• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Grabitja në Rinas/ Tahiri: Policia do të shoqërojë paratë e bankave, kompanitë e sigurisë në sitë

by A R
10/02/2017 18:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gentian Sejko dhe kreu i Komisionit të Ekonomisë Erion Braçe zhvilluan një takim një ditë pas grabitjes së ndodhur në afërsi të aeroportit të Rinasit.

Gjatë këtij takimi u diskutua për një sërë masash të reja shtesë në lidhje me transportin e sigurtë të parave. Ministri Tahiri deklaroi se ka nisur inspektimi i policisë për kompanitë private të sigurisë.

Ndërkohë sipas tij po punohet për një plan masash shtesë që do të dakortësohet mes palëve dhe për zbatimin e tij do të ngrihet një komision i posaçëm që do të monitorojë zbatimin e këtyre masave. Tahiri është shprehur gjithashtu se policia do të jetë e pranishme kur do të kryhen transferime të parave të bankave.

“Dua të falenderoj Sejkon dhe Bracen, është një tryezë permanente e jona, e mbledhur disa herë më parë. Sot ishte e planifikuar për t’u mbledhur, por mori më shumë rëndësi për shkak të ngjarjeve të fundit. Kemi dakordësuar disa masa, që do ta bëjnë më të sigurt biznesin e bankave dhe transportin e vlerave nga bankat. Policia ka nisur një inspektim të të gjitha shoqërive private dhe nga ana tjetër do të implementohet edhe në atë sektor disa masa me trajtimin e burimeve njerëzore, cështja e pagës dhe plotësimin e kritereve ligjore të mjeteve.

Ligj për masat e sigurisë për transportin e vlerave monetare. Grup pune për të marrë në shqyrtim të gjitha cështjet dhe do të dalë me rekomandime direkte. Kemi një sërë kriteresh të cilat janë bërë të ditura dhe do të kërkohet implementimi i tyre dhe derisa të përmbushen, policia me bankat do të punojnë për të garantuar edhe transportin e parave me ndihmën e policisë drejt Rinasit.

Krahasuar me të kaluarën kemi bërë shumë, por ka edhe shumë punë për të bërë për të marrë masat për të parandaluar të tilla ngjarje. Eksperienca e vendeve të tjera flet, pasi janë zero në vendet e BE, pasi janë dekurajuar me masat parandaluese, edhe ne do të marrim masat. Deri në atë ditë policia do të jetë prezente për të garantuar transportin e vlerave monetare. Fenomeni vjen nga mungesa e sigurisë nga policia private, do të angazhojmë policinë e shtetit për të marrë masat për transportin e vlerave. Në vendet e BE nuk ndodhin të tilla vjedhje, pasi për shkak të bojës apo elementëve të tjerë, ato para janë të papërdorshme më” deklaroi Tahiri.

Ndërkohë kreu i Komisioni të Ekonomisë Erion Braçe deklaroi se pavarësisht ngjarjeve të tilla, ofrohet siguri financiare për qytetarët.

“Ngjarje kriminale ndodhin. Sistemi financiar është nën kontroll të shumëfishtë. Jo vetëm të BSH por edhe bankave. Pavarësisht ngjarjeve të tilla, ofrohet garanci për qytetarët. Interesi financiar është interesi qytetar, është nga elementët më të rëndësishëm, këtu nuk ka histori politike. Këtu ka vetëm përgjegjshmëri. Në këtë frymë diskutuam edhe sot. Me këtë frymë disutuam edhe me Shoqatën e Bankave, me qëllim që propozimet shumë serioze të tyre, të Bankës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Brendshme të përmblidhen në një dokument për të rritur sigurinë”, deklaroi Braçe.

Ndërkohë guvernatori Sejko deklaroi se “Me implementimin e planit të masave do të bëjmë të mundur shmangien e ngjarjeve të tilla”./a.m.

 

Next Post
Rriten interesat e bonove të thesarit

BSH: Inflacioni parashikohet 2.7 % në 2017-ën, pritet përmirësim i kreditimit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dyshohet se fshehu provat e nuk arrestoi një person, AMP ndalon punonjësin e Policisë në Tiranë (EMRI)

Dyshohet se fshehu provat e nuk arrestoi një person, AMP ndalon punonjësin e Policisë në Tiranë (EMRI)

March 19, 2026
Pse po shkruaj për Ilir Metën

Pse po shkruaj për Ilir Metën

March 19, 2026
Stërvitjet e ushtrisë serbe afër Kosovës/ Kurti i quajti provokime, reagon KFOR-i: Nuk përbëjnë rrezik për sigurinë

Stërvitjet e ushtrisë serbe afër Kosovës/ Kurti i quajti provokime, reagon KFOR-i: Nuk përbëjnë rrezik për sigurinë

March 19, 2026
Drejtori i Burgut të Rrogozhinës vetëdorëzohet në polici, Bilal Hasa mohon akuzat: S’kam shkuar atje prej muajsh

Drejtori i Burgut të Rrogozhinës vetëdorëzohet në polici, Bilal Hasa mohon akuzat: S’kam shkuar atje prej muajsh

March 19, 2026
Tensionet në Lindjen e Mesme, ish-ministri Malaj: Do rriten të gjitha çmimet! Qeveria të ndërhyjë për naftën

Rritja e çmimit të naftës, ish-ministri i Financave tregon masat që duhet të marrë qeveria

March 19, 2026
“Mbi 12 mijë bomba që nga fillimi i luftës”, Izraeli konfirmon: Kemi shkatërruar 85% të mbrojtjes ajrore iraniane

“Mbi 12 mijë bomba që nga fillimi i luftës”, Izraeli konfirmon: Kemi shkatërruar 85% të mbrojtjes ajrore iraniane

March 19, 2026
Kur u ndanë nga jeta Gert Bogdani dhe Artur Zheji/ Ja çfarë shkruante Namir Lapardhaja për ikjet e befasishme

Kur u ndanë nga jeta Gert Bogdani dhe Artur Zheji/ Ja çfarë shkruante Namir Lapardhaja për ikjet e befasishme

March 19, 2026
Takimet zyrtare në Bruksel, Berisha: Qeveri teknike për zgjedhje të lira, paratë e krimit po deformojnë ekonominë

Takimet zyrtare në Bruksel, Berisha: Qeveri teknike për zgjedhje të lira, paratë e krimit po deformojnë ekonominë

March 19, 2026
“Shqipëria këcen valle me vdekjen”

“Shqipëria këcen valle me vdekjen”

March 19, 2026
Vrasja e gjyqtarit, reagon ambasada e SHBA: Dënojmë ashpër dhunën kundër drejtësisë

“Shmangni zonat ku do të jenë demonstruesit”, Ambasada e SHBA-ve mesazh qytetarëve të saj për protestën e PD

March 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In