• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Greqi-Maqedoni, pas 10 vitesh rikthehen fluturimet e drejtpërdrejta ajrore

by Java News
01/11/2018 16:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas më shumë se një dekadë pa lidhje të drejtpërdrejtë ajrore, Greqia dhe Maqedonia do të hedhin pas shpine bllokadën e fundit të aviacionit në Europë. Të enjten u nis fluturimi i parë i drejtpërdrejtë nga Aeroporti ndërkombëtar i Athinës drejt kryeqytetit maqedonas, Shkup.

Zyrtarët e quajtën këtë një moment historik në lidhjet dypalëshe, me vendet që duket se po ecin drejt zgjidhjes së mosmarrëveshjes së hershme mes tyre në lidhje me emrin e Maqedonisë.

Shërbimi, që do të kryhet nga kompania më e madhe greke “Aegean Airlines”, do të kthejë fluturimet Shkup-Athinë dy herë në javë.

Zv.kryeministri i Maqedonisë, Bujar Osmani është një nga pasagjerët e avionit në fluturimin përurues. Më herët, udhëtarët duhet të përballeshin me 8 orë rrugë me makinë nga Athina në Shkup, ose merrnin fluturime lidhëse përmes Stambollit apo Vjenës.

Lidhja ajrore u ndërpre në vitin 2006, kur qeveria e atëhershme e Maqedonisë zgjodhi të emëronte Aeroportin e kryeqytetit “Aleksandri i Madh”.

Greqia e konsideroi hapin si një kërcënim për trashëgiminë e saj kulturore, duke argumentuar se kjo ofronte edhe më shumë prova që flisnin për qëllimet e Maqedonisë për pretendime territoriale kundrejt provincës greke të Maqedonisë, ku bën pjesë edhe qyteti i Selanikut.

Në qershor, të dyja vendet arritën një marrëveshje historike, sipas së cilës Maqedonia do të ndryshojë emrin në Maqedonia e Veriut. Emri i “Aleksandrit të Madh” u hoq nga infrastruktura publike, përfshirë edhe Aeroportin e Shkupit. Tani pritet sfida e madhe, ajo e jetësimit të marrëveshjes, që më pas do t’i hapë rrugën edhe anëtarësimit të Maqedonisë në BE dhe NATO.

ma.me

Next Post
Deputeti i PS: Basha të dënohet, 3.4 milionë eurot e bllokuara shkojnë për investime

Dekretimi i Lleshit, Hyseni: Meta s’besoj se do i lerë këshilltarët të çmenden, si me kreun e SHISH!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

November 9, 2026
Situata pas kapjes së Maduros, SHBA: Jemi në koordinim të ngushtë me autoritetet në Venezuelë

“Maduro ka rënë shumë në peshë, studion Biblën dhe Kuranin në qelinë e burgut në Nju Jork”

November 9, 2026
“Nuk ka provim 100% në shqip”/ Mickoski kundër studentëve shqiptarë: Pjesa praktike vetëm në gjuhën maqedonase

“Nuk ka provim 100% në shqip”/ Mickoski kundër studentëve shqiptarë: Pjesa praktike vetëm në gjuhën maqedonase

November 9, 2026
Arrestohet 24-vjeçari shqiptar në Gjermani, u var pas trenit pasi nuk kishte biletë

Arrestohet 24-vjeçari shqiptar në Gjermani, u var pas trenit pasi nuk kishte biletë

November 9, 2026
Baçi: Duhet të jetë lista 100% e hapur. Nuk duhen ruajtur deputetët që kanë frikë elektoratin

Baçi: Duhet të jetë lista 100% e hapur. Nuk duhen ruajtur deputetët që kanë frikë elektoratin

November 9, 2026
Mediat greke zbulojnë të kaluarën kriminale të Robert Dukës, i dyshuar për 28 grabitje bankash në Greqi

Mediat greke zbulojnë të kaluarën kriminale të Robert Dukës, i dyshuar për 28 grabitje bankash në Greqi

November 9, 2026
“Berisha është sjellë si një Ajatollah”, analisti: Irani dhe qarqe shoviniste greke po zhvillojnë luftë hibride në Shqipëri

“PD është në kaos dhe pa strategji” / Leka: Berisha s’mund të kërkojë zgjedhje të parakohshme, ja çfarë e pret opozitën

November 9, 2026
Pranoi tradhtinë ndaj gruas, CEO i Nvidia mund të përballet me një divorc prej 81 miliardë dollarësh

Pranoi tradhtinë ndaj gruas, CEO i Nvidia mund të përballet me një divorc prej 81 miliardë dollarësh

November 9, 2026
Flirtime e tradhti/ Meri Shehu bën parashikimin e mujor të horoskopit në BBV!

“Sonte fillon Hënë e re rigjeneruese”, Meri Shehu: Ja 4 shenjat që do të përjetojnë kthesë të papritur!

November 9, 2026
Rama ndan detaje nga takimi me Macron: Folëm për të gjitha temat me interes të përbashkët

Rama ndan detaje nga takimi me Macron: Folëm për të gjitha temat me interes të përbashkët

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In