Policia greke ka arrestuar dy grabitës serialë shqiptarë të moshave 28 dhe 36-vjeç. Prangosja e tyre është kryer në Halandri ndërkohë vijojnë hetimet për identifikimin e të tjerë bashkëpunëtorëve.
Grupi i shqiptarëve kishte si objektiv banesat në zonë. Ata shkonin në oraret e ditës dhe i binin ziles të qetë. Nëse dilte pronari ata largoheshin duke deklaruar se kishin ngatërruar adresë.
Nëse në banesë nuk kishte njeri, shqiptarët hapnin dyert me forcë ose ngjiteshin përmes ballkoneve.
Sipas të dhënave, këta persona kanë kryer me dhjetëra grabitje në zonë. Nga kontrolli i banesave të tyre policia ka sekuestruar sende me vlerë të grabitura në banesa të ndryshme.
Njëri prej të arrestuarve rezulton me precedentë penalë për të njëjtën vepër./a.m.










