• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, August 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Grabitja në prokurorinë e Durrësit, vëllai i të arrestuarit: Ishim për peshk kur ndodhi ngjarja!

by Java News
03/06/2018 09:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Familjarët e Besnik Bushit, njërit prej dy personave të arrestuar për vjedhjen dhe bastisjen e Prokurorisë së Durrësit, mohojnë që 54-vjeçari të jetë autori i ngjarjes.

Vëllai i tij, Dilaver Bushi, thotë se ka alibi të fortë që i vëllai nuk është autori i vjedhjes. Sipas tij, ai, Besniku dhe nipi i tyre ndodheshin në bregdet për të gjuajtur peshk natën që u bastis Prokuroria. Ai thotë se për të vërtetuar deklaratat e tij, Policia duhet të shikojë pamjet e kamerave të sigurisë të hotel “Gjermanisë”.

Dilaveri thotë se vëllai i tij po mbahet në burg dhe po akuzohet padrejtësisht, pasi nuk ka lidhje me ngjarjen e 24 majit kur u bastis Prokuroria e Durrësit.

“Vëllai im është i pafajshëm dhe po mbahet padrejtësisht i arrestuar për bastisjen e Prokurorisë. Besniku nuk ka asnjë lidhje me ngjarjen dhe këtë e them me bindje të plotë. Jam shumë i sigurt për pafajësinë e tij, pasi të dy ishim në bregdetin e Kavajës duke gjuajtur për peshk natën që ndodhi ngjarja. Natën e bastisjes së Prokurorisë, unë, im

vëlla e dy persona të tjerë kemi qenë në bregdetin e Kavajës duke gjuajtur peshk. Nëse nuk më besoni mua, nuk besoni tim vëlla e personat e tjerë, atëherë Policia të verifikojë pamjet e kamerave të sigurisë të hotel “Gjermanisë”. T’i verifikojnë dhe të mos mbajnë njerëz të pafajshëm në burg duke u shkatërruar jetën dhe familjen”, shprehet Dilaver Bushi, vëllai i Besnik Bushit.

Sipas Dilaverit, vëllai i tij nuk kishte as arsye për të kryer një akt të tillë.

“Familjen e ka pa bukë dhe pa drita se nuk kanë lekë të paguajnë. Besniku nuk e di ç’janë kompjuterët e serverët fare. Një palë pinca për dritat ka mbajtur gjithë jetën në dorë. Në shtëpinë me qira është pa drita. Ka që nga janari që nuk paguante dot qiranë se nuk kishte gjetur punë. Dy vajzat i ka në shkollë dhe familja nuk ka për të ngrënë”, thekson më tej ai, duke shtuar se nuk kanë më besim te drejtësia.

“Me drejtësi ai del vetë nga burgu. Të bëhet drejtësia mbi këtë çështje, por nga çfarë po shohim deri tani, nuk ka drejtësi. Nëse do të kishte drejtësi, Besniku nuk do ishte në burg tani. Atë drejtësia po e bën kokë turku”, thotë i vëllai, shkruan ‘panorama’. Siguria e Prokurorisë dyshohet se u thye nga Besnik Bushi 54 vjeç, Artur Isa 49 vjeç nga Sukthi dhe Nias Lena, roja që kishte pesë ditë në punë. Dy të parët akuzohen për vjedhjen e memories elektronike të Prokurorisë dhe bastisjen e zyrës së prokurorit Afrim Shehu dhe të një oficeri të Policisë Gjyqësore. Asnjë prej tre të arrestuarve nga Policia nuk e ka pranuar pjesëmarrjen në bastisje, midis tyre edhe roja i institucionit.

Në masën e sigurisë, Prokuroria si provë të vetme nxori 13 gjurmë gishtash të gjetura në sahatin e dritave dhe në derën e prokurorit Afrim Shehu. Motivi nuk është gjetur për asnjë prej të arrestuarve, po gjurmë të një gishti unaze dhe një gishti të madh të secilit prej tyre janë gjetur.

Prokuroria e Durrësit arriti të identifikonte nëpërmjet shenjave të gishtërinjve dy autorët e dyshuar të vjedhjes në institucionin e Akuzës. Sipas prokurorit të çështjes Pali Decolli,

shtetasit Artur Isa dhe Besnik Bushi kishin lënë shenja në ambientet e zyrës së prokurorit të Task-Forcës, si dhe mbi kapakun plastik të serverit të kamerave të sigurisë.

“Rezulton se në orën 6:30 të mëngjesit të 24 majit, janë dëmtuar kamerat e sigurisë, ka ndërhyrje në sistemin kompjuterik, është hapur dera e server të IT-së. Janë gjetur 13 gjurmë kapilare. Gjurmët e gishtërinjve i përkasin Artur Isas dhe Besnik Bushit”, bën të ditur Prokuroria.

a.ç

Next Post
FOTOT/ Donald Lu vishet kuqezi, ambasada e SHBA fiton Kampionatin Rajonal të futbollit

FOTOT/ Donald Lu vishet kuqezi, ambasada e SHBA fiton Kampionatin Rajonal të futbollit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga Dielli te truri i njeriut: Çfarë zbulojnë shkencëtarët gjatë eklipseve?

Nga Dielli te truri i njeriut: Çfarë zbulojnë shkencëtarët gjatë eklipseve?

August 10, 2026
Sherri mes adoleshentëve në Shkodër, policia arreston 2 të rinj dhe procedon 5 të mitur

Pse kanë marrë zemër 20 vjeçarët?

August 10, 2026
“Zemra ime është me ju…”, Shakira mesazh Kolumbisë pas tërmetit që la 111 të vdekur

“Zemra ime është me ju…”, Shakira mesazh Kolumbisë pas tërmetit që la 111 të vdekur

August 10, 2026
KFOR nis largimin gradual nga Ura e Ibrit, Sveçla: Kosova është forcuar dhe është gati të marrë përgjegjësitë

KFOR nis largimin gradual nga Ura e Ibrit, Sveçla: Kosova është forcuar dhe është gati të marrë përgjegjësitë

August 10, 2026
Mori titullin ‘Qytetar Nderi’ në Tiranë, Ali Ahmeti: Nëse nuk e vë flamurin shqiptar në zyrë, 5 mijë euro e kam gjobën. Do përpiqem të jem i disiplinuar

“Më dërguan planin për ndarjen e Maqedonisë”/ Ali Ahmeti zbulon prapaskenën: Si reaguan Nano dhe Berisha

August 10, 2026
“Dinari”/ Minxhozi: Albin Kurti po e fut Kosovën në përplasje me Perëndimin

Llogaritë e shtatorit

August 10, 2026
Rrezikoi pushuesit me Jet Ski në plazhin e Ksamilit, gjobitet me 500 mijë lekë

Rrezikoi pushuesit me Jet Ski në plazhin e Ksamilit, gjobitet me 500 mijë lekë

August 10, 2026
Pse fabula e Revolucionit të Flamingove s’u kthye në kauzë kombëtare?

Pse fabula e Revolucionit të Flamingove s’u kthye në kauzë kombëtare?

August 10, 2026
Përplasja për lumin Ibër, Vuçiç dhe Gjuriç i përgjigjen Tiranës: Serbia vendos vetë për burimet e saj

Përplasja për lumin Ibër, Vuçiç dhe Gjuriç i përgjigjen Tiranës: Serbia vendos vetë për burimet e saj

August 10, 2026
30 vjet më vonë, një ish-drejtues bande do të gjykohet për vrasjen e Tupac

30 vjet më vonë, një ish-drejtues bande do të gjykohet për vrasjen e Tupac

August 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com