• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Grabitja në Rinas/ Policia kreh banesën e “Dajës”, ja roli i tij

by Java News
27/04/2019 15:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ragip Hajdini nga Kosova dyshohet të ketë patur rolin e njërit prej organizatorëve të grabitjes spektakolare brenda pistës së Rinasit mesditën e 9 prillit. Në këtë përfundim ka dalë grupi hetimor pas analizimit të gjitha provave të grumbulluara deri në momentin e arrestimit të tij.

Në kërkim të Hajdinit, policia u vu pas dëshmisë së bashkëpunëtorit të drejtësisë, Alkond Bengasi, i cili u tha hetuesve se pjesë e grupit kriminal ishte edhe një shtetas nga Kosova rreth 50 vjeç dhe qëndronte në shoqërinë e Admir Muratajt. Grupi i hetimit duket se nuk e pati të vështirë identiifikimin e 50 vjeçarit, për sa kohë Hajdini ishte i skeduar më herët nga policia e Kosovës, por edhe sepse bashkëpunëtori i drejtësisë, arriti mes disa fotosh të vinte gishtin tek shtetasi kosovar.

Dyshimet janë se ai bashkë me mikun e tij Murataj dhe Klement Çalën nisën ta thurnin planin e grabitjes 6 muaj më parë në një restorant në zonën e Shkëmbit të Kavajës, ku edhe jetonte shtetasi kosovar.

Hetuesit thanë se banesa ku Hajdini u arrestua ishte në pronësi të tij, çka nënkupton faktin se ai përfundimisht pjesën më të madhe të kohës jetonte në Shqipëri dhe rrinte në shoqërinë e Admir Murataj, i cili mbeti i vrarë pas grabitjes gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë.

Hetuesit kanë zbarkuar paraditen e së shtunës në banesën e 50-vjecarit ku kanë ushtruar një kontroll të imtësishëm, megjithatë nuk jepen detaje nëse janë gjetur prova kompromentuese kundër kosovarit që thirrej me nofkën Daja.

Ky i fundit referuar dëshmisë së Bengasit, rezulton se gjashtë ditë para grabitjes së Rinasit është parë në zonën e Liqenit të Thatë, në shoqërinë e Muratajt, duke udhëtuar me një automjet Golf ngjyrë të bardhë me targa të Kosovës.

Kjo dëshmon sipas hetuesve miqësinë e ngushtë që kishin Murataj dhe Hajdini, të cilët e thërrsinin njëri-tjetrin me nofkën “Daja”.

Megjithatë dëshmia e bashkëpunëtorit të drejtësisë, nuk hedh dritë mbi faktin nëse “Daja” nga Kosova është në mesin e pesë grabitësve që shkatërruan rrethimin e Rinasit, dhe morën nga barku i një avioni miliona euro. E vetmja shpresë për hetuesit janë gjurmët e gishtërinjve të gjetura në furgonin me mbishkrimin “Hetimit tatimor”, nëpërmjet të cilave do të mund të provohet, se cilët ishin grabitësit që përshkruan pistën e avionëve. Veç Admir Muratajt që mbeti i vrarë, dyshimet janë se në pistë kanë hyrë edhe Oltian Veseli e Klement Çala.

Ky i fundit bashkë me të vëllain Eldi dhe Talo Çelën nga Elbasnai vazhdojnë të jenë në arrati. Alkond Bengasi, kushëri me vëllezërit Çala, Saimir Çela dhe Renaldo Sula nga Elbasani dhe Elton Pikli nga Fushë Kruja, dyshohen si bashkëpunëtorët kryesorë të grupit të dhunshëm. I vetmi që ka pranuar se ka dijeni për ngjarjen dhe ka pranuar bashkëpunimin me hetuesit është Alkond Bengasi, të tjerët deri më tani kanë mohuar çdo përfshirje në grabitjen spektakolare dhe i janë drejtuar gjykatës së Apelit ku kanë kërkuar lirinë. BW

Next Post
Këto shenja të Horoskopit janë kombinim perfekt për…

Horoskopi, e diel 28 prill 2019

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO/ Momenti i sherrit mes familjeve Nikolla dhe Kaçi në Fushë-Krujë

18-vjeçarja gjendet e plagosur me armë zjarri, çfarë ndodhi pak pas mesnate në Sauk

February 14, 2026
Mediaset: Donald Trump blen një ishull në Shqipëri

Mediaset: Donald Trump blen një ishull në Shqipëri

February 13, 2026
Babai kërcënon vajzën me thikë në Durrës, plagos veten pas ndërhyrjes së policisë

Babai kërcënon vajzën me thikë në Durrës, plagos veten pas ndërhyrjes së policisë

February 13, 2026
Murrizi flet hapur: Deputetët e opozitës kanë një vit nuk shkelin në zonat që janë zgjedhur, nuk gëzojnë reputacion

Murrizi flet hapur: Deputetët e opozitës kanë një vit nuk shkelin në zonat që janë zgjedhur, nuk gëzojnë reputacion

February 13, 2026
“Duan të më shantazojnë me video intime!”, Rivali i Orbanit akuza partisë në pushtet dy muaj para zgjedhjeve

“Duan të më shantazojnë me video intime!”, Rivali i Orbanit akuza partisë në pushtet dy muaj para zgjedhjeve

February 13, 2026
Akuzohet për krime lufte në Kosovë/ Serbia arreston një ish-anëtar të UÇK-së

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Andoni: Presim zbutje dënimi. Qeveria e Kosovës dështoi në mbrojtjen e tyre

February 13, 2026
Debate të forta në Kryesinë e PD, Salianji përplaset me Nokën: Ke shkatërruar partinë! Jep dorëheqjen, Flamur!

Opozita në rrugë, Çejku: Duhet të përgatisë alternativë, të dallojë nga qeveria

February 13, 2026
“Trazira gjatë demonstratës”/ Mediat e huaja pasqyrojnë protestën e PD: U hodh molotov drejt Parlamentit

Biberaj: Kam pasur oferta nga Edi Rama, ja çfarë do të ndodhë më 20 shkurt

February 13, 2026
Baraba u lirua, Shabani u kryqëzua

Dashi e mundi Berishën në lojën e vet

February 13, 2026
“Thaçi dhe të tjerët”, Prokuroria kërkon 180 vjet burgim për ish-krerët e UÇK

Rezolutat e Shqipërisë dhe Kosovës për ish-krerët e UÇK-së, analistët: Duhet ofensivë diplomatike e përbashkët

February 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In