• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Grabitjet në banka, Policia: Nuk jemi direkt përgjegjëse

by A R
11/08/2016 21:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Drejtori i Përgjithshëm për Rendin dhe Sigurinë, Altin Qato në studion e lajmeve në Ora News po flet për rendin dhe sigurinë në Vend.

Një problematikë e shpeshtë kriminale këto muajt e fundit janë vjedhjet dhe grabitjet spektakolare. Janë të paktën 4 vjedhje në paratë e bankave, për të cilët autorët kanë ikur pa u identifikuar. Vjedhja në Rinas shënoi një ngjarje të rëndë për veprimtarinë policore. A duhet që dikush në Policinë e Shtetit duhet të mbajë përgjegjësi?

Qato: Policia është e aagazhuar për të luftuar çdo aktivitet kriminal. Shifrat janë pozitive. Janë 9% më pak vepra penale të ndodhura në terrotirin e vendit, kemi një zbulueshmëri më të larte 3%. Siguria është në parametra më të mira.

Ka pasur disa ngjarje të rënda, policia ndjen përgjegjësinë për të parandaluar, por këto kanë ardhur si pasojë e defekteve që kanë shumë instucioneve të tjera të cilat janë përgjegjëse drejtpërdrejt për rritjen e sigurisë. Pra siç janë rastet e bankave. Nuk është policia drejtpërdrejt përgjegjëse. Nëse masat do të ishin të plota në institucionet e tjera, këto gjera mund të ishin evituar. Ne prej kohësh, kemi prezantuar në Parlament ligjin për masat shtesë të sigurisë. Nëse ky ligj do të ishte miratuar shumë nga ato ngjarje nuk do të kishin ndodhur. Në këtë ligj u keqkuptua dhe keqintepretua nga aktorë të ndryshëm. Nuk është se i hiqet privatësia qytetarëv, por policia ka mundësi që të gjitha këto objekte që kanë risk, policia ka mundësi të ketë ndikim për tu sugjeruar masa shtesë.

Kemi rastin e fundit të një bankë n ëish bllok,  e cila ndan kufirn me një subjekt tjetër, tek mur. Nëse do ishte ky ligj policia nuk do ta kishte çertifikuar këtë aktivitet.

Qato:  Në Rinas policia nuk kishte akses për të kontrolluar

Qato: Në Rinas policia nuk kishte akses për të hyrë brenda dhe jo më të kontrollonte. Dhe kur ndodhin ngjarje brenda territorit atëhere i kërkohet policisë për të zbuluar, por policia duhet të ketë akses më parë për të sugjeruar masat.

Ne kemi një database të objekteve, subjekteve që kanë risk të rrezikut dhe ne jemi në gjendje që shumë shpejt ti prezantojmë masa që nuk do kenë kosto, por do evitojnë ngjarje të rënda kriminale.

Si mund të parandalohen këto vepram?

Qato: Policia ka marrë masat kryesisht në këto territore. Ka një bashkëpunim të plotë edhe me kompanitë private të sigurisë fizike të cilat…bankat ose institucionet financiare lidhin kontrata për të siguruar. Ka bashkëpunime edhe me Bankën e Shtetit. Ka disa elementë që nëse do të ketë rakordim të mirë të të gjitha strukturave këto ngjarje eleminohen.

Po me kompnitë private të sigurimit, a ka një raport korrekt?

Qato: Me këto kompanitë private ne kemi deleguar kompetenca të sigurisë, këto i ka marrë nëpërmjet ligjit. Policia i çertifikon dhe i kontrollon ato. Ne shpesh herë i kontrollojmë në mënyrë të vazhdueshme dhe ndërhyjmë dhe i konstatojmë nëse ka shkelje dhe në cdo rast kur ndodh ngjarje që kanë përgjegjësi ne analizojmë dhe sugjerojmë masat tona. Pas këtyre ngjarjeve ne kemi krijuar një bashkëpunim më të ngushtë. Shkëmbejmë informacion dhe i kërkojmë informacion që më parë nuk kanë qenë shumë të nevojshme, me idenë që policia të jetë prezente, edhe pse nuk është drejtpërdrejt prezente me sigurinë të jetë prezente me informacion, nëpërmjet shërbimeve në terren. Në përgjithësi kur transportohen vlera monetare të larta këto kompani kanë detyrim të njoftojnë policinë para se të lëvizin në territor me idenë që ne t’ua përcjellim shërbimeve tona në kaset rrugore që këto kalojnë për të marrë masa të trafikut, por edhe për të mbikqyrur gjatë lëvizjes.

Qato: Kemi bashkëpunim me SHISH dhe Prokurorinë

Qato: Nëse do të kishte ne do ti kishim goditur. Nuk kemi informacione të tilla. Policia ka bashkëpunim me Prokurorinë me SHISH, ku ne ndajmë dhe shkëmbejmë informacione, kemi bashkëpunim me ndërkombëtarët. Pra kemi qenë bashkëpunues.

Jemi në kulmin e sezonit turistik, cfarë masash ka marrë policia dhe po ju rezultojnë efikase?

Qato: Policia ka hartuar një program të vecantë për rritjen e parametrave në zonat e plazhit. Masat kanë rezultuar efikase, kemi aktivizuar forcat e 10 komisaraiteve, të kufirit për të rritur sigurinë në vend. Ka pasur një fluks të madh pushuesish në plazhet e vendit tonë.

Janë 3 mln e 100 mije pushues që kane qene ne vendin tone. Janë 600 mijë pushues më shumë nga viti i kaluar.

Next Post

A e keni parë Olta Gixharin të dehur në jaht? (Foto)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dita e sotme me diell në të gjithë territorin, ulen temperaturat

Moti për sot me kthjellime dhe vranësira mesatare, ngrica në disa prej akseve rrugore

February 18, 2026
“Zëvendësi im u bë ambasador në Serbi”, Walker: Ai koordinohej me Beogradin, kam patur probleme me të

“Zëvendësi im u bë ambasador në Serbi”, Walker: Ai koordinohej me Beogradin, kam patur probleme me të

February 18, 2026
Zelensky nuk tërhiqet për Donbasin: Nuk është e drejtë që Trump të na bëjë presion neve dhe jo Rusisë

Zelensky nuk tërhiqet për Donbasin: Nuk është e drejtë që Trump të na bëjë presion neve dhe jo Rusisë

February 17, 2026
“Po gjykohet lufta e drejtë e UÇK-së”, Konjufca nga Haga: Tentativë për të barazuar viktimën me regjimin kriminal të Millosheviçit

“Po gjykohet lufta e drejtë e UÇK-së”, Konjufca nga Haga: Tentativë për të barazuar viktimën me regjimin kriminal të Millosheviçit

February 17, 2026
18-vjetori i Pavarësisë/ Xhufi: Sot në Kosovë ishte festë, por pretenca e Hagës shqetësonte dhe rëndonte shumë

18-vjetori i Pavarësisë/ Xhufi: Sot në Kosovë ishte festë, por pretenca e Hagës shqetësonte dhe rëndonte shumë

February 17, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Pasojat politike të betejës së Edi Ramës me drejtësinë!

February 17, 2026
Kërkoi falje për krimet në Kosovë, flet politikani serb: Jam rrahur për mbi 9 orë nga shërbimet sekrete serbe

Kërkoi falje për krimet në Kosovë, flet politikani serb: Jam rrahur për mbi 9 orë nga shërbimet sekrete serbe

February 17, 2026
Beogradi ‘viktimizohet’ në 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, Petkoviç: Serbët janë populli më i rrezikuar në Europë

Beogradi ‘viktimizohet’ në 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, Petkoviç: Serbët janë populli më i rrezikuar në Europë

February 17, 2026
Ecuria e Shqipërisë në procesin e anëtarësimit në BE, Spiropali mirëpret Komisionin e Punëve të Jashtme të PE

Ecuria e Shqipërisë në procesin e anëtarësimit në BE, Spiropali mirëpret Komisionin e Punëve të Jashtme të PE

February 17, 2026
Dialogu ka dështuar, kërkohet vetëm fajtori

Deklarata e Pavarësisë 18 vjet më parë nuk ishte e njëanshme

February 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In