• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Greqi-Itali-Shqipëri për TAP, Gjiknuri: Punimet sipas parashikimeve

by A R
25/01/2016 14:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në Ministrinë e Energjisë dhe Industrisë u zhvillua sot takimi i parë i Komisionit në kuadër të Marrëveshjes ndërmjet Shqipërisë, Italisë dhe Greqisë për projektin e gazsjellësit TAP.

Komisioni i nivelit teknik, me përfaqësues nga të tre shtetet u ndoq nga afër prej përfaqësuesve të shoqërisë TAP. Në hyrje të takimit, Ministri i Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri mbajti një fjalë përshëndetëse në të cilën dha vlerësimet e tij për ecurinë e deritanishme të projektit të ndërtimit të gazsjellësit.

“Gazsjellësi është një projekt kyç e strategjik për infrastrukturën e gazit në rajonin tonë. Punimet po shkojnë sipas parashikimeve në të gjitha vendet ku kalon ky projekt”, u shpreh Gjiknuri.

Sipas tij, Shqipëria po ndërmerr veprimet e nevojshme për tu bërë jo vetëm vend tranzit i gazit por edhe konsumator. “Shumë shpejt do mund të përmbyllim edhe Masterplanin e gazit në Shqipëri, një dokument me shumë rëndësi për të ardhmen e gazifikimit të vendit”, nënvizoi Gjiknuri.

Ai inkurajoi bashkëpunimin mes Shqipërisë, Italisë dhe Greqisë për të garantuar mbarëvajtjen e fazës aktuale të ndërtimit të gazsjellësit.

Gjatë takimit, përfaqësuesit e tre shteteve shkëmbyen opinionet e tyre dhe vlerësimet respektive të zhvillimeve të deritanishme në kuadër të projektit TAP dhe kontributi i tij në zhvillimet e sektorëve përkatës të gazit në të tre vendet.

Angazhimi i Komisionit të Zbatimit në këtë fazë të zhvillimit të projektit TAP, duke pasur parasysh natyrën ndërkufitare të gazsjellësit, do të bëjë të mundur krijimin ndërmjet palëve të kushteve të koordinuara dhe të njëtrajtshme, në lidhje me tërësinë e projektit, përfshirë këtu kushtet teknike, shoqërore, ato në lidhje me sigurinë, mjedisin, komunitetin dhe kushtet e punës.

Komisioni ka një detyrë konkrete që të punojë me investitorin e projektit me qëllim rënien dakord mbi një protokoll që do të nënshkruhet midis palëve, i cili do të krijojë një strukturë kushtesh të koordinuara dhe të njëtrajtshme, të cilat do t’i zbatohen projektit në tërësi dhe me miratimin e anëtarëve të tij, do të ndërmarrë çdo veprim tjetër të konsideruar të nevojshëm për të lehtësuar zbatimin e kësaj marrëveshjeje.

Në përfundim të takimit, përfaqësuesit e tre shteteve dolën me një deklaratë të përbashkët në të cilën mbështesin fuqimisht bashkëpunimin praktik mes shoqërinë TAP AG me secilin prej vendeve tona. “Gjë e cila ka bërë që jo vetëm projekti i Gazsjellësit Trans Adriatik të jetë projekti i përzgjedhur si fitues nga Konsorciumi Shah Deniz në Azerbajxhan, por edhe të fillojë aktualisht me shumë sukses fazën e punimeve mbështetëse në territorin Shqiptar, si dhe rolin e këtij projekti dhe të kompanisë TAP AG, në mbështetje të zhvillimit të sektorit të gazit në rajonin e Ballkanit Perëndimor, por edhe direkt për zhvillimin e projektit IAP”,- thuhet në deklaratën e MEI.

Next Post

Europol: 5 mijë xhihadistë lëvizin lirshëm në BE

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

November 9, 2026
Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

November 9, 2026
“Prej 30 vitesh s’biem dakord”, Agron Duka: Të këtë një kod të ri zgjedhor, se lamë kokrrën e namit

Duka: Ky është sistemi më i dobët zgjedhor që kemi parë

November 9, 2026
“Dënimet shkojnë deri në burg përjetë”- Avokati Petraj: SPAK të nisë hetimet për protestat, jemi përballë “Nenit 221” të kryengritjes!

Petraj: Si protesta e Flamingove dhe ajo e studentëve nuk funksionojnë pa PD

November 9, 2026
Mediat greke zbulojnë të kaluarën kriminale të Robert Dukës, i dyshuar për 28 grabitje bankash në Greqi

DETAJE / Robert Duka i ka lënë në kazino paratë e grabitura në banka, u dha shokëve nga 3 mijë euro

November 9, 2026
Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

November 9, 2026
Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

November 9, 2026
Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

November 9, 2026
“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

November 9, 2026
Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In