• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, June 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gracka ku ra gazetari Fevziu

by Bajram Peçi
08/02/2021 20:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Bajram Peçi

Të sigurtë se do shante e shfrynte kundër Edi Ramës, u ftua në “Opinion” të rrëfehej z. Fatos Nano. Mund të ketë qenë ideja e vetë Fevziut, në rolin e moderatorit, për ta patur në studio, si figurë e njohur e të djathtës në gazetari, por me shumë gjasa mund edhe të jetë nxitur nga “shefat”, që “Tosi” t’u jepte një dorë për zgjedhjet.
Formati, që aplikohet nga televizionet inflacioniste shqiptare deri në pështirosje, është “Opinion”-i, i thënë ndryshe me plot gjetje emrash, që s’kanë lidhje me shqipen.

Kush i sheh, bëhet dëshmitar i vjelljeve, pështyrjeve, lumit të sharjeve dhe mungesës së kulturës e respektit të ndërsjelltë mes bashkëbiseduesve. Në kokat e turbullta s’mund të ketë vend për mendime e opinione. Duke e patur këtë mendim prej kohësh, s’bën vaki të kem humbur kohën, duke parë ndonjë prej tyre te Klani, Top-i, Vizion Plus-i e plot të tjera. Që Fatos Nano kish dalë në një intervistë të gjatë te Klani, u njoha të nesërmen nga zhurma e shtypit online, (pashë dhe regjistrimin) e shoqërur kjo me një luzmë të paprecedente grenxash që i vërsulen një personi, që tashmë nuk ka pushtet, është pothuaj i fshehur publikisht dhe s’mund ta marrësh seriozisht si kundërshtar.

Komentet që pasuan treguan se ish kryeministri i Shqipërisë, ish i dënuari politik, nuk kish rreshtur së ju çjerrur maskën e demokratit, patriotit dhe moralistit, Sali Berishës dhe Ilir Metës. Për më tepër, asnjë sharje për Edi Ramën, përkundrazi! Dhe, “O Perëndi…”, asnjë përmëndje emri për Luzim Bashën.

Çdo njeri mund të gabojë dhe nga ky rregull nuk ka pse përjashton veten Fevziu.

Mirëpo gabimi ka sjellë pasoja! Opinioni i intervistuesit i bëri më shumë dëm Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim, nga sa mund ta parashikonte opozita e bashkuar. Ftuesi (ftuesit), duke i njohur bindjet e Nanos dhe besnikërinë për t’i mbrojtur ato, ja sollën opinionit publik në mënyrë që ai të përsëriste se si e gjeti në Paris Ramën “me thonj të pa prerë”, se si ja mori partinë e sa keq e ka drejtuar, etj. Ndoshta prisnin që ta cilësonte Ramën si të pa aftë e që drejton qeverisjen në mënyrë empirike, e të tjera, e të tjera!

Por nuk ndodhi kështu! Në një emision të drejtëpërdrejtë e ke të vështirë të ndryshosh rrymën e aq më pak pyetjet. Po ta dinte Fevziu se si do fliste Nano, besoj se ai sdo ta lejonte të shkelte te studio e tij. Po ja që ndodhi dhe me siguri, më pas, Fevziu dhe yshtësit se kanë dashtë veten.

Nanos i ka mjaftuar sa të fusë këmbët në një televizion kombëtar, ku mungon prej një kohe të gjatë. Ai e njeh veten, njeh dhe kë ka përballë. Kaq i ka mjaftuar për t’u kredhur e futur mjeshtërisht në vorbullat intelektuale të gojtarisë së tij për t’u përgatitur grackën, ku Fevziu ra për të mos dalë më, deri kur “Opinioni” ka mbaruar.
Ka pasuar më tej luzma e sharjeve dhe fyrjeve për Nanon. Dikush u mor me pamjen e tij, me mjekrën e flokët; të tjerë i kujtuan përmes shkrimeve mëkatet e kultivuara, më së shumti të stisura. Kënaqësia e dikurshme e Nanos për ndonjë gotë xhin e cigare kamel nuk u la pas dore. U mjaftonte për ta quajtur pijanec. Dhe e gjykonin të tillë, kush do thoni ju? Kryepijanecët e mediave; ata që shumicën e kohës i gjen klubeve, vëndi ku lënë më së shumti takimet e punës e që bar-kafen e kanë në vlerën e jo më pak se të institucionit.

Për dikë tjetër ai është sharlatani, është kumarxhiu, është vjedhësi, është…e kush nuk është? Qënka blerë, është paguar, i bën hyzmet ambicjes për të marrë postin e presidentit. Ky qënka shkaku që i krehu bishtin kryeministrit dhe kryetarit të partisë në pushtet. Prisni se do ketë ende akoma për t’u thënë!

Për opozitën, Nano do kish vlerë nëse do shante Edi Ramën dhe mundësisht të fliste ndonjë fjalë të mirë për Lulzimn, gjë që se bëri. Si ish kundërshtar i Ramës (se i tillë njihej në opinion) ai do ta kish ndihmuar, besa, shumë partinë në opozitë po të damkoste Edin. Vlera e Nanos e shqyrtuar në masën e saj, do kish tjetër kuptim nga sa shkruan për të, nëse drejtimi i rrjedhës në “Opinion” do shkonte kundër Edi Ramës dhe pro Berishës e Metës.
Një mëndje më thotë se e zgjodhën Nanon si kufomë politike. Po si mundesh vallë t’i imponosh vullnetin një njeriu e ta bësh atë të harrojë, që njëri prej tyre e futi në burg padrejtësisht dhe tjetri, pasi mori prej tij poste e pushtet pa pasur dhunti, dije e përvojë, përçau të majtën dhe themeloi një parti, që prej më një dhjetvjeçari është shndërruar në kancer për jetën politike shqiptare?

Nëse Nano, duke u ftuar në “Opinion”, është parë si kufomë politike, Fevziu duhet parë si dikur prifti i burgut, ku i dënuari me vdekje bënte rrëfimin e fundit, pëndesën. Prifti-moderator, këtë radhë pa ngjyrime emocionale, dëgjoi rrëfimin e subjektit te punës-Nanos, i dha “bekimin” dhe me aftësinë e tij të njohur për të mësuar, mundi vetveten. Sa për opozitën, urrejtja e shtuar pas “Opininit” për këtë figurë politike, u lexohet në fytyrë këtu e përtej./a.p

Next Post
Bill Gates: Gati një vaksinë e personalizuar për kancerin

Bill Gates: Gati një vaksinë e personalizuar për kancerin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

3-P, Presidenti vs protestë

June 13, 2026
Çezari dikur ishte perandor, sot është sallatë

Çezari dikur ishte perandor, sot është sallatë

June 13, 2026
Ngriti “shtëpi bari” në mes të fshatit, arrestohet shqiptari! Sistem modern kultivimi me panele diellore, aspiratorë dhe…

Ngriti “shtëpi bari” në mes të fshatit, arrestohet shqiptari! Sistem modern kultivimi me panele diellore, aspiratorë dhe…

June 13, 2026
“Altin Dumanit t’i jepet edhe një mandat”/ Aktivisti thirrje nga protesta: SPAK të nisë arrestimet e politikanëve të korruptuar

“Altin Dumanit t’i jepet edhe një mandat”/ Aktivisti thirrje nga protesta: SPAK të nisë arrestimet e politikanëve të korruptuar

June 13, 2026
Këta nuk janë ‘aristokratë’, janë thjeshtë të paudhë

Axhenda anti-Trump, Berisha në ‘liridalje’ dhe ambasadori i ri i SHBA

June 13, 2026
Trafikonin kokainë në Europë, Belgjika kërkon pesë vite burg për grupin kriminal shqiptar

Trafikonin kokainë në Europë, Belgjika kërkon pesë vite burg për grupin kriminal shqiptar

June 13, 2026
Humbi në zgjedhjet parlamentare, Viktor Orban rizgjidhet kryetar i partisë Fidesz në Hungari në një garë pa kandidatë

Humbi në zgjedhjet parlamentare, Viktor Orban rizgjidhet kryetar i partisë Fidesz në Hungari në një garë pa kandidatë

June 13, 2026
Përdori rrugën dytësore për të shmangur trafikun e Shëngjinit, autobusi i agjencisë turistike përfundon në kanal

Përdori rrugën dytësore për të shmangur trafikun e Shëngjinit, autobusi i agjencisë turistike përfundon në kanal

June 13, 2026
“Jam këtu për fëmijët tanë”, mamaja e Martin Canit nga protesta: Duam siguri, e çova djalin në shkollë dhe nuk m’u kthye më

“Jam këtu për fëmijët tanë”, mamaja e Martin Canit nga protesta: Duam siguri, e çova djalin në shkollë dhe nuk m’u kthye më

June 13, 2026
Shqipëria, xholi i mediave ndërkombëtare anti-Trump?

Shqipëria, xholi i mediave ndërkombëtare anti-Trump?

June 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In