• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në TranzicionArtikujt dhe intervistat e mësipërme janë pjesë e serisë së refleksioneve rreth rolit të medias në tri dekadat e tranzicionit postkomunist, një projekt i JavaNews në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Medias, në kuadrin e Programit të Promovimit të Tranzicionit të Republikës Çeke. Pikëpamjet e shprehura janë të autorëve dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorit apo partnerit të Projektit. Çdo portal / gazetë që do t’i ripublikojë këto materiale duhet t’i referohet burimit fillestar.
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

‘Green Pass’ për të hyrë në lokale/ Brataj: Propozimi do merret seriozisht. Konspiracionistët po shkaktojnë dëm të madh

by Java News
08/11/2021 09:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Propozimi për Green Pass, i bërë nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu disa ditë më parë në Kuvend do të merret seriozisht për shkak të rritjes së infektimeve. Kështu u shpreh drejtori i Urgjencës Kombëtare dhe eksperti i Komitetit teknik për pandeminë, Skënder Brataj në studion e “Dita Jonë”. Sipas tij për shkak të grumbullimeve numri i infektimeve nga 150 në ditë ka shkuar në mbi 600 të infektuar në një ditë.

“Propozimi për Green Pass sigurisht që do të merret seriozisht, sepse po të shohim rezultatin e një muaji nga 150 të infektuar në ditë shkuam prapë te 600 të infektuar  nga ndeshjet, grumbullimet nga no vax, nga foltoret. Grumbullimet e japin rezultatin në 2-3 javë dhe po vazhduam kështu do të ketë rritje. Nga 1 korriku deri sot kemi bërë 6 mijë vizita Covid, nga të cilat 3 mijë kanë shkuar në spital. Në 500-600 të infektuar më pak se 100 janë të vaksinuar dhe forma e atyre që humbasin jetën janë të pavaksinuar”, shprehet Brataj teksa përmendi edhe masat ekstreme në disa vende për shkak të infektimeve, si Australi, Izrael, Itali Britani e Madhe.

Por ata që kanë koronavirusin, Brataj thotë se do të duhet të presin kohën e vaksinimit.

“Ata që e kanë kaluar kanë certifikatën e mjekut që e kanë kaluar, dhe deri ën 6-8 muaj je njësoj si ato em Green Pass. Nuk mund të kesh Green Pass. Nëse e ke kaluar në atë moment do të presësh kohën të bësh vaksinën”.

Brataj ripërsëriti edhe njëherë qëndrimin e tij se vaksina nuk ndikon në shëndetin ripriodhues.

“Shëndeti riprodhues nuk cenohet nga vaksina, nuk ka ansjë ndryshim, pati Astrazeneca disa ndryshime të ciklit te femra, por që stabilizohej brenda pak javëve dhe shumë prej tyre rezultuan shtatzëna. Unë do të isha i shqetësuar po të mos kishte vaksina, apo të besoj në teori, no vax apo fertilitet. Janë 7 mld e 200 mln vaksina të kryera dhe në një vit nga epidemia nuk ka ulje të lindshmërisë. Forma e atyre që humbasin jetën janë janë 95% të pavaksinuar”.

Deri më tani në vendin tonë janë administruar 1 milionë e 936 mijë vaksina, por një apel Brataj u drejtoi të gjithë personave që trumbetojnë në media mosvaksinimin, duke shkaktuar një dëm të madh në popullsi.

“Këta janë mitralozë, vazhdojnë të na shkaktojë dëm të madh, por jo vetëm personat por edhe mediat që i japin hapësirë personave të tillë që disa prej tyre kanë nevojë për konsulencë psikiatrike se janë njerëz të çekuilibruar. Nuk mund të luash me shëndetin e njerëzve. Mediat janë më të besueshme se rrjetet sociale.  Ne nuk kemi pushuar së informuari, po ashtu dhe shumë persona të tjerë. Kemi filluar dhe me fakultetet. Pjesa më e fortë e mosbesimit, por duke parë valën e katërt në të gjithë Europën ne shqetësohemi më shumë për masat sesa a do të vaksinohemi të gjithë”.

Brataj nënvizon se vaksinimi nëvendin tonë vijon me ritme të mira, duke mbërritur deri në fshatrat më të largët që nga shtatori dhe deri më tani janë vaksinuar me të dy dozat 36% e popullsisë.

g.kosovari

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Greqia paralizohet nga greva 24 orëshe, mijëra punonjës në protestë kundër rritjes së kostos së jetesës

Greqia paralizohet nga greva 24 orëshe, mijëra punonjës në protestë kundër rritjes së kostos së jetesës

November 25, 2026
Liderët e BE dhe Ballkanit Perëndimor mblidhen sot në Bruksel, në fokus integrimi evropian dhe reformat

Liderët e BE dhe Ballkanit Perëndimor mblidhen sot në Bruksel, në fokus integrimi evropian dhe reformat

November 25, 2026
Buxheti 2027/ Koçiu: Nafta ulet me 32 lekë/litër, 18 miliardë lekë për bujqësinë dhe TVSH e reduktuar për shportën bazë

Buxheti 2027/ Koçiu: Nafta ulet me 32 lekë/litër, 18 miliardë lekë për bujqësinë dhe TVSH e reduktuar për shportën bazë

November 25, 2026
Zgjedhjet vendore, cili do jetë kandidati socialist për Tiranën? Klosi: Nuk është emri pjesa më e rëndësishme e garës sonë, por…

Zgjedhjet vendore, cili do jetë kandidati socialist për Tiranën? Klosi: Nuk është emri pjesa më e rëndësishme e garës sonë, por…

November 24, 2026
Champions/ Reali përmbys PSV dhe bën detyrën, merr kreun e renditjes! Arsenali lë pikë ndaj Dortmundit, City dhe Napoli në ‘paqe’

Champions/ Reali përmbys PSV dhe bën detyrën, merr kreun e renditjes! Arsenali lë pikë ndaj Dortmundit, City dhe Napoli në ‘paqe’

November 24, 2026
Vance hedh poshtë zërat se SHBA u tërhoq: Administrata e Trump është optimiste për negociatat për paqe në Ukrainë

Zv/presidenti amerikan JD Vance nën hetim, dyshohet se favorizoi donatorin politik në dhënien e një kontrate për naftën venezueliane!

November 24, 2026
“Siguria kibernetike globale është në pikën më të ulët”- Pedagogia: Inteligjenca Artificiale ka sjellë sulme intensive në pak kohë!

“Siguria kibernetike globale është në pikën më të ulët”- Pedagogia: Inteligjenca Artificiale ka sjellë sulme intensive në pak kohë!

November 24, 2026
Sulm kibernetik ndaj CIA-s dhe inteligjencës amerikane, ekspozohen disa informacione!

Sulm kibernetik ndaj CIA-s dhe inteligjencës amerikane, ekspozohen disa informacione!

November 24, 2026
Cristian Shpendi shkatërrues, shkëlqen me “tripletë” ndaj Ascolit!

Cristian Shpendi shkatërrues, shkëlqen me “tripletë” ndaj Ascolit!

November 24, 2026
Zogaj: Spiropali e ka bërë skanerin e partisë së vet, nuk ka dashur konfrontim me Ramën!

Zogaj: Spiropali e ka bërë skanerin e partisë së vet, nuk ka dashur konfrontim me Ramën!

November 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In