• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

BE grant 90 milionë Euro për Shqipërinë si mbështetje për integrimin

by A R
23/12/2016 16:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Komisioni sapo miratoi Programin 2016 për Shqipërinë me një grant prej 89.7 milionë Euro për ta mbështetur vendin në udhën e tij drejt anëtarësimit në BE. Programi ndjek politikën e zgjerimit “në fillim parimet” duke u fokusuar në fushat e shtetit ligjor, të drejtave themelore, qeverisjes së mire, zhvillimit ekonomik dhe konkurrencës. Ai mbështetet në programet 2014 dhe 2015 në kuadrin e Instrumentit për Asistencën Para-Anëtarësim (IPA II), që arrin në një total prej 649.4 milionë Euro për Shqipërinë gjatë periudhës 2014-2020.

Programi mbështet në mënyrë specifike zbatimin e strategjisë së Shqipërisë për luftën kundër korrupsionit dhe reformën e gjyqësorit, duke vazhduar programin e tij të asistencës teknike EURALIUS.

Programi mbështet gjithashtu sektorin e transportit, me fokus te mirëmbajtja e rrugëve për të siguruar efikasitetin në planifikimin dhe shpenzimin e burimeve publike.

Gjithashtu, do të sigurohet mbështetje për sektorin e mjedisit me fokus te zbatimi i strategjisë për furnizimin me ujë dhe ujërat e zeza, si dhe te bujqësia dhe zhvillimi rural, veçanërisht për zhvillimin e një kadastre të truallit dhe përmirësimin e sigurisë së ushqimit dhe standardeve veterinare dhe fitosanitare, duke pasur parasysh forcimin e eksporteve agro-ushqimore, si dhe sektorin e peshkimit. Kjo do të kontribuojë për zhvillimin ekonomik të Shqipërisë, duke krijuar më shumë vende pune dhe prosperitet për gjithë  qytetarët e saj.

Veç kësaj, do të sigurohet asistencë financiare për shoqërinë civile dhe për mbështetjen e pjesëmarrjes së Shqipërisë në programet dhe agjencitë e Bashkimit Evropian, si “Erasmus+”, “Horizon 2020” dhe “Creative Europe”, në dobi të drejtpërdrejtë të qytetarëve shqiptarë.

Shqipëria përfiton gjithashtu nga asistenca e BE-së në kuadrin e programit shumëvendësh IPA II, që siguron mbështetje financiare në shkallë rajonale.

/a.m.

Next Post
VIDEO/ Momenti kur 20 vjeçari nga Lezha qëllon mbi RENEA-n, por…

20 vjeçari që qëlloi policin, i dënuar më parë për plagosje (kur e arrestoi RENEA, u tha që është mbret dhe i pavdekshëm)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kartoni i kuq i Bamir Topit

Kartoni i kuq i Bamir Topit

November 1, 2026
“100 mijë lekë për kokë”! Balla akuzon PD për financimin e protestuesve: Berisha tentoi të digjte selinë e PS

“Nuk qëllohet mbi Policinë, or trim”, Balla nxjerr videon nga protesta: Asnjë veprim i paligjshëm nuk do të mbetet pa vendosur autorin para ligjit!

November 1, 2026
Atentati me eksploziv ndaj Beqir Devollit, ja rolet e 4 autorëve të dyshuar të vrasjes

Atentati me eksploziv ndaj Beqir Devollit, ja rolet e 4 autorëve të dyshuar të vrasjes

November 1, 2026
Aksident i rëndë në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë/ Përplasen tre makina, një person përfundon në spital

Aksident i rëndë në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë/ Përplasen tre makina, një person përfundon në spital

November 1, 2026
Bullgaria vendos mes Moskës dhe Brukselit, Yliana Yotova fiton garën presidenciale, ja rezultatet nga sondazhet

Bullgaria vendos mes Moskës dhe Brukselit, Yliana Yotova fiton garën presidenciale, ja rezultatet nga sondazhet

November 1, 2026
Negociatat për Hormuzin, Irani pret përgjigjen e SHBA-së dhe kërcënon me sulme ndaj anijeve luftarake amerikane

Negociatat për Hormuzin, Irani pret përgjigjen e SHBA-së dhe kërcënon me sulme ndaj anijeve luftarake amerikane

November 1, 2026
“Opozita peng e Berishës”- Rexhaj: Rama kërkon të instalojë mekanizmin e ‘llogaridhënies qytetare’, fokusi te komunikimi me njerëzit!

Rexhaj: Në Serbi e majta dhe e djathta bashkohen për një kauzë, në Shqipëri ndodh e kundërta

November 1, 2026
Popullor, pa popull fare

Popullor, pa popull fare

November 1, 2026
Alarmi i ekspertit: Mielli për ëmbëlsira përdoret për bukë, ndërsa buka e zezë ngjyroset

Alarmi i ekspertit: Mielli për ëmbëlsira përdoret për bukë, ndërsa buka e zezë ngjyroset

November 1, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Pushtetit i afrohen ata që nuk e meritojnë!

November 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In