• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Grabitjet online kthehen në fenomen, si i vodhën 4 mijë euro biznesmenit

by A R
17/08/2017 07:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një kompani e prodhimit dhe përpunimit të letrës ushqimore ka rënë pre e një mashtrimi kompjuterik, që i ka shkaktuar një dëm prej 4 mijë eurosh, shkruan “Panorama”.

Ngjarja është denoncuar pasditen e së hënës nga administratori i këtij biznesi, shtetasi me iniciale E.M., 40 vjeç. Ai ka deklaruar se pagesën online e ka kryer më datë 1 gusht, por mëngjesin e dy ditëve më parë, pasi ka kontaktuar me kompaninë ku supozohej të kishin mbërritur paratë, ka kuptuar se 4 mijë eurot nuk kishin mbërritur në destinacion.

Burimet thanë se administratori i kompanisë ka shpjeguar se paratë i ka derdhur në një numër llogarie me qëllim për të blerë letër jashtë vendit, në një kompani ku kishte kryer blerje edhe më parë.

Por, pas verifikimeve ka rezultuar se adresa e email-it, me anë të të cilës ishte nisur numri fiktiv i llogarisë, nuk ishte ajo e mëparshmja, por e ngjashme me të. Sapo ka vënë re ndryshimin i është drejtuar Policisë, por pasi ishin zhdukur paratë me të cilat do të kryhej blerja e letrës.

Policia tha se oficerët e Seksionit për Krimet Kompjuterike kanë nisur menjëherë hetimet për identifikimin e personave që kanë kryer mashtrimin kompjuterik. Nga verifikimet paraprake dyshohet se ndërhyrja është kryer nga Çekia, megjithatë ende nuk është zbuluar me saktësi serveri nga ku është nisur email-i me numër llogarie në adresën e kompanisë së prodhimit e përpunimit të letrës.

“Shtetasi E.M., 40 vjeç, banues në Tiranë, administrator i një kompanie përpunimi dhe prodhimi letre ushqimore, kallëzon se, nëpërmjet një adresë email-i false, të përafërt me adresën e një firme ku blinte letër jashtë shtetit, i kanë dërguar një numër llogarie, në të cilën më datë 1 gusht ka depozituar një sasi eurosh. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 143/b i Kodit Penal”, tha dje Policia.

Një rast i ngjashëm u denoncua në Policinë e Tiranës edhe disa ditë më parë dhe hetimet i çuan oficerët e Policisë drejt Çekisë. Por mësohet se edhe gjatë muajit të kaluar ka pasur disa mashtrime të tilla kompjuterike, që kryesisht kryhen nga serverë jashtë kufijve të Shqipërisë. Deri tani ende nuk është arritur të ndalohet asnjë prej autorëve të dyshuar, disa prej të cilëve janë identifikuar nga Policia./Panorama

Next Post
320 vende të lira, ja sesi duket parkingu i Bulevardit të Ri (VIDEO)

Milionerët e drejtësisë, prokurori me 32 apartamente e dyqane, ja më të pasurit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ibrahimaj: Shqipëria mes vendeve lider në Ballkan për mbështetjen ndaj SME-ve, sipas raportit të OECD-së

“Qytetarët do të informohen”- Ministrja Ibrahimaj: Prokurimet publike do të gjurmohen nga fondi, deri te fiskalizimi!

October 7, 2026
Liga e Kombeve, Shqipëria në vazon e parë. Kundërshtarët e mundshëm

Pas tre fitoreve në Ligën e Kombeve, Shqipëria ngjitet një vend në renditjen e FIFA-s! Edhe Kosova thyen rekordin e vetes

October 7, 2026
Revolta e Berishës, a po përsëritet 30 qershori i 2019-s?

Revolta e Berishës, a po përsëritet 30 qershori i 2019-s?

October 7, 2026
I dedikoi jetën arkitekturës dhe formësoi brezash studentësh, ndahet nga jeta pedagogu i njohur!

I dedikoi jetën arkitekturës dhe formësoi brezash studentësh, ndahet nga jeta pedagogu i njohur!

October 7, 2026
Lëvizje befasuese në Turqi, kryebashkiaku i Izmirit braktis opozitën dhe i bashkohet Erdoganit!

Lëvizje befasuese në Turqi, kryebashkiaku i Izmirit braktis opozitën dhe i bashkohet Erdoganit!

October 7, 2026
“Skemë për të ndihmuar biznesin e vogël”- Programi “Dyfisho sipërmarrjen tënde”, Rama: Rreth 400 subjekte janë në proces, qëllimi që të jemi konkurrues

“Skemë për të ndihmuar biznesin e vogël”- Programi “Dyfisho sipërmarrjen tënde”, Rama: Rreth 400 subjekte janë në proces, qëllimi që të jemi konkurrues

October 7, 2026
Dyshohet se është larguar drejt Shqipërisë: Autoritetet greke në kërkim të Alket Rizait pas thyerjes së lejes nga burgu

U arratis pas lejes nga burgu në Greqi, ja ku dyshohet se po fshihet ‘i forti’ Alket Rizai! Përdori fenelina policie për…

October 7, 2026
‘Flamengo’ vishet me Prada!

Pse u mblodhëm në Prishtinë vetëm ‘ne të barkut të Shën Mërisë’?

October 7, 2026
Tërhiq e mos e këput…

Tërhiq e mos e këput…

October 7, 2026
VIDEO/ Mungon dakordësia në BE për mbylljen e “Kapitullit 20”? Ibrahimaj: I kemi përmbushur detyrimet!

VIDEO/ Mungon dakordësia në BE për mbylljen e “Kapitullit 20”? Ibrahimaj: I kemi përmbushur detyrimet!

October 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com