• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dekretimi i Lleshit, Hyseni: Meta s’besoj se do i lerë këshilltarët të çmenden, si me kreun e SHISH!

by Java News
01/11/2018 16:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mungesa e dekretimit të Sandër Lleshit në postin e Ministrit të ri të Brendshëm nga Presidenti i Republikës, ka ngritur disa pikëpyetje mbi arsyet edhe pse Ilir Meta është brenda afatit të përcaktuar nga ligji, 7 ditë. I ftuar në studion e emisionit ’45 Minuta’, deputeti i PS, Alket Hyseni u shpreh se roli i Presidentit është honoforik.

“Gjeneral Lleshi është një personalitet, që ka punuar pranë kryeministrit. Kam besim që kandidati për ministër i ka të gjitha cilësitë e nevojshme për një ministër dhe jam i bindur që do të kryejë atë detyrë. Presidenti ka 7 ditë afat. Në krye të 7 ditëve është i detyruar të shprehet për dekretin. Brenda këtyre ditëve mund të bëjë verifikimet e nevojshme për kriteret formale. Presidenti shqyrton dekretin nga pikëpamja honorifike. Nuk shikoj asnjë ngërç. Besoj që Meta do të sjellë dekretin ditën e shtunë në parlament. Besoj që Presidenti në përmbushje të afatit do e dekretojë emërimin e ministrit të ri dhe parlamenti në seancën e radhës do të emërojë ministrin e ri. Nëse nuk dekretohet? Ministri në detyrë Xhafaj do të vazhdojë. Por nuk mendoj se këshilltarët e presidentët do të çmenden, nuk mendoj se do i lerë presidenti që të çmenden. Nuk mendoj se Presidenti do të shkelte Kushtetutën. Po nëse do ta shkelte? Pasojat janë në Kushtetutë. Jam i bindur se Presidenti nuk do ta çojë veten të shkelë Kushtetutën”, tha Hyseni.

Deputeti i PS kishte një mesazh për Presidentin edhe për dekretin e kreut të SHISH që ende është pa përgjigje. “Presidenti duhet të jepte arsyet. Por me shërbimin informativ nuk mund të bëhet kapriço’.

Alket Hyseni komentoi edhe rastin e vrasjes së minoritarit grek në Gjirokastër. Ai tha se policia bëri detyrën, ndërsa tensioni u krijua sipas tij nga ekstremistët që janë të shumtë në të dy anët e kufirit.

“Deklarata e Theodoros Pangalos ka qenë realiste, por nuk është se na ka ardhur në ndihmë. Tensioni u krijua nga ekstremistët. Ka shumë elementë ekstremistë në të dy krahët, që mbahen në vëzhgim nga institucionet e sigurisë, por nuk mund të pretendojmë se nuk do të ketë kurrë, por që të jenë të izoluar dhe në minorancë. Inkurajojmë policinë të zbatojë ligjin me përpikmëri, aq më tepër kundër atyre që shfaqin nota ekstremistë dhe cenojnë marrëdhëniet mes dy vendeve”, tha deputeti Hyseni
E ndërsa pritet që Presidenti të dekretojë datën e zgjedhjeve lokale të 2019 dhe partitë të ndezin zyrtarisht motorët për fushatën, Hyseni u shpreh se në Tiranë nëse do të votohej sot, Erion Veliaj do të merrte 63% të votave. Sipas tij, kryebashkiaku aktual është kandidati më i mirë, prandaj duhet të kandidojë patjetër për një mandat të dytë.

“Zoti Veliaj duhet të kandidojë patjetër për një mandat të dytë, pasi shumë herët në mëngjes dhe deri vonë është në shërbim të qytetarëve të Tiranës. Pastaj do të jetë populli që do e vlerësojë. Sondazhet e nxjerrin mbi 63%. Nëse do të votohej këtë fundjavë Veliaj do të merrte 63%, ndërsa opozita 30% e ca. Veliajn e kemi kandidatin më të mirë të mundshëm”, u shpreh Hyseni./raport.tv
ma.me

Next Post
Studimi/ Sa zgjat vërtetë dashuria dhe viti kur rrezikoni divorcin më shumë

5 momentet që zbulojnë nëse i dashuri është vërtet i dashuruar me ju

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Incidenti me dronët në Gjermani, Finlanda thërret ambasadorin rus për sqarime

Incidenti me dronët në Gjermani, Finlanda thërret ambasadorin rus për sqarime

September 2, 2026
Ersekë/ I vuri zjarrin tokave përreth, arrestohet 75-vjeçari

Ersekë/ I vuri zjarrin tokave përreth, arrestohet 75-vjeçari

September 2, 2026
Kriza për presidentin në Kosovë/ Gazetari nxjerr prapaskenat: Vetëvendosje synon zgjedhjet më 27 dhjetor

Kriza për presidentin në Kosovë/ Gazetari nxjerr prapaskenat: Vetëvendosje synon zgjedhjet më 27 dhjetor

September 2, 2026
Tajfuni “Saudel” godet Kinën, stuhi të fuqishme dhe përmbytje, alarmohen autoritetet

Tajfuni “Saudel” godet Kinën, stuhi të fuqishme dhe përmbytje, alarmohen autoritetet

September 2, 2026
Krisafi: Presioni ekonomik ndaj Iranit është i jashtëzakonshëm, pyetja është sa do të mund të rezistojë Teherani

Krisafi: Presioni ekonomik ndaj Iranit është i jashtëzakonshëm, pyetja është sa do të mund të rezistojë Teherani

September 2, 2026
Flakët e zjarrit rrezikojnë edhe fshatin Lundrë të Matit, i afrohen banesave!

Alarmi i zjarreve në Shqipëri, 4 vatra ende aktive! Flakët përfshijnë Dajtin, Bulqizën dhe Matin

September 2, 2026
Rregullorja e re e GJKKO, SafeJournalists: Të rishikohet! Kufizohen gazetarët dhe informimi publik

GJKKO nën akuzë për censurë ndaj medias, Kikia: Rregullorja e re cenon lirinë e medias dhe të drejtën e mbrojtjes

September 2, 2026
Sulm në Hormuz, Arabia Saudite akuzon Iranin: Goditet supertankeri “Sidr”, humbin jetën dy marinarë filipinas

Sulm në Hormuz, Arabia Saudite akuzon Iranin: Goditet supertankeri “Sidr”, humbin jetën dy marinarë filipinas

September 2, 2026
“Po shkelet hapur Kushtetuta”/ Grenell mbështet 6 deputetët e LDK-së: Miq të mëdhenj të Amerikës

“Po shkelet hapur Kushtetuta”/ Grenell mbështet 6 deputetët e LDK-së: Miq të mëdhenj të Amerikës

September 2, 2026
Rey Manaj shpërthen me dopietë, sulmuesi kuqezi i jep skuadrës pikën në barazimin 2-2

Rey Manaj shpërthen me dopietë, sulmuesi kuqezi i jep skuadrës pikën në barazimin 2-2

September 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com