Persona të maskuar dhe të armatosur kanë grabitur paraditen e së hënës një automjet në një zonë pranë aeroportit të Rinasit.
Sipas policisë nën kërcënimin e armëve grabitësit kanë zbritur nga makina drejtuesin dhe janë larguar me mjetin e tij tip BMW. Dyshohet se makina po transportonte parate e nje Exchange dhe ne te ndodheshin 100 mije euro.
Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe pas dëshmisë së marrë nga drejtuesit i makinës është vënë në kërkim të autorëve të grabitjes.