• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

GRAFIKU/ Emigrantët shqiptarë sjellin më shumë para në vend

by Java News
12/12/2018 09:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Të ardhurat që emigrantët kanë sjellë tek të afërmit e tyre në 9 muajt e këtij viti arritën në 501 milionë euro, sipas statistikave të fundit të Bankës së Shqipërisë. Në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, është shënuar një rritje prej 7.9%.

Në tremujorin e tretë të vitit, që përkon me periudhën sezonale kur emigrantët kthehen në shtëpitë e tyre për pushime, ata sollën në vend rreth 170 milionë euro, me një  2.3 % në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Të dhëna të tjera të Bankës së Shqipërisë bënë të ditur se në të njëjtën periudhë u konstatua dhe një rritje e ndjeshme e depozitave në valutë, teksa një pjesë e kursimeve janë depozituar në bankat në Shqipëri. Në dy muajt gusht-shtator, stoku i kursimeve në valutë, ku mbizotëron euro, u rrit me 17 miliardë lekë, ose rreth 134 milionë euro.

Remitancat kanë qenë një burim i rëndësishëm i hyrjes së valutës që pas viteve ‘90, duke financuar kryesisht konsumin e familjeve të varfra, pas 2008-s ato hynë në një cikël rënës, duke reflektuar dobësimin e lidhjeve me familjet në Shqipëri, që normalisht fillon e ndodh pas një periudhë 10-15-vjeçare (emigrantët krijojnë familjet e tyre dhe dërgojnë më pak para tek të afërmit në Shqipëri). Kriza e shteteve fqinjë, sidomos në Greqi, ishte një tjetër faktor që ndikoi në këtë tendencë.

Pasi arritën nivelin e tyre më të ulët në 2013-n, prurjet e emigrantëve janë rigjallëruar sërish vitet e fundit, duke reflektuar rikthimin e ciklit të emigracionit. Në vitin 2015 u shënua një rekord i kërkesave për azil në BE, me mbi 66 mijë persona, për t’u përgjysmuar më pas në vitet në vijim. Në total, nga 2013-2017 ka pasur mbi 140 mijë aplikime për azilant në vendet e BE-së, sipas të dhënave që janë bërë publike nga Eurostat.

Një pjesë e madhe e tyre arritën të qëndronin, duke filluar gradualisht punë dhe duke dërguar para në shtëpi. Vlerësohet se ata duan një periudhë rreth 2-vjeçare për t’u integruar dhe për të filluar një punë dhe më pas fillojnë e ndihmojnë të afërmit.(Monitor)/a.meta

Next Post
Tahiri nis betejën, nis belbëzimi për Ramën, Berishën e Metën

Hafijet e Saliut, Metës e Monikës, janë hedhur si të tërbuar të degradojnë lëvizjen studentore

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipëria hyn në 15 itineraret e rrugëve më të bukura për biçikleta në botë

Shqipëria hyn në 15 itineraret e rrugëve më të bukura për biçikleta në botë

September 15, 2026
13 gabimet e Zelenskyt!

Kur shahet Zeqineja në Tiranë, por të çan prifti në Korçë

September 15, 2026
Ndahet nga jeta ish-deputetja e Kosovës, Flora Brovina

Ndahet nga jeta ish-deputetja e Kosovës, Flora Brovina

September 15, 2026
“Secili pushtet në vendin e vet”, Gogu: Kuvendi humbi afatin, por zgjidhja për pagat bëhet me ligj

“Secili pushtet në vendin e vet”, Gogu: Kuvendi humbi afatin, por zgjidhja për pagat bëhet me ligj

September 15, 2026
SPAK përfundon parashtrimet në gjyqin paraprak ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit

Në qeli prej 2024-ës, lihet në burg ish-presidenti Meta

September 15, 2026
“KLP nuk është mbledhur kurrë”, avokati i Veliajt: Po anashkalohen procedurat për të legjitimuar Dadon

Vendimi për Veliajn/ Avokati: Do përdorim çdo mjet juridik, nuk mund ta mundin politikisht përmes ‘lawfare’-it

September 15, 2026
Bardhi ‘sfidon’ mazhorancën: 2.2 mln lekë të vjetra çon në shtëpi një gjyqtar

Bardhi ‘sfidon’ mazhorancën: 2.2 mln lekë të vjetra çon në shtëpi një gjyqtar

September 15, 2026
VIDEO/ Momenti kur Veliaj del nga salla e gjyqit dhe përshëndet të pranishmit në seancë

GJL vendosi 3-0 ndaj Erion Veliajt/ Ja çfarë thoshte një vit më parë për këtë masë…

September 15, 2026
Rama në Napoli, vizitë në Katedrën e Gjuhës Shqipe pranë Universitetit “L’Orientale”

Rama në Napoli, vizitë në Katedrën e Gjuhës Shqipe pranë Universitetit “L’Orientale”

September 15, 2026
UEFA Nations League/ Biletat për dy ndeshjet e Kombëtares tani shiten edhe fizikisht pranë stadiumit “Air Albania”!

UEFA Nations League/ Biletat për dy ndeshjet e Kombëtares tani shiten edhe fizikisht pranë stadiumit “Air Albania”!

September 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com