• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Bill Gates: Gati një vaksinë e personalizuar për kancerin

by Ardit Rada
08/02/2021 20:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një vaksinë që lufton kancerin. Mund të duket vite dritë larg, por ka nisur të bëhet realitet. Filantropi Bill Gates, i angazhuar prej kohësh në çështjet e shëndetit publik botëror, thotë se shkencëtarët janë në prag të komercializimit të vaksinës së parë të personalizuar të kancerit.

“Nëse funksionon siç shpresohet, vaksina, e cila e bën sistemin imunitar të një personi të identifikojë çdo tumor nga mutacionet e tij unike, mund t’u japë fund në mënyrë efektive shumë llojeve të kancerit”, shkruan ai në MIT Technology Review.

Përpjekja për një vaksinë të tillë ka nisur që në vitin 2008, kur gjenetistët publikuan sekuencën e gjenomit të qelizës tumorale. Që nga ai moment, studiuesit nisën krahasimin e mutacioneve në qeliza të ndryshme tumorale dhe zbuluan se shumica e tumoreve kanë mutacione unike vetëm për atë tumor – të njëjtat mutacione nuk shfaqen në qelizat e tumoreve të tjerë ose në qelizat e shëndetshme.

Sipas Gates, disa kompani tani po punojnë për të krijuar dhe testuar vaksina të kancerit që përmbajnë kopje të mutacioneve qelizore të një tumori specifik. Ideja është që vaksina mund të detyrojë sistemin imunitar të një personi të gjejë dhe shkatërrojë çdo qelizë që përmban mutacionet e gjetura brenda tumorit të tyre specifik.

Kjo do të bëjë që imuniteti natyral i secilit të shkatërrojë në mënyrë selektive vetëm qelizat tumorale. Kjo, ndryshe nga terapitë e deritanishme, do të thotë që të mos preken qelizat e shëndetshme. Për më tepër, qelizat immune do të jenë vigjilente në zbulimin e qelizave të kancerit që mund të rikthehen pas trajtimit.

Vonesat vdekjeprurëse

Duke qenë se kanceri vret miliona njerëz çdo vit, vaksinat e personalizuara të kancerit do të ishin një risi e jashtëzakonshme. Në këtë pikë, ajo që e ngushton spektrin është kostoja dhe shpejtësia e prodhimit të numrit të nevojshëm të vaksinave.

“Rikrijimi i vaksinës përfshin kryerjen e një biopsie në tumorin e pacientit, sekuencimin dhe analizimin e ADN-së së tij dhe dërgimin e këtij informacioni në vendin e prodhimit,” shkroi Gates. “Pasi të prodhohet, vaksina duhet të dorëzohet menjëherë në spital; vonesat mund të jenë vdekjeprurëse”./a.p

Next Post
Horoskopi sipas Paolo Fox: Ja shenjat më me fat për javën e dytë të Shkurtit

Horoskopi sipas Paolo Fox: Ja shenjat më me fat për javën e dytë të Shkurtit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

A janë larguar fotografia e Rugovës dhe Deklarata e Pavarësisë nga zyra? Flet Presidenca

A janë larguar fotografia e Rugovës dhe Deklarata e Pavarësisë nga zyra? Flet Presidenca

November 10, 2026
Moti për sot me kthjellime dhe alternime vranësirash

Moti për sot me kthjellime dhe alternime vranësirash

November 10, 2026
ADN-ja në shishe tradhton shqiptarin në Angli, dënohet për 9 grabitje me mbi 500 mijë paund

ADN-ja në shishe tradhton shqiptarin në Angli, dënohet për 9 grabitje me mbi 500 mijë paund

November 10, 2026
Nga sot 40% më pak autobusë në Tiranë, shkak çmimi i naftës

Transporti publik kërkon TVSH 6%, paralajmëron rritjen e çmimit të biletës nga 1 janari

November 10, 2026
Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

November 9, 2026
Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

November 9, 2026
“Prej 30 vitesh s’biem dakord”, Agron Duka: Të këtë një kod të ri zgjedhor, se lamë kokrrën e namit

Duka: Ky është sistemi më i dobët zgjedhor që kemi parë

November 9, 2026
“Dënimet shkojnë deri në burg përjetë”- Avokati Petraj: SPAK të nisë hetimet për protestat, jemi përballë “Nenit 221” të kryengritjes!

Petraj: Si protesta e Flamingove dhe ajo e studentëve nuk funksionojnë pa PD

November 9, 2026
Mediat greke zbulojnë të kaluarën kriminale të Robert Dukës, i dyshuar për 28 grabitje bankash në Greqi

DETAJE / Robert Duka i ka lënë në kazino paratë e grabitura në banka, u dha shokëve nga 3 mijë euro

November 9, 2026
Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In