• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, January 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

GRABITJA/ Skandal, siguria e aeroportit nuk njoftoi furgonin e policisë që gjendej në pistë

by Java News
12/04/2019 08:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Përmasa skandaloze shkeljet e sigurisë nga kompania koncesionare e aeroportit “Nënë Tereza” gjatë grabitjes së ditës së martë. “Shqiptarja.com” mëson se Policia e Shtetit është njoftuar nga TIA me vonesë 5 minuta e 21 sekonda nga momenti i cenimit të rrethimit prej grabitësve. Jo vetëm kaq por ajo qëështë më e rëndë është fakti se gjatë kohës që po zhvillohej grabitja furgoni I policisë ishte në pistën e Rinasit, por nuk u njoftua nga stafi I ICTS nënkontraktorit që përgjigjet për sigurinë.Kështu TIA dhe ICTS nuk kanë njoftuar në kohë Policinë e Shtetit. Kjo e përsëritur edhe nga rasti i ngjarjes së vitit 2016, ku gjithashtu njoftimet kanë ndodhur me vonesë.

Nga ajo që mëson “Shqiptarja.com” operatorët e TIA kanë njoftuar shefin e komisariatit Rinas në orën 15:02’51”, pra plot 5 minuta e 21 sekonda nga momenti i cenimit të rrethimit që ndodhi në 14:57’30”, pra faktikisht kur autorët kishin dalë nga perimetri. ICTS ka njoftuar Sallën Operative të Policisë në orën 15:04’00”, pra plot 6 minuta e 30 sekonda nga cenimi i rrethimit (14:57’30”) dhe rreth 2 minuta me vonesë nga largimi i autorëve nga perimetri. TIA ka njoftuar AAC për ngjarjen në orën 15:30, rreth 30 minuta pasi ka ndodhur ngjarja. Por më e rëndë akoma është fakti se punonjësit e ICTS nuk kanë njoftuar furgonin e Policisë së Shtetit që gjendej në pistë në momentin e ngjarjes. Madje me pas kur një patrullë e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë ka ndërhyrë menjëherë sapo ka marë njoftimin nga “ICTS Albania” dhe komisariati i Rinasit, por është penguar nga vetë stafi i “ICTS Albania”, pasi dera ku është kërkuar të futej policia, nuk hapej.

5 milionë euro
Shuma e saktë që është grabitur nga grupi i Admir Murataj në aeroportin e Rinasit, është diku tek 5 milionë euro. Kjo shifër është konfirmuar për Prokurorinë e Krimeve të Rënda nga tre bankat e nivelit të dytë që veprojnë në Shqipëri. Ndërkohë burime pranë akuzës thanë për “Shqiptarja.com” se shumë shpejt për këtë ngjarje do ketë arrestime, të operatorëve të sallës së monitorimit të kamerave dhe drejtuesve të sigurisë së shoqërisë “ICST Albania”. Sipas akuzës këta persona kanë pasur për detyrë të monitoronin kamerat dhe të njoftonin çdo hyrje të paligjshme në pistë. Por një gjë e tillë nuk e kanë bërë kur kamerat kanë transmetuar filmimin për afrimin e furgonit të grabitësve, hapjen e derës, heqjen e betonit dhe këputjen e kangjave. Sipas prokurorisë nëse do ishte raportuar prezenca e grabitësve në kohë, ka shumë gjasa që grabitja të ishte parandaluar.

Pamjet filmike, ja si hynë grabitësit
Në mesin e ditës, në syrin e kamerave, 5 grabitës kanë mundur të thyejnë sigurinë në aeroportin e “kursyer” në investimet për tu blinduar me siguri. Vijnë me furgon të bardhë me mbishkrimin “Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve” dhe “Hetimi Tatimor”, i cili ecën me shpejtësi. Përballe me një nga dyert hyrëse të aeroportit, e cila është shumë pranë me rrugën kryesore të Rinasit. Grabitësit e rreth 5 milionë eurove, zgjodhën portën prej nga hynë shërbimi zjarrfikës për tu futur në aeroport.Një derë me tela para së cilës ishin vendosur dy barriera betoni.Në një video që “Syri.net” ka publikuar shihen grabitësit teksa zbresin nga furgoni, nxjerrin kavo dhe tërheqin njërën nga barrierat e betonit. Këtë punë e bën Admir Murataj, i cili është me këmishë bojqielli dhe me maskën e tij silikon si tullac.Një tjetër,me kapuç në kokë dhe veshje kamuflazh me një levë të vetme hap portën.

Admir Murataj gjen edhe kohën të heqë kavon nga barriera, dhe të futet bashkë me të në furgon.Video përmbyllet këtu, ndërsa më tej,grabitësit, arrijnë të futen deri në pistën e avionit të linjës Tiranë-Vjenë, mbushur me pasagjerë, tek i cili makinat e blinduara të disa kompanive private kishin nisur të fusnin në pjesën e bagazheve thasët me para të bankave të nivelit të dytë që do të dërgoheshin në Vjenë. Aty përmes disa fotove që Shqiptarja.com i publikoi që ditën e grabitjes, më 9 prill, shihet sërish Admir Murataj që ndryshe nga sa u pa në videon e hyrjes në aeroport, shfaqet me një jelek të njëjtë si të forcave komando.Më tej pasi kanë marrë thasët me para, në një vlerë që mendohet të jetë 5 milionë euro, por ende shifër jo zyrtare, autorët janë larguar sërish me furgon, dhe këtë radhë kanë zgjedhur një tjetër portë, jo atë që hynë. Për nga siguria, është e njëjtë. Hapet mjaft kollaj. Grabitësit shtyjnë me këmbë portën, teksa 4 prej tyre kanë dalë jashtë furgonit.

Ajo që bie në sy në një video të daljes nga aeroporti që publikon Gazeta Shqiptare, është fakti se për herë të parë del numri i saktë i grabitësve, 5. Tre persona shfaqen tek porta duke e shtyrë për ta hapur, një i katërt i armatosur rri jashtë furgonit shumë pranë derës, ndërsa në një moment kur dera hapet furgoni lëviz menjëherë ende pa hipur të gjithë çka lë të shihet qartë se shoferi është grabitësi i pestë.Vetëm pasi kanë dalë nga aeroporti në furgonin e mbushur me armatime të rënda dhe thasët me para, grabitësve u është vënë në ndjekje një patrullë e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë ku gjatë një shkëmbimi zjarri rreth 2 km larg aeroportit, mbeti i vrarë Admir Murataj.Siç u pa edhe në videot e hyrjes dhe daljes nga aeroporti, ai ishte i ulur pasagjer në vendin e parë, aty ku në furgon ka mbetur edhe një shenjë plumbi në xhamin e parë, që dyshohet të ketë depërtuar nga pjesa e xhamave të pasmë të furgonit gjatë shkëmbimit të zjarrit nga policia që i ndiqte.

Gabimet e sigurisë së aeroportit
o       TIA dhe ICTS nuk kanë njoftuar në kohë Policinë e Shtetit. Kjo e përsëritur edhe nga rasti i ngjarjes së vitit 2016, ku gjithashtu njoftimet kanë ndodhur me vonesë.

o       ODM i TIA ka njoftuar shefin e komisariatit Rinas në orën 15:02’51”, pra plot 5 minuta e 21 sekonda nga momenti i cenimit të rrethimit(14:57’30”), pasi në fakt autorët kishin dalë nga perimetri.
o       ICTS ka njoftuar Sallën Operative të Policisë në orën 15:04’00”, pra plot 6 minuta e 30 sekonda nga cenimi i rrethimit (14:57’30”) dhe rreth 2 minuta me vonesë nga largimi i autorëve nga perimetri.
o       TIA ka njoftuar AAC për ngjarjen në orën 15:30, rreth 30 minuta pasi ka ndodhur ngjarja.
o       ICTS ka dështuar të njoftojë furgonin e Policisë së Shtetit që gjendej në pistë në momentin e ngjarjes.
o       ICTS nuk ka lejuar FNSH të futet në pistë, pasi është konstatuar grabitja.

Next Post
“Shqipëria mbetet vendi me punësimin më të madh në rajon”

Shqipëria me kosto 10 herë më të ulët të punës në krahasim me mesataren e BE

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kryeministri i Groenlandës i drejtohet Trump: Nuk mund ta marrësh vendin tonë vetëm sepse e dëshiron!

Kryeministri i Groenlandës i drejtohet Trump: Nuk mund ta marrësh vendin tonë vetëm sepse e dëshiron!

January 6, 2026
Përmbytjet në Kurbin/ Gjekmarkaj: Institucionet kanë dështuar totalisht, familje të tëra janë bllokuar

Përmbytjet në Kurbin/ Gjekmarkaj: Institucionet kanë dështuar totalisht, familje të tëra janë bllokuar

January 6, 2026
Prokurori italian rrëzon mitin: Karakas nuk dominon tregun e drogës

Prokurori italian rrëzon mitin: Karakas nuk dominon tregun e drogës

January 6, 2026
Ambasadori Gonzato takim me kreun e ri të SPAK: Të vijojë lufta kundër krimit dhe korrupsionit

Ambasadori Gonzato takim me kreun e ri të SPAK: Të vijojë lufta kundër krimit dhe korrupsionit

January 6, 2026
Historia e panjohur e Kardinal Ernest Troshanit

Historia e panjohur e Kardinal Ernest Troshanit

January 6, 2026
Përmbytjet në Durrës/ Situatë e rëndë nga moti i keq, uji hyn brenda shtëpisë! (PAMJET)

Përmbytjet në Durrës/ Situatë e rëndë nga moti i keq, uji hyn brenda shtëpisë! (PAMJET)

January 6, 2026
Berisha kritikon qeverinë për përmbytjen: Durrësi i betonit apo i Gjushit dhe Ramaduros…

“Berisha, pengesë për bashkimin e PD”/ Analisti: Skandalet janë të mëdha!

January 6, 2026
Moti i keq, vijon situata problematike në Kurbin/ Dëme në disa biznese, aksi Mamurras-Laç prej 2 orësh i bllokuar

Moti i keq, vijon situata problematike në Kurbin/ Dëme në disa biznese, aksi Mamurras-Laç prej 2 orësh i bllokuar

January 6, 2026
Moti i keq dhe përmbytjet në Durrës/ “Desh m’u mbyt fëmija’, nëna flet për ngjarjen: E dërgova te fisi që të kujdeset për të. Nuk na strehuan

Moti i keq dhe përmbytjet në Durrës/ “Desh m’u mbyt fëmija’, nëna flet për ngjarjen: E dërgova te fisi që të kujdeset për të. Nuk na strehuan

January 6, 2026
Detaje të tjera nga dhuna në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”! Mjeku kundërshtoi e kapi për fyti dhe e ofendoi kryeinfermieren pas…

Detaje të tjera nga dhuna në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”! Mjeku kundërshtoi e kapi për fyti dhe e ofendoi kryeinfermieren pas…

January 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In