• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Grabitja e Rinasit, gjendet varéja brenda makinës së djegur

by Aalison Pearse Stevens
06/07/2016 13:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas gjetjes së disa parukave që mendohet se kanë qenë të përdorura nga autorët e grabitjes në Rinas, Policia konfirmon se disa prova të tjera ishin lënë nga autorët në makinën e djegur pranë Aeroportit.

Gjatë këqyrjes së makinës tip “Benz” e cila është gjetur e djegur pranë Aeroportit në drejtim të Urës së Tapizës, janë gjetur brenda saj pincat e përdorura nga njëri prej grabitësve për prerjen e çelësit metalik të derës që është hapur për hyrjen e automjetit në pistën e avionëve.

“Panorama” shkruan se brenda në makinën e djegur pranë Aeroportit, është gjetur edhe një varé me të cilën, me sa duket, autorët e krimit synonin të godisnin mjetin e blinduar të parave, pasi të arrinin pranë tij.

Kjo varé, nuk është përdorur nga autorët e grabitjes, të cilët pasi kanë hyrë në pistën e Rinasit, e kanë gjetur me dyer të hapura furgonin ku ndodheshin paratë. Kujtim Picari, shoqërues i vlerave monetare i një banke të nivelit të dytë, njëri nga pesë të arrestuarit, ka qenë në pjesën e përparme të furgonit.

Ai qëndronte në zonën e pjesës së timonit dhe për shkak të vapës kishte hapur dyert e mjetit në të dy krahët. Në momentin kur makina e autorëve ka hyrë në Aeroport dhe ka ndaluar pranë furgonit që ishte afruar tek avioni për të bërë vendosjen e parave në mjetin fluturues që nisej për në Austri, autorët kanë dalë në të dy anët e furgonit që ishte me dyer të hapura.

Ky fakt duket edhe nga kamerat e sigurisë së Aeroportit. Për këtë arsye, varéja nuk është përdorur, por në momentin e largimit të autorëve, ajo është lënë brenda automjetit, të cilit i është vënë flaka me qëllim zhdukjen e gjurmëve të lëna në të.

Varéja e përdorur në Rinas, ka qenë identike sipas Prokurorisë, me atë të përdorur në grabitjen e ndodhur me datë 3 dhjetor 2015, rreth orës 13:30, në segmentin rrugor Qafë Kashar-Rinas, në afërsi të kryqëzimit të fshatit Bërxull. Atë ditë, pas bllokimit të rrugës dhe goditjes me varé të blindit  u grabitën 3.8 milionë euro.

Next Post

3.7 milionë dollarë për një natë me Megan Fox

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Politika kërkon b*le, jo britma

Politika kërkon b*le, jo britma

February 19, 2026
“Faleminderit kryeministër!”, veteranët e UÇK përgëzojnë Ramën për qëndrimin në Bordin e Paqes

“Faleminderit kryeministër!”, veteranët e UÇK përgëzojnë Ramën për qëndrimin në Bordin e Paqes

February 19, 2026
“Agjërimi pa ndershmëri mbetet thjesht një ritual”, Presidenti Begaj uron Muajin e Ramazanit në iftarin e parë

“Agjërimi pa ndershmëri mbetet thjesht një ritual”, Presidenti Begaj uron Muajin e Ramazanit në iftarin e parë

February 19, 2026
Hapte dyert e dritaret me krik makinash, arrestohet në Itali “skifteri” shqiptar, autor i 80 grabitjeve

Hapte dyert e dritaret me krik makinash, arrestohet në Itali “skifteri” shqiptar, autor i 80 grabitjeve

February 19, 2026
Gjuha Amtare, një pjesë thelbësore e identitetit dhe trashëgimisë sonë kulturore

Milan Shuflaj, e vërteta historike dhe martirizimi i lirisë akademike në Evropë

February 19, 2026
“Pse i ke fshehur provat, apo ke frikë”/ Debate mes prokurorit e avokates së Altin Ndocit në gjyq

“Pse i ke fshehur provat, apo ke frikë”/ Debate mes prokurorit e avokates së Altin Ndocit në gjyq

February 19, 2026
Dosja “Epstein”/ E-mailet zbulojnë se Izraeli menaxhoi sigurinë në ndërtesën e pedofilit

Dosja “Epstein”/ E-mailet zbulojnë se Izraeli menaxhoi sigurinë në ndërtesën e pedofilit

February 19, 2026
Bordi i Paqes/ Beogradi dhe Shkupi “jashtë dritave të skenës”, nuk ka ftesë për Vuçiç dhe Mickoski

Bordi i Paqes/ Beogradi dhe Shkupi “jashtë dritave të skenës”, nuk ka ftesë për Vuçiç dhe Mickoski

February 19, 2026
Ish-presidenti Ilir Meta kërkon lirimin nga qelia, Kushtetuesja i cakton datën e gjyqit

Meta mbyll Mbrojtjen, pritet të nisë gjykimi për ish-presidentin

February 19, 2026
Momente pikante nga Bordi i Paqes/ Rama dhe Trump bisedë miqësore me njëri-tjetrin, buzëqeshje dhe shtrëngime duarsh

Firmoset Bordi i Paqes! Firmosin 50 shtete, mes tyre Shqipëria dhe Kosova

February 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In