• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Greqi, Mitsotakis propozon kryetarin e parlamentit Tasoulas për president

by B K
15/01/2025 12:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i parlamentit grek, Konstantinos Tasoulas është propozuar nga kryeministri Kyriakos Mitsotakis për postin e Presidentit të Republikës.

Në një komunikim për mediet, Mitsotakis theksoi të mërkurën se falë aftësive drejtuese dhe unifikuese, Tasoulas gëzon mbështetje të gjerë.

“Pranimi i tij i gjerë rezulton nga fakti se ai u zgjodh tre herë kryetar i Parlamentit grek me shumicën më të fortë në periudhën postkoloniale: me 283, 270 dhe 249 vota,” tha kryeministri duke justifikuar vendimin e tij.

“Greqia kishte nevojë për një politikan me përvojë si kreu i shtetit në një mjedis global “të turbullt” me të cilin përballet vendi,” shtoi Mitsotakis.

Raundi i parë i votimit të presidentit nga parlamenti do të zhvillohet më 25 janar dhe Tasoulas e konsideroi nominimin “një nder dhe përgjegjësi të madhe“.

Në Greqi, posti i kreut të shtetit është kryesisht ceremonial dhe ushtrohet për një mandat pesëvjeçar.

65-vjeçari Tasoulas ka qenë në krye të parlamentit që kur Mitsotakis u zgjodh në vitin 2019 dhe konsiderohet i afërt me krahun nacionalist të partisë konservatore Demokracia e Re.

Me profesion jurist, avokati Tasoulas, baba i dy fëmijëve është “veteran” i kabinetit dhe parlamentit, i zgjedhur për herë të parë si ligjvënës në vitin 2000 dhe që atëherë ka shërbyer si ministër i Kulturës, zëvendësministër i Mbrojtjes dhe sekretar i përgjithshëm i partisë. Ai ishte ligjvënës në kohën kur iu ngrit një padi në vitin 2001 dhe parlamenti refuzoi t’i hiqte imunitetin. Tasoulas i ka quajtur akuzat të motivuara politikisht.

Mitsotakis shprehu gjithashtu mirënjohje për presidenten në largim Katerina Sakellaropoulou për mandatin e saj, duke e vlerësuar atë për humanizimin gjatë presidencës. Megjithatë, ai shtoi se vendi tani kërkon një president me “një histori të gjatë shërbimi publik dhe atribute të qarta politike”.

Zgjedhja e Presidentit

Qeveria e kryesuar nga Mitsotakis ka 155 ligjvënës në dhomën me 300 vende, të mjaftueshme për të siguruar zgjedhjen e Tasoulas, edhe pse jo në raundin e parë.

Një emërim presidencial kërkon mbështetjen e 200 ligjvënësve për të kaluar në raundin e parë, me pragun që zvogëlohet gradualisht në një shumicë të thjeshtë në raundin e pestë.

Next Post
Vrasja e Liridona Ademajt, kryeprokurori: Akt i rëndë dhe dinak, Gjykata të japë dënim maksimal

Vrasja e Liridona Ademajt, kryeprokurori: Akt i rëndë dhe dinak, Gjykata të japë dënim maksimal

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Keir Starmer mbledh 35 shtete për Ngushticën e Hormuzit: Shqipëria pjesë e diskutimeve diplomatike

Keir Starmer mbledh 35 shtete për Ngushticën e Hormuzit: Shqipëria pjesë e diskutimeve diplomatike

April 2, 2026
Tensionet në Kuvend, Flamur Noka godet me shishe uji Taulant Ballën pas ndërprerjes së seancës (VIDEO)

Tensionet në Kuvend, Flamur Noka godet me shishe uji Taulant Ballën pas ndërprerjes së seancës (VIDEO)

April 2, 2026
Flamur Noka kërcënon Taulant Ballën në seancë: Do të të rrjep si kec, të bëj atë që s’të shkon në mendje

Flamur Noka kërcënon Taulant Ballën në seancë: Do të të rrjep si kec, të bëj atë që s’të shkon në mendje

April 2, 2026
Parku natyror në flakë, ironizon Tare: Syri i Kaltër digjet, por ne kemi Çeço e Nona fest…

Pushka e jevgut dhe arixhofkat e Fan Nolit

April 2, 2026
KMSH merr pjesën më të madhe, Komuniteteve Fetare iu shpërndahen 203 mln lekë

KMSH merr pjesën më të madhe, Komuniteteve Fetare iu shpërndahen 203 mln lekë

April 2, 2026
Kriza e furnizimit me karburant aviacioni në Evropë, alarm në industrinë ajrore

Kriza e furnizimit me karburant aviacioni në Evropë, alarm në industrinë ajrore

April 2, 2026
Rasti i Noelia Castillo, ministrja spanjolle e Shëndetësisë i përgjigjet Trump: Mos ndërhy kudo!

Rasti i Noelia Castillo, ministrja spanjolle e Shëndetësisë i përgjigjet Trump: Mos ndërhy kudo!

April 2, 2026
Kaos në Kuvend, opozita bllokon foltoren, ndërpritet seanca plenare

Kaos në Kuvend, opozita bllokon foltoren, ndërpritet seanca plenare

April 2, 2026
Pashkë nën breshërinë e dronëve/ Rusia “shkrin” armëpushimin, Zelensky thirrje urgjente SHBA-ve

Pashkë nën breshërinë e dronëve/ Rusia “shkrin” armëpushimin, Zelensky thirrje urgjente SHBA-ve

April 2, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 3 Prill 2026

April 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In