Interpoli dhe shërbimet sekrete të shteteve të BE-së paralajmërojnë për sulme të reja nga xhihadistët. Sipas tyre “strategjia e IS po bëhet globale”.
Raporti më i fundi i Europol flet për 5 mijë xhihadistë që janë prezentë dhe lëvizin lirshëm në Bashkimin Europian.
“5 mijë xhihadistë janë gati të godasin Europën. Frika më e madhe është sulmi ndaj Francës, por xhihadistët janë shpërndarë kudo”, thuhet në raport.
Europol ka bërë thirrje gjithë vendeve anëtare të BE që të bashkëpunojnë ngushtë për shmangjen e sulmeve.









