Një grabitje e ndodhur në Tiranë rreth një muaj më parë ka prodhuar një tragjedi në një familje në Malësi të Madhe.
Bëhet fjalë për ngjarjen e ndodhur në lagjen “Ali Demi” në Tiranë me datë 14 korrik, ku një 27-vjeçari Kristian Fusha grabiti dy kasaforta në një banesë.
Burime bëjnë me dije nga grupi hetimor se banesa ku i riu kreu grabitjen ishte në pronësi të motrës së të fejuarës së tij. Kjo e fundit pasi ka marrë vesh lajmin dyshohet se ka kryer vetëvrasje duke pirë fotoksinë.
Policia po heton për të zbardhur rrethanat e plota të dy ngjarjeve por dyshimet paraprake janë se e reja vetëm 17-vjeç ka ndërmarrë aktin e rëndë pasi ka marrë vesh lajmin e grabitjes.
Ndonëse ngjarja kishte ndodhur më shumë se një muaj më parë, i riu u zbulua vetëm një ditë më parë nga ana e Policisë së Shtetit ku u vu në pranga bashkë ndërsa u shpall në kërkim bashkëpunëtori, me të cilin dyshohet se kishte kryer edhe disa vjedhje të tjera.
Ai i ka thënë policisë se e ka ndërmarrë hapin për të bastisur shtëpinë e të fejuarës së tij pasi i duheshin para për të operuar këmbën.
g.kosovari