• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, November 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Grabitja në Rinas përmes “crash doors”, detaji që ngre dyshime të forta se se grupi kriminal ka patur informacion të brendshëm

by Java News
17/04/2019 21:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Punonjësit e sigurisë së TIA-as, janë zyrtarët e parë që kanë dhënë shpjegimet e tyre lidhur me supergrabitjen në pistën e aeroportit, mesditën e 9 prillit, kur një grup kriminal me në krye Admir Muratajn morën afro 10 milionë euro, ndërsa 47-vjeçari mbeti i vrarë gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë.

Zyrtarët e sigurisë së aeroportit iu kanë sqaruar hetuesve se kanë zbatuar rregullat e sigurisë dhe se grabitësit përdorën ato që quhen “crash doors”, për të hyrë dhe për të dalë nga aeroporti. Sipas tyre, këto dyer nuk janë të një sigurie të lartë, që në raste avarie apo të rrëzimit të një avioni, makina e zjarrfikëses të deportojë ne pistë duke i shkatërruar ato.

Kjo ngre dyshime se forta, se grupi kriminal ka patur informacion për këtë detaj mjaft të rëndësishëm dhe ka përdorur pikërisht këto dy dyer, atë të anës juglindore për të hyrë në pistë dhe atë të anës verilindore për tu larguar, pasi përmes tyre mund të depërtohej lehtë.

Lidhur me këtë pretendim të ngritur nga zyrtarët e TIA, prokuroria deklaron se ka sekuestruar të gjitha konventat, apo marrëveshjet pranë zyrave të këtij institucionit, atij të Autoritetit të Acionit Civil apo kompanisë ICTS, të cilat do të analizohen në përputhje me faktet e rrethanat konkrete të ngjarjes. Një tjetër aspekt që po hetohet nga institucioni i akuzës, është momenti I njoftimit të policise për hyrjen brenda pistës të automjetit me shkrimin “hetimi tatimor”.

Policia nga ana e saj deklaron se njoftimin për ngjarjen e mori jo nga autoritetet e aeroportit, por nga burime te tjera. Ndërsa zyrtarët e aeroportit pretendojnë se kanë njoftuar policinë, sapo konstatuan çarjen e derës dhe panë furgonin ti afrohej avionit të linjës Tiranë-Vjenë.

Anëtarët e grupit kriminal depërtuan në pistë dhe në barkun e avionit që pritej të nisej në fluturim, grabitën shumën e majme të parave. Pavarësisht hetimeve intensive, prokuroria ende nuk ka mundur të identifikojë bashkëpunëtorët e tjerë të Admir Muratajt, ndërsa lidhur me këtë të fundit nuk është përcaktuar nëse është vrarë nga policia apo gabimisht nga miqtë e tij gjatë shkëmbimit të zjarrit./BW

g.kosovari

Next Post
İmamoglu merr mandatin e kryebashkiakut të Stambollit, Erdogan nuk pajtohet me rrezultatin

İmamoglu merr mandatin e kryebashkiakut të Stambollit, Erdogan nuk pajtohet me rrezultatin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama flet për protestën në Asamblenë e PS: U nis për arsye të tjera, u instrumentalizua politikisht dhe degjeneroi në dhunë

Rama flet për protestën në Asamblenë e PS: U nis për arsye të tjera, u instrumentalizua politikisht dhe degjeneroi në dhunë

November 14, 2026
LIVE/ Asambleja e PS, Rama mban fjalën

LIVE/ Asambleja e PS, Rama mban fjalën

November 14, 2026
Rreth disa konstatimeve të Baton Haxhiut në emisionin “Pressing” në T7 të 12 nëntorit 2026

Rreth disa konstatimeve të Baton Haxhiut në emisionin “Pressing” në T7 të 12 nëntorit 2026

November 14, 2026
Negociatat e paqes/ Kallas paralajmëron BE-në për kurthin e Putinit

Negociatat e paqes/ Kallas paralajmëron BE-në për kurthin e Putinit

November 14, 2026
Shpërthim tritoli në një banesë në Tiranë, panik te banorët!

Shpërthim tritoli në një banesë në Tiranë, panik te banorët!

November 14, 2026
Mbi 2 mijë gjoba në dy javë në Shkodër, arrestohen 4 shoferë

Mbi 2 mijë gjoba në dy javë në Shkodër, arrestohen 4 shoferë

November 14, 2026
Tabaku ngre alarmin për pastrimin e parave: Euro më e lirë, shtëpi më të shtrenjta!

Tabaku ngre alarmin për pastrimin e parave: Euro më e lirë, shtëpi më të shtrenjta!

November 14, 2026
Asambleja me dyer të mbyllura, mediat: Rama dublon drejtuesit në qarqe, ja kush drejton Tiranën

Asambleja me dyer të mbyllura, mediat: Rama dublon drejtuesit në qarqe, ja kush drejton Tiranën

November 14, 2026
Trump vë në lëvizje shkëmbimin historik të të burgosurve mes Rusisë dhe Ukrainës, Zelensky zbulon përparimin në negociata

Trump vë në lëvizje shkëmbimin historik të të burgosurve mes Rusisë dhe Ukrainës, Zelensky zbulon përparimin në negociata

November 14, 2026
Rikthehet furnizimi me ujë në Korçë, riparohet defekti pas katër orësh

Rikthehet furnizimi me ujë në Korçë, riparohet defekti pas katër orësh

November 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In