Një grabitje ka ndodhur pak më parë tek kryqëzimi i Porcelanit në Tiranë. Policia bën me dije se është grabitur filiali i një institucioni financiar privat.
Mësohet se ngjarja sapo ka ndodhur dhe një person ka hyrë në pikën e Kredo.al duke marrë një sasi parash duke kërcënuar punonjësit.
Pasi ka marrë një shumë parash, grabitësi është larguar nga vendi i ngjarjes me vrap.
Tiranë/Informacion paraprak
Rreth orës 13:40, në rrugën “Bardhyl”, një shtetas ende i paidentifikuar dyshohet nën kërcënimin e armës, ka vjedhur një shumë parash në një filial të dhënies së kredive dhe është larguar me shpejtësi.
Në të gjitha hyrje-daljet e Tiranës, janë ngritur pika kontrolli, si dhe janë shtuar sherbimet ku po behet krehja e zonës.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, me qëllim identifikimin e autorëve./a.p