• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shqipëria me kosto 10 herë më të ulët të punës në krahasim me mesataren e BE

by Java News
12/04/2019 08:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një kompanie në Shqipëri, një orë pune i kushton mesatarisht 2.5 euro, sipas INSTAT. Krahasuar me mesataren e Bashkimit Europian, kostoja e punës në Shqipëri kushton 10 herë më pak, sipas Eurostat.

Kosto e lirë e fuqisë punëtore vijon të jetë avantazhi kryesor konkurrues i Shqipërisë, që ka tërhequr që pas viteve ’90 industritë fason (që punojnë me material porositësi), kryesisht në tekstile e këpucë dhe së fundmi edhe në industrinë mbështetëse të prodhimit të pjesëve elektrike të automjeteve.

Pas Shqipërisë, në vendet e BE-së vendet me koston më të lirë për një orë punë janë Bullgaria, ku në 2018-n, sipas Eurostat një orë pune kushtonte 5.4 euro, ndërsa në Rumani rreth 6.9 euro.

Në të gjithë ekonominë e  Bashkimit Europian duke përjashtuar bujqësinë dhe administratën publike, kostot mesatare të punës ishin 27.4 euro, me një rritje prej 2.7 për qind në krahasim me një vit më parë. Në vendet ku përdoret monedha euro, kostot mesatare për orë pune ishin më të lartë. Në 2018-n ato u përllogariten rreth 30.6 euro.

Për 2018-n vendet me koston më të lartë të punës ishin Norvegjia me 50 euro për orë, Danimarka me 43.5, Islanda me 42.5, Luksemburgu me 40.6.

Kosto mesatare për orë të punës në Francë në 2018-n u përllogarit 35.8 euro, mbi mesataren e Bashkimit europian, por jo ndër vendet me kostot më të larta. Megjithatë në Francë, kostot që nuk lidhen me pagën e punonjësit zënë peshën më të lartë në strukturën e kostove të punës në atë vend. Sipas tabelës së Eurostat kostot që nuk kanë lidhje me pagën zënë rreth 32.6% të totali të strukturës së kostove të punës.

Me pas renditen Suedia, Lituania dhe Italia, ku kostot e tjera përjashtuar pagën zënë përkatësisht 32.3%, 29.2% dhe 28.4%.

Kostot e punës në orë janë rritur më shumë në Rumani, më pak në Maltë

Në vitin 2018, krahasuar me vitin paraprak, kostot e punës për orë në të gjithë ekonominë shprehur u rritën me 2.7% në BE dhe me 2.2% në eurozonë. Në Zonën Euro, rritjet më të mëdha u regjistruan në Letoni (+ 12.9%), Lituani (+ 10.4%), Estonia dhe Sllovakia (të dyja + 6.8%). Kostot e punës në orë janë rritur më pak në Maltë (+ 0.4%), në Finlandë (+ 1.2%), Spanjë (+ 1.3%) dhe Portugali (+ 1.4%). Monitor

 

/a.meta

Next Post
Trojanë nga Britania e Madhe

Trojanë nga Britania e Madhe

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ora luksoze, makina të shtrenjta dhe apartamente milionëshe, jeta e Hajdar Çopjas në Dubai

Ora luksoze, makina të shtrenjta dhe apartamente milionëshe, jeta e Hajdar Çopjas në Dubai

November 11, 2026
Kërcënim për bombë edhe në mbi 300 shkolla në Irlandën e Veriut, policia konfirmon alarmin e rremë

Kërcënim për bombë edhe në mbi 300 shkolla në Irlandën e Veriut, policia konfirmon alarmin e rremë

November 11, 2026
Pikëpyetjet mbi “Rinia Nacionaliste” dhe lidhjet me “Forumi Rinor Islamik”

Pikëpyetjet mbi “Rinia Nacionaliste” dhe lidhjet me “Forumi Rinor Islamik”

November 11, 2026
Ishte kthyer në makth për Majorkën, arrestohet “skifteri” shkodran; plan të vidhte dhjetëra shtëpi për Krishtlindje

Fusha e betejës së grupeve kriminale shqiptare! Pazaret e drogës e ekzekutimet, shqiptarët që u vranë në Spanjë

November 11, 2026
VIDEO/ Sot protesta e 165-të, studentët bllokojnë Tiranën dhe marshojnë drejt Ministrisë së Arsimit

VIDEO/ Sot protesta e 165-të, studentët bllokojnë Tiranën dhe marshojnë drejt Ministrisë së Arsimit

November 11, 2026
“Nuk kam lidhje me ngjarjen”, Robert Duka mohon grabitjen e 60 mijë eurove në bankën te Komuna e Parisit

“Nuk kam lidhje me ngjarjen”, Robert Duka mohon grabitjen e 60 mijë eurove në bankën te Komuna e Parisit

November 11, 2026
TVSH 10% për fermerët me NIPT, kush përfiton dhe si do të funksionojë skema e re

18 miliardë lekë për Bujqësinë në 2027, Salla: Rritet me 10% buxheti për fermerët dhe prodhimin vendas

November 11, 2026
Pa marrëveshje për paqen, por me një rezultat konkret/ Çfarë u arrit në negociatat Ukrainë-Rusi

Pa marrëveshje për paqen, por me një rezultat konkret/ Çfarë u arrit në negociatat Ukrainë-Rusi

November 11, 2026
U qëllua me plumb gome gjatë protestës në Tiranë, nis në Romë operacioni i dytë për Erjon Vishkullin

U qëllua me plumb gome gjatë protestës në Tiranë, nis në Romë operacioni i dytë për Erjon Vishkullin

November 11, 2026
Përsëri shqiponja dykrenare! Drake surprizon me bizhuterinë luksoze në klipin e ri

Përsëri shqiponja dykrenare! Drake surprizon me bizhuterinë luksoze në klipin e ri

November 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In