• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Gratë nga Prishtina e Beogradi, në akademinë për dialog

by A R
08/12/2015 12:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Akademia e Dialogut e OSBE-së, me fokus përfshirjen e grave nga Prishtina dhe Beogradi në dialog dhe politikëbërje, përfundoi në Austri.

Akademia e Dialogut e OSBE-së, organizuar me nismën e grupit të grave të shquara nga Prishtina dhe Beogradi si pjesë e Iniciativës “Follow us” (Na ndiqni) dhe e përkrahur nga OSBE, është mbajtur nga 27 nëntor deri më 6 dhjetor 2015 në Stadt Schlaining, Austri.

Akademia ishte një mundësi për 22 aktiviste të shoqërisë civile dhe organizatave rinore, studente dhe profesioniste të reja, të diskutojnë për rolin e grave në ndërmjetësimin e konflikteve dhe në politikë në rajon.

Akademia kishte për synim inkurajimin e grave që të luajnë rol më të fuqishëm në ndërtimin e paqes, në proceset e negocimit dhe në vendimmarrje, si dhe të rrisin mundësitë e tyre për të kontribuuar në normalizimin e marrëdhënieve mes të Prishtinës dhe Beogradit. Përmes seminareve të mbajtur nga studiues e ekspertë, pjesëmarrëset mësuan për teknikat e ndërmjetësimit dhe negocimit, barazinë gjinore, gratë dhe të rinjtë në parti politike, si dhe për sfidat e pjesëmarrjes së grave në politikë.

Gratë e shquara të Iniciativës “Follow us” iu bashkuan Akademisë së Dialogut për të ndarë përvojën e tyre në politikë dhe vendimmarrje, promovim të dialogut përmes iniciativës, dhe diskutuan çështje me interes për gratë në rajon.

“Gjatë këtyre ditëve, kemi mësuar se kemi shumë gjëra të përbashkëta”, tha njëra nga pjesëmarrëset. “Nuk ka dallime mes neve dhe duhet të vazhdojmë të punojmë së bashku e të fuqizojmë rolin e grave në shoqëri”, citon njoftimi dërguar sot nga Misioni i OSBE-së në Kosovë.

Zëvendësshefja e Misionit të OSBE-së në Kosovë, Paivi Nikander, duke iu drejtuar pjesëmarrëseve në ceremoninë e mbylljes, shprehu kënaqësinë e OSBE-së me Akademinë e Dialogut. “Jemi krenarë për iniciativën dhe për çfarë ka arritur ajo, dhe do të sigurohemi që të vazhdojmë ta përkrahim”, theksoi ajo.

Ngjarja është organizuar nga Misioni i OSBE-së në Kosovë në bashkëpunim me Misionin e OSBE-së në Serbi si pjesë e punës së tyre për të promovuar dialogun dhe pajtimin si dhe barazinë gjinore në pjesëmarrjen publike.

ATSH

Next Post

ISIS fiton më shumë se 2 milionë dollarë në ditë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com