• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Grabitja në Rinas, mbeten në burg shoqëruesi i parave dhe shefi i shërbimeve

by A R
04/07/2016 16:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pesë të arrestuarit pas grabitjes në Aeroportin e Rinasit, të cilët akuzohen për “shpërdorim detyre”, dolën paraditen e kësaj të hëne në Gjykatën e Krujës. Me kërkesë të prokurorisë, gjykata vendosi masën e sigurimit personal “arrest me burg” për shoqëruesin e vlerave monetare, Kujtim Picari, dhe drejtorin e Shërbimeve Aeroportuale, Vangjel Nikolla.

Përfaqësuesi ligjor i këtij të fundit tha se klienti i tij nuk ka përgjegjësi, duke ia lënë fajin Policisë së Shtetit.

“E vërteta është që ngjarja është natyrisht e dhimbshme, por kjo nuk do të thotë që përgjegjësia mbetet mbi të zotin e shtëpisë. Përgjegjësia është e Policisë së Shtetit, apo e qeverisë që nuk kanë marrë masat për të mbrojtur territorin e jashtëm të aeroportit”, tha Vladimir Meçe, avokat.

Ndërkohë, për shefin e stacionit të kompanisë “ICTS”, Arben Karafili, dhe dy agjentët patrullë, Bledar Blloshmi dhe Fadil Jonuzaj, masat do të caktohen nga një tjetër gjyqtare. Vendimi u mor pasi gjyqtarja Enkeleda Hoxha u tërhoq për shkak të konfliktit të interesit, pasi 3 të pandehurit mbrohen nga avokati Fatmir Braka, me të cilin gjytarja ishte palë në një proces civil.

Next Post

Mijëra flamengo bëjnë “spektakël” duke mësuar fluturimin në liqenin Tuz

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com