• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Google planifikon të na paralajmërojë, para se të godasë një tërmet

by A R
08/05/2021 12:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një sistem i aftë që të zbulojë menjëherë një goditje sizmike, dhe të japë një paralajmërim për popullatën “duke i dhënë” disa sekonda kohë që mund të jenë jetike për t’u mbrojtur nga pasojat e mundshme. Ky është projekti ambicioz i njoftuar së fundmi nga kompania Google, dhe që e ka nxitur komunitetin shkencor të diskutojë që tani mbi efektivitetin e tij.

Vlen të kujtohet se disa sisteme që “gjurmojnë” tërmetet dhe që japin alarmin ekzistojnëtashmë. Më i famshmi është ShakeAlert, aktiv në shtetet amerikane të Kalifornisë, Oregonit dhe së shpejti Uashingtonit, i cili bazohet tek të dhënat e mbledhura nga një rrjet  sizmografësh të shpërndarë në të gjithë SHBA-në.

Shpejtësia e paralajmërimit? Varet

Sistemi regjistron valët e para goditëse që ndodhin zakonisht gjatë këtyre ngjarjeve sizmike, madje edhe para se të arrijnë një distancë të caktuar (mos harroni se këto valë udhëtojnë me shpejtësi 3-10 km në sekondë), Dhe ai jep një alarm tek popullsia lokale (përmes sirenave, mesazheve në celularë), dhe kjo ndodh vetëm disa sekonda para mbërritjes së valës sizmike.

Sa sekonda? Kjo varet nga distanca e epiqendrës, natyra e terrenit, lloji i valëve sizmike që përhapen. Në çdo rast, rezultati është që në shumë raste popullata ka një shans më të madh të sigurojë vetveten dhe të përfshihet në sjellje vetëmbrojtëse. Një sistem i ngjashëm ekziston aktualisht në Japoni.

Problemi? Sistemi Shake Alert mori 15 vite kohë për t’u krijuar, duke kushtuar rreth 60 milionë dollarë për ta hartuar dhe vënë në punë. Ndërkohë,shpenzohen rreth 30 milionë dollarë në vit për të garantuar funksionimin e tij. Shpenzimet janë kryesisht për stacionet e monitorimit. Me këto karakteristika, është e vështirë të mendosh se këto sisteme mund të shërbejnë si model diku tjetër.

Ideja e Google

Dhe këtu hyn në lojë kompania Google. Ideja e gjigantit të internetit, është të zëvendësojë rrjetin tradicional të sizmografisë (të shtrenjtë dhe të vështirë për t’u ndërtuar) me një rrjet të bazuar tek smartfonët, duke shfrytëzuar aftësinë e këtij të fundit për të gjurmuar lëvizjet përmes akseleometrave.

Sensorë të tillë të lëvizjes mund të programohen të veprojnë si sizmometra rudimentarë, duke zbuluar lëkundjet e tokës të shkaktuara nga valët e ngjashme me valët e prodhuara nga tërmetet. Pra, Google mendon që të krijojë një sistemi zbulimi të tërmetit, bazuar tek mbi 2 miliardë telefona aktivë android:pra një rrjet i pozicionuar dhe aktiv në zonë.

Pasi “regjistrohet” goditja, sistemi e shpërndan alarmin në mënyrë të ngjashme me atë që ndodh me sistemet automatike tashmë aktive për momentin. Telefonat android kanë eksperimentuar prej 1 viti me tërmetet, por deri më tani rezultatet kanë qenë në dispozicion vetëm të studiuesve.

Kur një telefon zbulon një sinjal të një lëkundjeje sizmike, ai dërgon një mesazh tek një server qendror, së bashku me një vendndodhje të përafërt të vatrës sizmike. Gjithçka përpunohet dhe përkthehet (mundësisht) në një alarm.

Në fillim kishte shumë alarme të rreme, por brenda një kohe të shkurtër procedura u përsos.

Ndërsa në sistemin e alarmit tradicional mjaftojnë vetëm 4 stacione për të raportuar një tërmet, në rastin e Google duhen më shumë se 100 telefona për ta zbuluar atë.

Sistemi tashmë aktiv, edhe pse në fazën e provës

Me këtë sistem, deri më tani, telefonat android kanë zbuluar më shumë se 1.000 tërmete në të gjithë botën. “Sinjalizimet performuan mirë sa i përket shpejtësisë dhe saktësisë, deri sa mund të krahasohen me ato të ShakeAlert apo sistemit japonez të alarmit”-thotë Riçard Alen, sizmolog në Universitetin e Kalifornisë.

“Telefonat zbuluan gjithashtu një tërmet me magnitudë7 ballë që ndodhi në veri të ishullitgrek të Samosit afër Turqisë, në fund të tetorit 2020. Nëse do të jepej alarmi, ne do të kishim paralajmëruar shumë njerëz në Greqi”-shton ai.

Google ka njoftuar se të parët që do të përfitojnë (në rast se duan) nga kjo teknologji do të jenë përdoruesit e smartfonëve që jetojnë në Zelandën e Re dhe Greqi, vendet ku tërmetet janë një kërcënim i njohur, por që ende nuk kanë sisteme automatike të zbulimit dhe paralajmërimit.

Mendimi i ekspertëve

Por çfarë mendojnë për këtë nismë ekspertët? Nga njëra anë, ka nga ata që e mirëpresin këtëlajm, si Men-Andrin Meier, sizmolog që studion sistemet e paralajmërimit të tërmeteve në ETH Cyrih, i bindur se ndërtimi i një sistemi zbulimi të bazuar tek akselerometrat e smartfonëve mund të ketë një potencial të madh global.

Nga ana tjetër, ka edhe reagime disi më të ftohta. Sipas disa studiuesve, sistemi i bazuar tekandroidët duhet të përsoset më tej, përpara se të ndërtohet. Sidomos duhet të përmirësohet aftësia e tij për të zbuluar tërmete që ndodhin në rajone paktë populluara (pra ku ka pak telefona inteligjentë). Burimi: Bota.al

Next Post
Aksident në Tiranë/ Makina përplas 42-vjeçarin dhe largohet menjëherë nga vendi i ngjarjes

Drogë, armë dhe para, tre në pranga pas kontrolleve të befasishme në Durrës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

U akuzua nga nxënëset për ngacmim seksual, gjykata vendos detyrim paraqitje për mësuesin në Selenicë

U akuzua nga nxënëset për ngacmim seksual, gjykata vendos detyrim paraqitje për mësuesin në Selenicë

November 8, 2026
Tragjedi në Tale të Lezhës! Shembet muri i banesës dhe e zë poshtë, humb jetën 70-vjeçari

Tragjedi në Tale të Lezhës! Shembet muri i banesës dhe e zë poshtë, humb jetën 70-vjeçari

November 8, 2026
Oxhaku i Këlcyrës/ Zbritja e biografisë nga piedestali

Oxhaku i Këlcyrës/ Zbritja e biografisë nga piedestali

November 8, 2026
101-vjeçari që ndërtoi bunkerin ku vdiq Hitleri, historia e jashtëzakonshme e të mbijetuarit të Luftës së Dytë Botërore

101-vjeçari që ndërtoi bunkerin ku vdiq Hitleri, historia e jashtëzakonshme e të mbijetuarit të Luftës së Dytë Botërore

November 8, 2026
Operacioni “Caveau 38”/ Goditet rrjeti shqiptar i kokainës në Europë, 14 milionë euro dyshohet se u dërguan në Shqipëri

Operacioni “Caveau 38”/ Goditet rrjeti shqiptar i kokainës në Europë, 14 milionë euro dyshohet se u dërguan në Shqipëri

November 8, 2026
Gogu nga Mali i Zi: Forcimi i shtetit të së drejtës dhe lufta kundër korrupsionit, në fokus të integrimit në BE

Gogu nga Mali i Zi: Forcimi i shtetit të së drejtës dhe lufta kundër korrupsionit, në fokus të integrimit në BE

November 8, 2026
Dyshohet për helmim masiv në kopshtin e Vlorës, fëmijët përfundojnë në spital me të vjella dhe dhimbje barku

Helmimi në Vlorë dyshohet se erdhi nga uji i kontaminuar, probleme në tubacione e depozita! U prekën edhe banorët e lagjes pranë kopshtit

November 8, 2026
Hakerët kinezë imituan ish-zyrtarët amerikanë për të vjedhur email-e nga ekspertët e IA-së -

Italia ngre alarmin për luftën hibride, hakerat prorusë publikojnë të dhënat private të ministrit Tajani!

November 8, 2026
VIDEO/ Zjarri rrafshon magazinën e materialeve të peshkimit në Nartë, flakët rrezikuan edhe pyllin me pisha! Shkak dyshohet se u bë…

VIDEO/ Zjarri rrafshon magazinën e materialeve të peshkimit në Nartë, flakët rrezikuan edhe pyllin me pisha! Shkak dyshohet se u bë…

November 8, 2026
Dita e Përkujtimit në Prishtinë/ Presidentja Shiroka-Pula nderon 14 ushtarët britanikë që ranë në shërbim të paqes në Kosovë!

Dita e Përkujtimit në Prishtinë/ Presidentja Shiroka-Pula nderon 14 ushtarët britanikë që ranë në shërbim të paqes në Kosovë!

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In