprecedentë. 

Turma të mëdha protestuesish u përplasën me forcat policore pranë aeroporteve të Haniasë dhe Iraklios, në një valë përleshjesh që po trondit vendin prej javësh. 

Në Hania, tensionet shpërthyen kur fermerët thyen kordonin policor, përmbysën një automjet të policisë dhe detyruan njësitë speciale të tërhiqen, pavarësisht përdorimit të gazit lotsjellës. Ngjarje të ngjashme u regjistruan edhe në Iraklion, ku dhjetëra protestues arritën të depërtojnë deri në pistën e aeroportit, duke shkaktuar mbylljen e tij të përkohshme. 

Protesta e sotme është pjesë e një lëvizjeje të gjerë që prej fund-nëntorit ka përfshirë gjithë Greqinë. Fermerët kërkojnë përshpejtimin e subvencioneve të BE-së dhe uljen e kostove të prodhimit, në mes të akuzave për shpërndarje të padrejtë të ndihmave financiare vetëm për individë të lidhur me pushtetin. 

Në veri të Greqisë, bllokadat vazhdojnë në doganën e Promahonas me Bullgarinë, në autostradën Egnatia pranë Kozanit, si edhe në Kardhicë e Thesali, ku qindra traktorë mbajnë të paralizuara rrugë strategjike. Në disa zona protestat janë simbolike, ndërsa në të tjera situata ka degjeneruar në përplasje të drejtpërdrejta me policinë. 

Kryeministri Kyriakos Mitsotakis u ka bërë thirrje fermerëve të ulin tonet, duke premtuar se pagesat e subvencioneve dhe masat mbështetëse do të kryhen brenda dhjetorit. Por protestuesit paralajmërojnë se do të ashpërsojnë aksionet nëse kërkesat e tyre nuk plotësohen menjëherë. 

Situata në shumë zona të vendit mbetet e tensionuar, dhe autoritetet greke presin që gjatë ditës protestat të marrin përmasa edhe më të mëdha, në një prej mobilizimeve më serioze të fermerëve vitet e fundit. 

Next Post
“Këtë rezultat nuk e kisha menduar” Alibeaj: Qeveria nuk ka qenë korrekte

“Berisha ia ‘preu kokën maces’ që në fillim”/ Lëvizja e Salianjit, Alibeaj: PD parti private!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Shqetësimet e PD nuk qëndrojnë”- Celibashi për zgjedhjet vendore: Votim elektronik në sa më shumë bashki! Partitë të bëjnë konsensus

“Shqetësimet e PD nuk qëndrojnë”- Celibashi për zgjedhjet vendore: Votim elektronik në sa më shumë bashki! Partitë të bëjnë konsensus

November 3, 2026
VIDEO/ Tragjedi në futbollin spanjoll, lojtari vdes pas ndërhyrjes horror në fushë nga portieri kundërshtar! Pamjet e momentit fatal

VIDEO/ Tragjedi në futbollin spanjoll, lojtari vdes pas ndërhyrjes horror në fushë nga portieri kundërshtar! Pamjet e momentit fatal

November 3, 2026
KE publikon sot raportet e progresit: Vendet që udhëheqin procesin e anëtarësimit dhe ato që mbeten prapa

KE publikon sot raportet e progresit: Vendet që udhëheqin procesin e anëtarësimit dhe ato që mbeten prapa

November 3, 2026
Shtyhet për në 17 nëntor gjyqi për Veliajn, gjykata: Nuk jemi kompetentë për transferimin! Avokati: Kërkojmë vendimin e Drejtorisë së Burgjeve për…

Shtyhet për në 17 nëntor gjyqi për Veliajn, gjykata: Nuk jemi kompetentë për transferimin! Avokati: Kërkojmë vendimin e Drejtorisë së Burgjeve për…

November 3, 2026

Ç’fitojmë me uljen 16 përqind të karburantit nga 1 janari 2027?

November 3, 2026
KQZ ultimatum partive politike: Keni 24 orë afat për heqjen e posterave!

Zgjedhjet e 9 Majit, Celibashi: Do marrim masat që të plotësohen rekomandimet e OSBE-së

November 3, 2026
Grabisnin shtëpitë e futbollistëve në Barcelonë, arrestohen tre hajdutët e dyshuar, kamerat i tradhtuan!

Grabitje në një pikë karburanti në Klos, dy persona të maskuar marrin paratë nga kasaforta

November 3, 2026
Izrael: Kreu i partisë arabe i bën thirrje opozitës të “pranojë realitetin”

Izrael: Kreu i partisë arabe i bën thirrje opozitës të “pranojë realitetin”

November 3, 2026
Pse po ftohet trupi i njeriut? Ndryshimi i pazakontë që ka ndodhur në 150 vite

Pse po ftohet trupi i njeriut? Ndryshimi i pazakontë që ka ndodhur në 150 vite

November 3, 2026
Postblloqet policore për kontrollin e alkoolit të shoferëve

20% e shqiptarëve e vlerësojnë Ahmet Zogun më shumë se 5 pasardhësit e tij

November 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In