Një grabitje ka ndodhur në një vilë në Lundër ditën e sotme.
Policia e Tiranës njofton se ka qenë F.S., 42 vjeç, i cili ka kallëzuar se tek vilat në Lundër, 3 persona të paidentifikuar dhe të maskuar me kapuç në kokë, njëri i pajisur me elektrik dore, kanë hyrë në banesën e tij dhe kanë marrë disa bizhuteri dhe 50 mijë lekë .
Sipas intervistimit paraprak të tij nga policia, 42-vjeçari ka deklaruar se hajdutët janë shtangur në momentin e parë që kanë hyrë në banesë pasi mendonin se nuk kishte njeri .
Policia thotë se po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.